• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sllovakia në këmbë/ Protesta masive kundër qeverisë së Robert Ficos

09:22 : 28/09/2025
në BOTA

Rreth 10,000 vetë u mblodhën në Sheshin e Lirisë në Bratislavë këtë javë për të protestuar kundër politikave të qeverisë së Kryeministrit Robert Fico. Tubime u mbajtën edhe në disa qytete të tjera në të gjithë Sllovakinë.

Pjesëmarrja ishte më e vogël se javën e kaluar, kur 16,000 njerëz u mblodhën në kryeqytet. Me atë rast, demonstruesit dëgjuan edhe një njoftim nga katër parti liberale të opozitës se do të arrinin një marrëveshje bashkëpunimi.

Protestat janë vazhdim i një serie demonstratash, që filluan pasi Fico u rikthye në postin e kryeministrit në fund të vitit 2023. Ato duhet t’i shtohen listës në rritje të sfidave – si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare – me të cilat përballet kryeministri sllovak.

Kritika ndërkombëtare

Në nivel ndërkombëtar, vëmendja vazhdon të përqendrohet në marrëdhëniet e ngushta të Ficos me Rusinë dhe Kinën, të cilat shkaktuan protestat e para. Fronti evropian u shqetësua më tej nga takimi i Ficos me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin kinez Xi Jinping në fillim të shtatorit, si dhe nga refuzimi i tij për të ndaluar blerjet e energjisë ruse, dhe përpjekja e tij për të zbatuar ndryshime kushtetuese që do t’i jepnin ligjit sllovak përparësi ndaj ligjit të BE-së.

Lexo edhe:

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

E gjithë kjo, së bashku me kufizimet autoritare ndaj mediave dhe OJQ-ve, thuhet se e bindën Partinë e Socialistëve Evropianë (PES) që ta përjashtojë përgjithmonë nga grupi i saj parlamentar i BE-së partinë e Ficos, e cila njihet si parti e krahut të majtë, Smer. Michal Shemeçka, kreu i partisë liberale opozitare Sllovakia Progresive (PS), i tha DË se ky veprim, të cilin PES pritet ta konfirmojë në mes të tetorit, “do të ishte një goditje e rëndësishme për reputacionin e Robert Ficos”.

Çështjet e brendshme më të rëndësishme për sllovakët

Megjithatë, analistët thonë se polarizimi i thellë politik i Sllovakisë do të thotë që çështjet ndërkombëtare aktualisht kanë pak ndikim në vend. Radoslav Shtefançik i Universitetit të Ekonomisë në Bratislavë i thotë DË, se veprimi i PES “as nuk do të vihet re nga votuesit e Smer”. Çështjet e brendshme janë qartësisht fusha kryesore e betejës në Sllovaki. Demonstratat e fundit të opozitës, të organizuara nën sloganin “Protesta kundër varfërimit!”, kanë synuar drejtpërdrejt politikat ekonomike të Ficos.

Ato janë një përgjigje ndaj paketës së konsolidimit të shpallur nga qeveria, grupi i tretë i masave shtrënguese që kur ajo mori pushtetin. Paketa, e miratuar nga parlamenti sllovak të mërkurën në mbrëmje 24.09.2025), është një përpjekje për të frenuar krizën ekonomike të vendit, e cila po përkeqësohet më tej nga tarifat e SHBA-së ndaj industrisë së automobilëve, një industri kyçe në vend.

Ajo synon të zvogëlojë deficitin buxhetor me 2.7 miliardë euro për vitin 2026. Ndërsa askush nuk e kundërshton nevojën për masat, theksi në rritjen e taksave dhe sigurimeve shoqërore, shkurtimet e pagave dhe vendeve të punës në sektorin publik, si dhe shkurtimet e mirëqenies sociale po shkakton pakënaqësi. Kritikët argumentojnë se paketa do të godasë qytetarët e zakonshëm, duke kursyer oligarkët e lidhur me Smer. Grupet e biznesit ankohen se do të dobësojë konkurrueshmërinë. Zyra e shtypit e qeverisë sllovake nuk iu përgjigj kërkesës së DË për koment.

Paqëndrueshmëria qeveritare

Disa besojnë se zemërimi i përhapur për planin e konsolidimit ekonomik mund të ringjallë paqëndrueshmërinë që ka ndjekur koalicionin qeverisës tripartiak që kur erdhi në pushtet gati dy vjet më parë. Pasi humbi përkohësisht shumicën e tij parlamentare në fillim të këtij viti, ndërsa ligjvënësit rebelë kërkuan të zbatonin kërkesat e tyre, Fico ka rifituar besnikërinë e tyre në postet ministrore dhe qeveria e tij tani komandon 79 nga 150 vendet në Parlament. Adrius Tursa i firmës konsulente Teneo Intelligence me seli në Londër tha, se pret që debati parlamentar mbi paketën ekonomike të “verë në provë shumicën e brishtë parlamentare të Ficos”.

Opozita dëshiron të rrëzojë qeverinë

Opozita dëshiron ta përdorë situatën aktuale për të ndihmuar në rrëzimin e koalicionit qeverisës. Por kjo nuk do të jetë e lehtë. Edhe pse, siç thotë kreu i PS-së, “përfaqësuesit e secilës parti tani po diskutojnë publikisht një paketë konsolidimi”, partnerët më të vegjël të koalicionit të Ficos – partia e qendrës së majtë Hlas dhe Partia Kombëtare Sllovake e së djathtës radikale – nuk po rrezikojnë, të vetëdijshëm se mbështetja e tyre ka qenë në rënie që nga zgjedhjet e fundit. Asnjëri prej tyre “nuk dëshiron një përsëritje të situatës nga 2020-2023, kur ishin në opozitë”, shton Radoslav Shtefançik. A do t’i mbështesin votuesit liberalët?

Në të njëjtën kohë, votuesit nuk i kanë harruar atot tre vite kur një koalicion në konflikt, i përbërë nga partitë liberale, shkaktoi kaos. Kur u pyet se si mund t’i bindte qytetarët e vendit se marrëveshja e sapo shpallur për bashkëpunim midis tri partive do të ishte e ndryshme, Shimeçka theksoi se anëtarët e partisë së tij të Sllovakisë Progresive (PS) po “vizitojnë rajonet … dhe po flasin me njerëz të zhgënjyer që votuan për koalicionin e Ficos”.

Megjithatë, analistët besojnë se këta votues – kryesisht nga prejardhje më të varfra – do të jenë ata që do të ndiejnë më shumë pasojat ekonomike të paketës dhe se, në vend të liberalëve, ata do të kenë më shumë gjasa të votojnë për parti të tilla si partia e ekstremit të djathtë Republika. Disa në opozitën liberale po përpiqen të shfrytëzojnë orientimin pro-rus të Ficos për të bërë një paralele midis polemikave mbi paketën e masave për të konsoliduar ekonominë dhe “Revolucionit” të vitit 1989. Ndoshta pjesa më e diskutueshme e paketës është propozimi për të shfuqizuar dy festa zyrtare, përfshirë 17 nëntorin – Ditën e Kryengritjes që shënoi fillimin e rënies së regjimit komunist në Çekosllovaki. Disa parti opozitare kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme atë ditë, siç ndodhi 36 vjet më parë.

Veprimet e opozitës

Por të tjerë në opozitë kanë frikë se kjo mund të jetë një zhgënjim i turpshëm dhe jashtëzakonisht i kushtueshëm. Shimeçka thekson se partia e tij PS do të mbetet e matur, duke këmbëngulur se është “e gatshme ta sfidojë Ficon në një duel në zgjedhjet e ardhshme, pas dy vitesh apo nesër”. Por vëzhguesit vlerësojnë se zgjedhjet ka shumë të ngjarë të mos zhvillohen deri në vitin 2027. Kryeministri sllovak u detyrua të largohet nga pushteti një herë – në vitin 2018 – pas vrasjes së gazetarit Jan Kucijak, i cili po hetonte korrupsionin dhe lidhjet e mundshme midis autoriteteve sllovake dhe mafies. Ky ishte gati rrënim politik për Ficon, pasi ai u përball me aktakuza dhe një hetim. “Këtë herë ai nuk do të largohet pa një betejë të madhe”, përfundon Matishak. /DW

Etiketa: protestaRobert Ficosllovaki

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Nuk jap dorëheqjen”/ Rama sulmon sërish protestuesit: S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur

13:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

11:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

Çfarë zhvillimi na duhet?

11:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës

22:21 : 02/06/2026
Para

Shiste doza kokaine dhe qarkullonte me a*më, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom