• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

QSUT do t’i jepet një oligarku me koncension? Lëvizje të dyshimta dhe skema korrupsioni në shëndetësi

14:52 : 01/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

“Miqtë nga Izraeli nuk kanë asnjë interes. Nuk janë për të fituar asgjë. As para dhe as reputacion dhe as ndonjë favor tjetër. Janë këtu për të na mbështetur. Për t’i kthyer mbrapsht popullit shqiptar, një borxh moral për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Mund të duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë për shumëkush që nuk e njeh popullin hebre“.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në janar të këtij viti në nisje të bashkëpunimit të kompanisë izraelite Sheba Medical Center me QSUT-në, në dije dhe menaxhim, duke nisur nga Spitali Onkologjik, i cili ngjan me një spital lufte.

Salla ishte e mbushur me drejtorë dhe mjekë që dëgjonin të habitur. Dy muaj para takimit të Ramës, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu (aktualisht ministre e Brendshme për të firmosur koncensionin problematik të Smart Cyti 120 milionë euro) kishte firmosur me CEO-n e “Sheba Medical Hospital”, Yitshak Kreiss marrëveshjen e binjakëzimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me qendrën spitalore izraelite, “Sheba Medical Center”.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Disa burime të kryqëzuara theksojnë se pas këtyre lëvizjeve fshihet plani për të dhënë me koncension QSUT-në gjoja tek izraelitët, por që pas dyshohet se fshihen i njëjti oligark, që kontrollon dy nga katër koncensionet korruptive në shëndetësi (hemodializa, laboratorët, sterilizimi dhe check up me vlerë mbi 600 milionë euro, nën hetim nga SPAK-u), tenderat e mëdhenj, sektorin shëndetësor privat dhe tashmë edhe ministren e re Evis Sala.

Pas përvojës së dhënies me koncesion të katër shërbimeve mbi 600 milionë euro, dyshohet se po përgatitet terreni për të dhënë me koncension të gjithë QSUT-në, me justifikimin e menaxhimit më të mirë dhe sipas standardeve evropiane.

Dyshimet për planin e çmendur, zhvatës dhe djallëzor, për të kaluar nga premtimi i shëndetësisë falas tek shëndetësia oligarkike, bazohet edhe në disa lëvizje të tjera.

Së pari, prej më shumë se një viti, kur Ramës i prezantuan dhe i mbushën mendjen për ‘planin e bukur’, duke e intriguar me amerikanë dhe izraelitë të mitizuar, me lidhje imagjinare, mesazhe, ambasada dhe sajesa që i tregojnë si barsoleta, QSUT ka degraduar me shpejtësi dhe është zhytur në borxhe. Thellimi i borxhit po bëhet me qëllim për të justifikuar kalimin e menaxhimit në duart e privatit.

Së dyti, ministre e Shëndetësisë u emërua Evis Sala, me ndikimin grupit që synon të marrë me koncension QSUT, duke përplarë pothuajse të gjithë buxhetin e shtetit për shëndetësinë, që për 2025 është parashikuar rreth 90 miliardë lekë. Evis Sala është ushtare e oligarkëve të shëndetësisë, derivat dhe punonjëse e tyre. Ajo ka ardhur me marrëveshje për të bërë punën e ministres vetëm dy javë në muaj. Nga Nard Ndoka tashmë kemi një ministre part/time. Në daç qeshni, në daç qani.

Së treti, në krye të QSUT, për të thelluar degradimin dhe spiralen e borxheve, është vendosur Anxhela Paparizo, ‘një ndrikull’ e grupit që synon privatizimin e QSUT, pa asnjë lidhje me shëndetësinë dhe menaxhimin. Në mbledhjen e parë, të pranishmit, mjekë me përvojë që i njohin prej vitesh ‘sëmundjet’ e përhershme të QSUT-së, janë skandalizuar nga ‘vizioni’ i drejtoreshës së re.

Në takim, ku spikati jehona e takave dhe flokët që tregonin një qëndrim të gjatë në parukeri, Paparizo foli për evente dhe bashkëpunime, thua se do drejtonte ndonjë institucion kulturor dhe jo QSUT-në, ku duhet të fusësh miq për të bërë një vizitë.

Zonja Paparizo, duke mos ditur se çfarë të bëjë, rri në zyrë duke kontrolluar rrjetet sociale, duke planifikuar udhëtime dhe duke folur me shoqet në telefon për veshje. Emërimi i saj tregon se si Edi Rama bën eksperimente dhe qoka me plagën më të madhe të Shqipërisë.

Së katërti, ministërja part/time Evis Sala me rekomandim të oligarkëve të shëndetësisë ka emëruar në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Arti Papajanin. FSDKSH është gjeneratori kryesor i skemave të korrupsionit dhe mashtrimit në shëndetësi. FSDKSH mbikqyr koncensionet korruptive si dhe kalon paratë publike bë llogaritë konensionarëve oligarkë për shërbime fiktive./Prapaskena

Etiketa: Albana KoçiuAnxhela PaparizoEdi RamaEvis SalaqsutSheba Medical Center

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Rënie drastike temperaturash dhe dëborë! Meteorologia: Moti merr kthesën e fortë

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom