Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, rreth orës 19:17, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin e tij kamion, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përplasur shtetasin A. V., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës, shtetasi A. V., i cili është dërguar në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.