Shqipëria do përballet me Jordaninë në miqësore të martën në “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00.
Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i Kombëtares, Sylvinho.
“Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Do të ketë hapësirë për të gjithë. Cake dhe Gripshi më kanë pëlqyer në stërvitje, por do të shohim për 11-shen që do të hedhim në fushë.
“Në fakt unë nuk besoj në miqësore, unë besoj se ne çdo ndeshje duhet të futemi per fitore. Jemi duke punuar shumë dhe që nesër në mëngjes do kemi lojtarët që do luajnë.
Theksoj që kemi lojtarë që kanë gjashtë muaj ose 1 vit me ne, por që nuk kanë luajtur, Cake dhe Gripshi më pëlqejnë shumë.
“Jam pak i lodhur. E kemi thënë edhe më përpara nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë janë ndeshjet në nëntor, është hera e parë në histori që kombëtarja luan çdo gjë për kualifikimin dhe për herë të parë mund të shkojë në Play Off.
“Sa i përket mesazhit për tifozët, dua të jap një mesazh për lojtarët, secili mund të jetë në fushë, secili mund të jetë në stol. Mendoj për hapin tjetër, që është i rëndësishëm, vjen në nëntor. Tifozët të mbështesin kombëtaren, pasi kam një skuadër që lufton me gjak. Asnjëherë nuk i ka munguar gjaku kësaj skuadre, kërkojmë mbështetjen.
Urimi më i bukur? Shumë komplimente dhe urime. Të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më ka shkruar bravo Silvio ke bërë shumë mirë, por sigurisht të gjitha mesazhet janë të rëndësishme.
Play-off? Duhet të jem i sinqertë, nuk kam parë asnjë kundërshtar që na shfaqet përpara për play-off. E njoh veten shumë mirë, koka është kthyer te kjo gjë e rëndësishme në nëntor. Kemi ndeshje në nëntor, i kam thënë djemve që nga e nesërmja nuk e shoh si miqësore, por si mundësi. Ekipi Kombëtar është këtu dhe koka është te hapi i radhës në kualifikueset e nëntorit. Jo, nuk kam parë asgjë për më para.
Kërkohej largimi dhe tani jo? Unë kam pasur një jetë futbollisti 15-vjeçare. Si trajner për 5-6 vite. Ne jemi përgatitur, unë e thashë shembullin e Rei Manajt, e njoh që nga 2014. E kam njohur te Interi, është golashënuesi më i mirë i Kombëtares tonë tani, i cili ka respektin e të gjithëve dhe një ditë nuk shënon.
Pra nuk shërben. Shënon, pra shërben. Por ne jemi mësuar me këtë vlerësim, është jeta, nuk ndryshon. Jam mësuar, si lojtar vlen apo nuk vlen, edhe si trajner vlen dhe nuk vlen. Unë e kam thënë që mendoj vetë për të ardhmen. Nuk kam asnjë problem. Nuk flitet për këto gjëra, kemi shumë gjëra të rëndësishme, duhet të jemi inteligjentë. Flasim për ndeshjen ndaj Letonisë që ishte shumë e rëndësishme, pastaj Serbia, pastaj kemi të rëndësishme në nëntor. Nuk flasim për këtë, nuk ka asnjë problem”, tha Silvinjo”- tha ai.