Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka mbajtur sot fjalimin e saj të parë në Parlament. Ajo e nisi me të njëjtin stil si gjatë fushatës elektorale, duke iu drejtuar opozitës dhe duke përmendur kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi.
“Jeni marrë vetëm me ofendime për programin, për Diellën e për çdo gjë tjetër. Ishit ju që e kthyet atë seancë të parë plenare, që ne deputetët të rinj mezi po e prisnim, ju arritët ta kthenit në kaos. Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, tha Caushi.