• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025
në BOTA

Një dosje prej 800 faqesh me kontrata dhe korrespondencë tregon se Rusia po e ndihmon Kinën që ta përgatisë ushtrinë e saj për një pushtim të mundshëm të Tajvanit. Kështu tha një institut i pavarur që i ka zbuluar dokumentet dhe i ka verifikuar në mënyrë të pavarur. Oleksandr Danylyuk, hulumtues i lartë në Institutin për Shërbime të Bashkuara Mbretërore, i cili i ka siguruar këto dokumente që kanë rrjedhur, së bashku me bashkëautorin Jack Ëatling, foli për Radion Evropa e Lirë lidhur me atë se çfarë domethënie kanë këto gjetje për të ardhmen e bashkëpunimit ushtarak Kinë-Rusi, si dhe për arsyet pse Rusia mund të jetë në favor të një pushtimi kinez të Tajvanit – ishullit vetëqeverisës me 23 milionë banorë që Pekini pretendon se është territor i tij.

Dokumentet lënë të kuptohet se Moska kishte rënë dakord në 2023 për t’ia shitur Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës një sërë pajisjesh ushtarake, përfshirë makina sulmuese, armë kundërtanke dhe një transportues të blinduar ajror të personelit. Autoblindat do të pajiseshin sipas specifikave kineze dhe Rusia do ta trajnonte një batalion elitar të parashutistëve kinezë për t’i përdorur këto makina.

Në kontratë, po ashtu, thuhej se Rusia do të transferonte teknologji në Kinë dhe do të lejonte që Kina të prodhonte armë të ngjashme.

Një marrëveshje e tillë do t’i forconte aftësitë manovruese ajrore të Kinës, një prej fushave të pakta ku ushtria e Moskës ka përparësi.

Rreth 800 faqe me kontrata dhe dokumente shoqëruese “duken autentike” dhe detajet nga dokumentet janë verifikuar në mënyrë të pavarur, thanë zbuluesit e tyre. Megjithatë, institute që i ka publikuar shtoi se ekziston mundësia që pjesë të dokumenteve të jenë ndryshuar apo hequr nga dosja e zbuluar. Vetë Moska nuk ka komentuar për këto dokumente të zbuluara.

Lexo edhe:

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

Pasi përuroi urën më të lartë në botë, Kina ndërton në majë të saj restorantin në 2600 metra nga toka!

Etiketa: kinandihmepushtimiRusiaTajvani

Lajme të lidhura

BOTA

Pesë të vrarë nga sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë

20:12 : 05/10/2025
BOTA

Pasi përuroi urën më të lartë në botë, Kina ndërton në majë të saj restorantin në 2600 metra nga toka!

14:22 : 05/10/2025
BOTA

Vetëm një ndër pesë gjermanë i kënaqur me punën e qeverisë

10:00 : 04/10/2025
BOTA

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025
BOTA

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025
BOTA

Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s, kjo do të ishte një marrëzi!

18:06 : 02/10/2025
Para

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com