Burgut 203 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një banor jo i zakonshëm. Ai është Behar Kamberi, mjek psikiatër nga Kosova. Mjeku që ka ndihmuar të tjerët për të tejkaluar fiksimet dhe dalldisjet, ka rënë vetë pre e një drame dashurie platonike, duke u bërë protagonist i saj.
Mjekut Behar Kamberi i ka ‘rënë në kokë’ për moderatoren sportive A.B. Prapaskena mëson se mjeku psikiatër është kthyer në sheqetësim për moderatoren , e cila nuk mund t’u përgjigjej ndjenjave të tij.
Ajo ka vendosur t’a denoncojë mjekun në polici për përndjekje, pasi doktori kishte ardhur nga Kosova, duke u shfaqur para shtëpisë së moderatores në Tiranë. Në këto kushte, moderatorja sportive, për të evituar përballjen është larguar nga lagjia e saj, duke i lënë takim doktorit në një zonë tjetër të Tiranës, pasi kishte njoftuar ndërkohë policinë.
Sapo Behar Kamberi është shfaqur në vendin e takimit, është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr 2 të Tiranës. Kamberi pritet të përballet me akuzën e përndjekjes./Prapaskena