• Kontakt
Friday, October 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

I vendosën bombë para shtëpisë, gazetari Sigfrido Ranucci: Kam një listë të gjatë kërcënuesish

17:06 : 17/10/2025
në BOTA

Gazetari italian Sigfrido Ranucci, ka reagur pas ngjarjes së mbrëmshme, ku iu vendos një bombë nën makinën e parkuar para banesës së tij.

Sipas ANSA, shpërthimi i fuqishëm ka përfshirë automjetin e tij dhe atë të vajzës, të cilat ishin të parkuara para banesës së tyre në Pomezia.

Sipas hetimeve paraprake, mjeti nuk është aktivizuar me komandë në distancë apo me kohëmatës, por është lënë aty me fitil të ndezur, mes dy vazo lulesh jashtë vilës.

Hetuesit po verifikojnë praninë e kamerave të sigurisë që mund të kenë filmuar momentin kur mjeti është vendosur.

“Kam dëgjuar një shpërthim të tmerrshëm, ishte ora 22:17. Madje edhe karabinierët e kanë dëgjuar përmes audios së disa personave që ndodheshin në zonë dhe po regjistronin me telefon në atë moment,” deklaroi Ranucci.

Lexo edhe:

Sekustrohen pasuritë e 47-vjeçarit italian, që u arrestua gjatë operacionit “Ura”

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 8 shqiptarë! Në ‘duart’ e policisë 50 mijë euro (Video)

Ai shtoi se është marrë tashmë masa për përforcimin e mbrojtjes së tij personale: “Tani lëviz me makinë të blinduar”.

“Po kush e bëri? Është e pamundur të thuhet në këtë moment. Bëhet fjalë për një kontekst mjaft të gjerë dhe për këtë janë bërë disa sinjalizime muajt e fundit,” shton ai.

Në një video të publikuar nga emisioni Report në rrjetet sociale, shihet pjesa e përparme e makinës së Ranuccit e shkatërruar plotësisht, ndërsa automjeti ngjitur, ai i vajzës së tij është dëmtuar rëndë.

“Makina ka shpërthyer”, shkruhet në postimin e Report, duke dëmtuar edhe automjetin tjetër të familjes si dhe shtëpinë pranë. Fuqia e shpërthimit ka qenë aq e madhe sa mund të kishte vrarë këdo që kalonte aty në atë moment. Vajza e Ranuccit e kishte parkuar makinën vetëm njëzet minuta përpara shpërthimit.

Gazetari shpjegon se makina e tij ishte parkuar aty që në drekë nga i biri. Ranucci, i cili ndodhet nën mbrojtje policore që prej vitit 2014 për shkak të kërcënimeve me vdekje nga mafia, ka denoncuar prej kohësh “klimën e izolimit dhe delegjitimimit ndaj tij”, duke kujtuar se ka marrë kërcënime të shumta kohët e fundit, që nga gjetja e dy plumbave P38 jashtë shtëpisë, deri tek ndjekjet nga persona të identifikuar nga trupa e tij e sigurisë.

“Kam rindërtuar me karabinierët atë që ndodhi mbrëmë. Ka një listë të pafund kërcënimesh, të natyrave të ndryshme, për të cilat gjithmonë kam informuar autoritetet gjyqësore, dhe për të cilat ekipi im i sigurisë ka bërë raportime të vazhdueshme. Megjithatë, unë ndihem i qetë sepse shteti dhe institucionet më kanë qëndruar gjithmonë pranë,” tha Ranucci pas dorëzimit të padisë në stacionin e Karabinierëve në rrugën Trionfale.

“Ngjarja e mbrëmshme përfaqëson një përshkallëzim serioz, sepse ndodhi pikërisht përpara shtëpisë, aty ku edhe vitin e kaluar ishin gjetur plumba”, tha ai.

Etiketa: bombeItaliSigfrido Ranucci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekustrohen pasuritë e 47-vjeçarit italian, që u arrestua gjatë operacionit “Ura”

20:06 : 17/10/2025
AKTUALITET

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 8 shqiptarë! Në ‘duart’ e policisë 50 mijë euro (Video)

14:59 : 17/10/2025
BOTA

Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit italian, Sigfrido Ranucci! Investigoi raste korruptive dhe në Shqipëri

08:10 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Ekspertiza e kryer në Itali është e tmerrshme”/ Rrëfimi i babait të Brian Spahiu: Jam i shokuar!

19:58 : 16/10/2025
AKTUALITET

E drejtonte një shqiptar, zbulohet laboratori i madh i kokainës në Itali!

19:01 : 16/10/2025
BOTA

Itali/ Po trafikonte 1.2 kg kokainë, shqiptari kapet në momentin e shkëmbimit

14:47 : 16/10/2025
Para

E pyeti sa para ka në bankë, Arbana Osmani befasohet nga përgjigjja e Arlind Qorit

TË GJITHA

Pallati që po “ha” pallatin tjetër! Ndërtimi i kompanisë së preferuar të Bashkisë Kamëz rrezikon dhjetëra familjeve

21:32 : 17/10/2025

Përfshihet nga zjarri një hotel në Tiranë

21:30 : 17/10/2025

Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, në fokus përfundimi i luftës dhe raketat Tomahawk

21:25 : 17/10/2025

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

21:23 : 17/10/2025

U kapën me 250 kg kokainë, arrestohen tre shqiptarë në Londër

20:55 : 17/10/2025

Berisha: PD ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, të shpallet sa më parë pafajësia e ish-krerëve të UÇK

20:51 : 17/10/2025

Trump: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti

20:38 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com