Një hotel është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të premte, rreth orës, 20:50, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Autoritetet policore raportojnë se zjarri ka rënë në katin e parë të hpotelit, ku forcat zjarrfikëse dhe të Policisë kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit dhe kanë izoluar dhe shuar flakët.
Shkak i rënies së zjarrit dyshohet një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, teksa Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.