• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

15:51 : 30/09/2025
në BOTA

Financimi i qeverisë amerikane do të ndërpritet këtë të martën, nëse Partia Republikane e presidentit Donald Trump nuk arrin një marrëveshje me demokratët për miratimin e një projekt-buxheti.

Një ndërprerje e tillë mund të çojë në mbylljen e përkohshme të disa shërbimeve qeveritare, megjithëse përplasjet për buxhetin janë të zakonshme në politikën amerikane, kriza aktuale është më e tensionuar.

Presidenti Trump ka kaluar 9 muajt e fundit duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi institucionet federale, duke e thelluar ndarjen politike në Kongres.

Pse mund të ndodhë bllokimi i qeverisë?

Shkaku kryesor është mungesa e një marrëveshjeje ndërmjet republikanëve dhe demokratëve për miratimin e buxhetit, i cili është i nevojshëm për të financuar shërbimet qeveritare për muajin tetor dhe më tej.

Lexo edhe:

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Edhe pse republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, në Senat nuk kanë shumicën e cilësuar prej 60 votash që nevojiten për miratimin e projekt-buxhetit. Kjo u jep demokratëve një avantazh, të cilin po e përdorin për të bllokuar propozimet që, sipas tyre, do të kufizonin aksesin e qytetarëve në kujdesin shëndetësor.

Demokratët theksojnë rëndësinë e kredive tatimore që ndihmojnë në përballimin e sigurimeve shëndetësore dhe kundërshtojnë shkurtimet e bëra në programin Medicaid nga administrata Trump.

Ata kritikojnë gjithashtu reduktimet buxhetore për institucionet kryesore të shëndetit publik, si Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH).

Çfarë ndodh nëse nuk arrihet marrëveshje?

Nëse nuk miratohet buxheti deri më 30 shtator, qeveria federale do të mbyllet të mërkurën, më 1 tetor duke shënuar ndërprerjen e parë të punës së saj në gati 7 vite. Hera e fundit që ndodhi një bllokim i tillë ishte në fund të vitit 2018, gjatë mandatit të parë të Trump.

Për herë të parë që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump pritet të takohet me katër liderët kryesorë të Kongresit si nga radhët e republikanëve, ashtu edhe të demokratëve, për të diskutuar zgjidhjen e krizës. Megjithatë, ai nuk është optimist për arritjen e një kompromisi.

“Thjesht nuk e di se si do ta zgjidhim këtë çështje,” deklaroi presidenti.

Sa i mundshëm është bllokimi?

Aktualisht, shanset për një bllokim të pjesshëm ose të plotë të qeverisë janë të larta. Zyrtarët e administratës Trump nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike, duke besuar se opinioni publik do të fajësojë demokratët për bllokimin, siç ka ndodhur edhe në raste të mëparshme.

Çfarë e bën këtë krizë ndryshe nga të mëparshmet?

Ndryshe nga herët e kaluara, administrata Trump duket e gatshme të mbyllë pjesë të mëdha të qeverisë për një periudhë të gjatë. Janë dhënë sinjale se kjo mund të përdoret për të identifikuar punonjës që më pas mund të shkarkohen përgjithmonë, si pjesë e një strategjie për reduktimin e shtetit.

Në muajt e fundit, administrata ka reduktuar ndjeshëm shpenzimet dhe ka larguar një numër të madh punonjësish, duke testuar kufijtë e autoritetit presidencial.

Një bllokim i zgjatur do të ketë ndikim negativ në ekonominë amerikane. Për shembull, gjatë bllokimit 36-ditor në vitin 2019, i cili ishte më i gjati në historinë e SHBA-së, Kongresi vlerësoi se ekonomia humbi rreth 11 miliardë dollarë, nga të cilat 3 miliardë nuk u rikuperuan kurrë.

Etiketa: qeveriaSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
Para

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit/ Familja: Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi!

TË GJITHA

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom