• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat

16:53 : 06/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë një seance gjyqësore.

Sipas raportimeve gjyqtari Kalaja po zhvillonte një çështje administrative për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore kur një person i armatosur ka hyrë në sallën e gjyqit dhe e ka qëlluar me armë.

Përveç gjyqtarit, të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së gjyqtarit Kalaja dhe plagosjes së dy personave të tjerë, sipas policisë ai është Elvis Shkambi 30-vjeç.

Elvis Shkambi

Familja Shkambi pretendon pronësinë mbi atë godinë, teksa gjyqi i sotëm kishte të bënte me një seancë për masat administrative të dhëna nga përmbaruesi, ku 31 familjet duhet të paguanin nga 500 mijë lekë të vjetra për shkak se nuk kishin liruar godinën.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit/ Gjykata e Apelit: Institucionet të marrin masa urgjente për rritjen e nivelit të sigurisë

U “shfajësua” për vrasjen e gjyqtarit/ Gazetari: Koçiu, e vetmja ministre e rendit që “s’ka punë me rendin”

Astrit Kalaja u emërua gjyqtar në vitin 1993, ka shërbyer si zv.kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër dhe si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në vitin 2019 u konfirmua në detyrë pas procesit të Vettingut.

  • Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

  • PD kërkon dorëheqjen e ministrave të Brendshëm dhe Drejtësisë

Pas vrasjes së gjyqtarit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë.

Bardhi ka theksuar se ngjarja tronditëse është pasojë e mungesës së sigurisë në gjykata dhe ka lidhur këtë situatë me sulmet e kryeministrit ndaj vendimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai ka vënë në dukje se nxitja për vetëgjyqësi është po aq e dënueshme sa edhe vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës.

“Sot është dita për të theksuar me zë të lartë që vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve ku një gjyqtar qëllohet në krye të detyrës vetëm se guxon të japë vendim sipas bindjes së tij dhe ligjit. Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministri i Brendshëm Albana Koçiu, si përgjegjës për sigurinë në gjykata, duhet të japin dorëheqjen si akt përgjegjshmërie”, shkruan Bardhi.

  • Autori pranon krimin

Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, E. Shkambi, ka pranuar autorësinë e krimit, por mbeten të paqarta rrethanat se si i riu arriti të depërtojë brenda sallës së gjyqit i armatosur.

  • Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të shëmtuar dhe kriminal.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se vrasja është dëshmi e qartë e kontrollit që ka krimi mbi rendin dhe pasigurisë në vend, duke kërkuar dënimin më të rreptë ligjor për autorin dhe të gjithë përfshirësit në këtë ngjarje të rëndë.

“Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.

Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në zyrën e tij, pra në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në brendësi të institucionit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.

Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.“, shkruan Berisha.

Rama:

  • Rama: Duhet rishikimin i sistemit të sigurisë së gjykatave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje dhe dy persona të tjerë u plagosën gjatë një procesi gjyqësor për çështje pronësie.

Rama i shprehu ngushëllimet familjes duke shtuar duhet  rishikimin të sistemit të sigurisë së brendshme të gjykatave.

Reagimi i plotë

Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe

Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!

  • OSBE: Sulm ndaj shtetit të së drejtës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Në një njoftim zyrtar, OSBE shprehet e tronditur dhe e hidhëruar nga ngjarja, që mori jetën e gjyqtarit Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë.

OSBE i uroi shërim të shpejtë të të plagosurve dhe shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët e gjyqtarit.

“Në sulmet kundër gjyqtarëve shohim një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike. Mirëpresim arrestimin e autorit dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë,” thuhet në deklaratë.

  • Dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Autori i vrasjes ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë një seance për një çështje pronësie, ku ai ishte palë.

Seanca u zhvillua normalisht deri në momentin kur gjyqtari Kalaja dha vendim në favor të palës kundërshtare të Shkëmbit, që gjithashtu mbetën të plagosur gjatë sulmit.

Pas dhënies së vendimit, Kalaja po largohej drejt korridorit të gjykatës kur Shkëmbi e qëlloi me armë. Menjëherë pas krimit, autori dorëzoi pistoletën rojës së sigurisë së gjykatës dhe u drejtua te oborri, ku e priste një patrullë policie. Ai nuk bëri rezistencë dhe u arrestua në vend.

  • Dhoma e Avokatisë: Kambanë alarmi për sigurinë

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë, ku gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u vra në sallën e gjyqit.

Në reagim, kryetari i Dhomës së Avokatisë kërkon që institucionet e larta të drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë të Gjyqësisë, Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, të analizojnë situatën dhe të marrin masa konkrete për sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.

“Ngjarja është një goditje për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës. Për të gjithë profesionistët e drejtësisë, kjo është një thirrje alarmi për sigurimin e jetës dhe shëndetit të kolegëve, si dhe për përforcimin e ndërgjegjësimit të palëve në procese penale, civile dhe administrative”, thuhet në reagim.

  •  “Shfajësohet” Koçiu: Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata!

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me vrasjen brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e saj, Koçiu kërkon që të shfajësohet, ku thekson në një postim në rrjetet sociale, se Policia e Shtetit nuk ka asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave.

Ajo dënon aktin kriminal, teksa thotë se është arrestuar autori Elvis Shkëmbi dhe se kanë angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.

  • Salianji: Goditje për themelet e shtetit ligjor

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka e cilësuar këtë ngjarje si një shfaqje të dobësisë së sistemeve të sigurisë dhe një goditje ndaj themeleve të shtetit ligjor.

Salianji thekson se dhuna brenda një institucioni të drejtësisë është më shumë se një krim i rëndë, pasi tregon dështimin e institucioneve për të mbrojtur magjistratët dhe qytetarët.

Ai shton se kjo ngjarje nuk mund të kalojë pa përgjegjësi dhe veprime të vendosura nga autoritetet.

“Dhuna ndaj magjistratëve është një tragjedi për familjet dhe kolegët, por gjithashtu një sinjal i qartë se institucionet nuk po përmbushin detyrën më themelore: të sigurojnë rendin dhe të mbrojnë qytetarin dhe ligjin”, shkruan Salianji.

  •  BE: Rritja e sigurisë së magjistratëve, e domosdoshme

Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Shqipëri (EUDEL) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, dhe plagosjes së dy qytetarëve të tjerë.

Në një deklaratë zyrtare, EUDEL shpreh tronditjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit Kalaja. Delegacioni i BE-së dënon fuqimisht këtë akt kriminal dhe thekson nevojën urgjente për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

“Ky rast tragjik nënvizon rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë në ambientet e gjykatave,” thuhet në reagim.

EUDEL rikujton mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për reformën në drejtësi dhe për forcimin e sundimit të ligjit në vend, duke theksuar se siguria e magjistratëve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë.

Reagimi i Delegacionit të BE-së:

EUDEL është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë.

Ne dënojmë fuqimisht këtë akt kriminal.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gjyqtarit Kalaja.

Kjo tragjedi thekson nevojën urgjente që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit.

BE qëndron e palëkundur në mbështetjen e reformës në drejtësi dhe në mbrojtjen e sundimit të ligjit në vend.

  • SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka reaguar në lidhje me vrasje e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Përgjithshme të Apelit.

Teksa dënon me forcë “vrasjen e paprecedentë”, SPAK thotë se ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata, forcimin e masave mbrojtëse për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e drejtësisë si edhe për një reagim të shpejtë institucional, për të ndaluar përsëritjen e akteve të ngjashme.

Reagimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha në kryerjen e detyrës. Ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata, forcimin e masave mbrojtëse për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e drejtësisë si edhe për një reagim të shpejtë institucional, për të ndaluar përsëritjen e akteve të ngjashme.

 

Etiketa: Astrit Kalajagjykata e apelitTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit/ Gjykata e Apelit: Institucionet të marrin masa urgjente për rritjen e nivelit të sigurisë

20:16 : 06/10/2025
AKTUALITET

U “shfajësua” për vrasjen e gjyqtarit/ Gazetari: Koçiu, e vetmja ministre e rendit që “s’ka punë me rendin”

20:05 : 06/10/2025
AKTUALITET

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare: Tronditje në Shqipëri

19:37 : 06/10/2025
AKTUALITET

Gjyqtari vendosi në favor të tyre/ Familjet: U vra për të drejtën tonë, xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

19:34 : 06/10/2025
Para

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon policia: U qëllua gjatë një procesi gjyqësor

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit/ Gjykata e Apelit: Institucionet të marrin masa urgjente për rritjen e nivelit të sigurisë

20:16 : 06/10/2025

U “shfajësua” për vrasjen e gjyqtarit/ Gazetari: Koçiu, e vetmja ministre e rendit që “s’ka punë me rendin”

20:05 : 06/10/2025

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare: Tronditje në Shqipëri

19:37 : 06/10/2025

Gjyqtari vendosi në favor të tyre/ Familjet: U vra për të drejtën tonë, xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

19:34 : 06/10/2025
BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 15: Albanian National Flag and European Union flag are seen as High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Council Federica Mogherini (not seen) and Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati (not seen) attend a meeting of EU - Albania Stabilisation and Association Council in Brussels, Belgium on November 15, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, BE: Rritja e sigurisë së magjistratëve, e domosdoshme

19:09 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com