Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të hapë javën e 6-të të Kategorisë Superiore ndeshje e cila do të luhet ditën e premte ora 19:00 në “Air Albania”.
Dy ekipet që këtë sezon po zhgënjejnë vihen përballë dhe do të luftojnë për të “marrë” kryeqytetin.
Ndërkohë pas derbit do të luhen të tjera takime të luftuara. Kështu të shtunën në program janë 2 sfida, të cilët do të luhen në të njëjtën orë, 19:00.
Dinamo do të presë Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, duke rikthyer kështu përballjet e të kaluarës dhe rivalitetin mes tyre. paralelisht do të luhet edhe në Shkodër, ku në “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia dhe Elbasani. Dy ekipet që udhëheqin Superioren do të përplasin “brirët” për vendin e parë në elitë.
Dhe sa i takon të djelës, gjithashtu do të jetë fantastike. Në orën 14:00 në stadiumin e Laçit do të luhet sfida Vora – Egnatia. Takim interesant mes 2 ekipeve që po bëjnë mirë në këtë fillim sezoni.
Ndërkohë në orën 17:00 do të jetë radha e Teutës dhe Bylis për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 6-të të kampionatit, përballje që do të luhet në “Niko Dovana”.
Programi i javës së 6-të: