• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi në Asamblenë e PPE: Shqipëria drejt autokracisë, kërkohet mision urgjent verifikimi

15:46 : 17/10/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Asamblenë e PPE në Vilnius, Lituani, deputetja Albana Vokshi kërkoi një mision urgjent verifikimi në Shqipëri, duke ngritur shqetësime serioze mbi situatën demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Ajo denoncoi ndërhyrjet e qeverisë shqiptare në raportin e ODIHR-it dhe presionet ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, me qëllim ndryshimin e vlerësimeve për zgjedhjet.

Vokshi theksoi se parlamenti i ri nuk funksionon, pasi shumica ka refuzuar debatet mbi çështje me rëndësi kombëtare dhe europiane, si programi qeverisës 4-vjeçar, interpelancat urgjente dhe raportet e institucioneve të pavarura, duke mohuar të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve për t’u informuar.

Vokshi paralajmëroi gjithashtu për rritjen alarmante të pastrimit të parave kriminale, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit, duke cituar Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit 2025, sipas të cilit fondet e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, dominojnë ekonominë shqiptare, shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e ndershme.

Vokshi nënvizoi se kjo nuk është një çështje vetëm për Shqipërinë, por një rrezik rajonal dhe europian, pasi këto fonde mund të ndikojnë në ekonomitë e vendeve të tjera të BE-së.

Lexo edhe:

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Në përfundim, deputetja Vokshi paralajmëroi se Shqipëria po shkon drejt autokracisë, me rrezikun e ikjes së trurit dhe humbjes së demokracisë, dhe kërkoi nga PPE të ndërmarrë veprime urgjente për të mbrojtur institucionet demokratike dhe funksionimin e shtetit ligjor në vend.

FJALA E PLOTË:

Siç e dini të gjithë, më 11 maj 2025 në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet. Por çuditërisht, pas 5 muajsh ende nuk kemi raportin përfundimtar të ODIHR-it.
Është bërë publik një letër nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, dërguar drejtuesve të misioneve vëzhguese, ku ai u kërkon atyre të ndryshojnë raportin.

Gjithashtu dimë se ka pasur intimidime dhe kërcënime ndaj vëzhguesve për t’u hequr akreditimet, me qëllim që raporti paraprak të ndryshohej.

Ende po presim, pas 5 muajsh nga zgjedhjet, dhe shpresojmë që raporti të mos ndryshohet. Dhe sapo ta kemi, ne planifikojmë t’i dërgojmë PPE-së një rezolutë. Pse ka rëndësi kjo? Pse duan ta ndryshojnë raportin? Sepse, siç ka shkruar vetë ODIHR në raportin paraprak: nuk kishte fushë loje të barabartë.

Partia Socialiste në pushtet abuzoi me burimet shtetërore, anuloi gjoba publike menjëherë para ditës së votimit, fshiu kufirin midis shtetit dhe partisë, ushtroi presion mbi punonjësit publikë për të siguruar vota, pati blerje votash, frikësim të kandidatëve dhe votuesve. Raporti përmend gjithashtu ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje. Po çfarë po ndodh me parlamentin? Parlamenti i ri nisi punën në mes të shtatorit.

Por vetëm në disa javë, shumica qeverisëse ka rrëzuar:

1. Tre mocione debati (që lidhen me prioritetet e BE-së, abuzimin me fondet IPARD II dhe ngrirjen e 112 milionë eurove të fondeve IPARD III për fermerët);
2. Një interpelancë urgjente për hetimet mbi çështjen e njohur si “rasti Aruba”, që lidhet me hetimet e antimafias italiane, ku ka fakte për takime të anëtarëve të qeverisë shqiptare me grupe kriminale, lidhje me pastrimin e parave. Edhe kjo u bllokua;
3. Programin politik 4-vjeçar të qeverisë, debatin më të rëndësishëm, i cili duhej të zgjaste 1,500 minuta, por u mbyll në vetëm 28 minuta. Nuk na u lejua të flasim. Qytetarëve iu mohua e drejta kushtetuese për t’u informuar;
4. Gjithashtu, 15 orë debat mbi raportet e institucioneve të pavarura u refuzuan.
Pra, parlamenti nuk funksionon dhe nuk garanton të drejtat e opozitës.

Kemi nevojë për ndihmën tuaj për të ushtruar presion mbi autoritetet shqiptare, që të rivendosin funksionalitetin e institucioneve dhe të rikthejnë balancat e pushteteve në Shqipëri.

Dua të theksoj edhe një çështje alarmante: rritjen e pastrimit të parave me burim kriminal, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri.

Nuk e them këtë si përfaqësuese e opozitës që kërkon të sulmojë qeverinë, por sepse është një problem i madh kombëtar dhe rajonal.
Sipas Raportit të vitit 2025 të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit, në Shqipëri “fondet e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, dominojnë ekonominë, shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e ndershme.”

Në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë ngrihen kulla luksoze e moderne, ndërkohë që qytetarët po emigrojnë.
Shikoni kulla të bukura e moderne, por gjysma e tyre janë bosh.
Nga 4 miliardë euro të shpenzuara në ndërtim, vetëm 800 milionë kanë kaluar përmes bankave; pjesa tjetër 3.2 miliardë euro, ka ardhur nga flukse të paligjshme parash në dorë.

Çdo leje ndërtimi në vend firmoset personalisht nga Kryeministri.

Kemi prova dhe fakte që shumë nga këto leje, të dhëna para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, janë akorduar për anëtarë të grupeve kriminale, kartele droge dhe trafikantë të dënuar.

Të dashur kolegë, ky nuk është një alarm që vjen vetëm nga opozita në Shqipëri.

Është një çështje europiane, sepse këto para që pastrohen në Shqipëri do të përdoren më pas në vendet tuaja, do të ndikojnë konkurrencën e ndershme dhe do të kenë pasoja të mëdha në ekonomitë tuaja.

Prandaj, ajo që po kërkoj është një mision urgjent verifikimi në Shqipëri.

E di që e keni planifikuar, por kemi nevojë që të vijë sa më shpejt, që të mund të flisni me njerëzit, të shihni faktet dhe të krijoni bindjen tuaj.
Shqipëria po rrëshqet me shpejtësi drejt autokracisë, dhe duhet ta ndalim tani, përpara se vendi të humbasë edhe më shumë trurin e vet, qytetarët dhe demokracinë.

Etiketa: albana VokshiBEPPEShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Integrimi/ Vokshi akuza qeverisë: Po censurohet opozita dhe publiku

11:51 : 03/06/2026
SPORT

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

11:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
Para

VIDEO/ Varreza masive e Assadit! Si ish-presidenti sirian zhvendosi dhe groposi 80 mijë trupa të armiqve të tij

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom