Presidenti i PL-së Ilir Meta ka ankimuar masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm të GJKKO.
Ankimi është dorëzuar nga avokati i tij mbrojtës Kujtim Cakrani në sekretarinë e shkallës së parë, teksa pritet që në ditët në vijim të caktohet data për shqyrtimin e kësaj kërkesë.
Në 19 shtator, Ilir Metës iu rrëzuar kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila nuk pranoi kërkesën e ish-presidentit.
Ilir Meta ndodhet i arrestuar që prej 21 tetorit 2024.
Ish-Presidenti Meta ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa e tij do të shqyrtohet më 9 tetor. Ai ka bërë ankimim për masën arrest në burg, të caktuar prej rreth 1 viti nga GJKKO dhe të lënë në fuqi nga Apeli.