Ka përfunduar mbledhja me dyet të mbyllura e Edi Ramës me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë, lidhur me zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor, të cilat përveç Tiranës, përfshijnë edhe 5 bashki të tjera të vendit.
Mësohet se në takimin e mbajtur në një prej hoteleve të kryeqytetit, kanë marrë pjesë të gjithë drejtuesit politik të PS-së në të 12 Qarqet. Po ashtu, kanë qenë të pranishëm edhe ministrat, deputetët, ish-deputetët që nuk morën dot mandat në 11 maj në qarkun e Tiranës, kandidatët që ishin në listë dhe çdo drejtues i strukturës lokale të PS.
Burime bëjnë me dije, se sipas porosive të Edi Ramës, të gjithë deputetët dhe drejtuesit politikë që nuk kanë zgjedhje në bashkinë e tyre do të angazhohen në fushatën e Tiranës. Po ashtu përveç drejtuesve politikë në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve do t’u caktohen zona të caktuara.
Kështu, Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj njësinë nr. 10. Edhe ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, zone të cilën e ka pasur më herët.
Gjithashtu, edhe Blendi Klosi, Eduard Shalsi dhe Ulsi Manja i ka rikthyer në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit, teksa Belinda Balluku do të merret edhe me fushatën në Mat, ku po ashtu ka zgjedhje bashkiake.
Zonat elektorale për deputetët dhe ish-ligjvënësit socialistë që kanë garuar në Tiranë do të jenë të njëjta si ato për zgjedhjet e 11 majit. Në fushatë atyre do t’u shtohen edhe deputetët e qarqeve të tjera, në të cilat nuk ka zgjedhje të pjesshme lokale.
Nga takimet e mëhershme që ka pasur kryeministri me përfaqësues të kryeqytetit në selinë e PS, është mësuar se Rama është shprehur: “Dua të kemi një fitore sa më të madhe”.
Synimi është për një diferencë më e madhe se gara e fundit elektorale, zgjedhjet vendore të vitit 2023. Kujtojmë se asokohe, Erion Veliaj fitoi thellë ndaj kundërshtarit të tij, Belind Këlliçi, me plot 60 mijë vota më shumë. Rama kërkon një fitore edhe më të thellë se kjo.
Lista e ndarjes me zona:
Lindita Nikolla, Adea Pirdeni, Ervin Hoxha – Nj.1
Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2
Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4
Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6
Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7
Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9
Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi – Nj.10
Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11
Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)