• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Iranianët në ankth nga ndikimi i sanksioneve të rikthyera të OKB-së

08:52 : 30/09/2025
në BOTA

Sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, të cilat i ishin hequr sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, janë fuqizuar sërish në fundjavë, pavarësisht përpjekjeve të Teheranit për ta parandaluar këtë hap.

Bashkimi Evropian konfirmoi të hënën rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, pas një vendimi të ngjashëm nga Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se rikthimi i sanksioneve përbën vendim “ilegal” dhe ka insistuar se publiku do t’i përballojë ato. Megjithatë, debati sa shkon e rritet në spektrin politik për veprimet e radhës.

Zërat konservatorë vazhdojnë të bërtasin njëjtë – nuk ndryshojnë qëndrim.

Hamshahri, gazetë e lidhur me qytetin e Teheranit, e ka hedhur poshtë ndikimin e sanksioneve.

Lexo edhe:

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

“Armiku po përpiqet t’i ribrendojë sanksionet e vjetra përmes propagandës, duke i bërë të duken më të ashpra dhe të tingëllojnë më kërcënuese në mendjet e njerëzve, sesa realisht janë”, ka shkruar kryeredaktori i gazetës, Mohsen Mahdian.

Ai ka argumentuar se për aq kohë sa do të ketë pretendime të ekzagjeruara, Irani do të vazhdojë të jetë i palëkundur.

Gjyqësori është në linjën e njëjtë. Zyra e Prokurorit e Teheranit i ka paralajmëruar mediat që të kenë kujdes në raportime, duke theksuar se mbulimi medial nuk duhet të dëmtojë “idenë e publikut për çështje të sigurisë”.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se për çdo shkelje do të ketë “përgjigje të duhur”.

Ndërkohë, komentatorët e linjës reformatore kanë dilema lidhur me kërkesat e Perëndimit, sikurse thirrjet për të zvogëluar rrezen e raketave të Iranit.

“Zvogëlimi i kapaciteteve raketore do të nënkuptonte dorëzim të plotë dhe rritje të rrezikut të luftës”, ka shkruar Kiumars Ashtari në të përditshmen Sharq.

Rreziku me të cilin përballen iranianët

Për qytetarët iranianë, kthimi i sanksioneve i godet aty ku dhemb më shumë: në kuletat e tyre.

“Inflacioni është jashtë kontrollit dhe me kthimin e sanksioneve çmimet do të rriten edhe më shumë”, ka thënë një grua në një mesazh dërguar Radio Fardas – shërbimit iranian të Radios Evropa e Lirë.

Ajo i ka kritikuar zyrtarët dhe ka thënë se pret kohë të vështira.

“I mallkoj ata që na kanë vënë në këtë situatë”, ka shtuar ajo.

Një tjetër iranian ka treguar se si familjet po detyrohen t’i modifikojnë shpenzimet, në një shtet ku shkalla e inflacionit në gusht ka arritur në 42.4 për qind.

“Njerëzit i kanë ndryshuar idetë për kursimet”, ka thënë ai.

“Kjo e rrit edhe më shumë presionin në tregjet e arit dhe dollarit, ndikon në rritje çmimesh dhe në gjithçka tjetër. Në fund, kjo situatë ndikon që të mos ketë qarkullim të parave në ekonomi”.

Këto përvoja personale vetëm sa e shpërfaqin ciklin e krijuar nga sanksionet: njerëzit e thjeshtë vuajnë, problemet sistematike qëndrojnë në vend.

Çfarë do të thonë sanksionet për Iranin?

Ndonëse sanksionet arrijnë edhe te banorët e thjeshtë, sanksionet e rikthyera i shënjestrojnë programet ushtarake dhe bërthamore të Iranit.

Aty përfshihet embargoja e plotë në armë, ndalesë në transferim të teknologjisë raketore dhe bërthamore, ngrirje asetesh dhe kufizime në udhëtime për zyrtarët e organizatave kryesore.

Të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara janë të obliguara që të mos i shesin Iranit armë dhe teknologji sensitive, si dhe të bllokojnë çdo transaksion financiar të lidhur me programet bërthamore dhe ato raketore.

Ndikimi ekonomik direkt mund të jetë i kufizuar – sanksionet amerikane dhe ato të Bashkimit Evropian veçse i kanë kufizuar eksportet iraniane të naftës dhe qasjen në financa globale – mirëpo masat e OKB-së thellojnë edhe më tepër izolimin shtetëror.

Importet legale të armëve tani janë diçka e pamundshme dhe investitorët e huaj përballen edhe me më shumë pengesa.

Shikuar prej afër, sanksionet janë më të rënda në aspektin strategjik, sesa atë financiar.

Ato e kufizojnë programin bërthamor të Iranit, i zvogëlojnë avancimet bërthamore dhe i kufizojnë manovrat diplomatike me fuqi botërore apo rivalë rajonalë.

Marrë parasysh sfidat në monitorim të sektorit bërthamor dhe rritje të tensioneve rajonale, këto kufizime sa shkojnë e rrisin izolimin diplomatik të Iranit dhe rrisin rrezikun për konfrontim ushtarak, sidomos me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Edhe në fushat sikurse kërkimet shkencore apo modernizimi ushtarak, sanksionet ia vështirësojnë Iranit bashkëpunimin në skenën botërore, dhe e detyrojnë të varet nga shtetet si Rusia apo Kina – opsione secilën herë e më të rrezikshme./REL

Etiketa: IranLuftaOKBsanksione

Lajme të lidhura

BOTA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

08:24 : 02/06/2026
BOTA

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

22:29 : 01/06/2026
BOTA

Kallas thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

20:19 : 01/06/2026
Para

“Temperatura deri në 0 gradë në veri”, meteorologia: Tetori nis me reshje shiu dhe dëbore

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom