• Kontakt
Friday, September 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Funksionari i Departamentit të Drejtësisë shtyn prokurorët të hetojnë fondacionin e George Soros

Direktiva sugjeron se drejtuesit e departamentit po zbatojnë urdhrat e presidentit, një shkëputje e madhe nga praktikat eshkuara që synonte të mbronte agjencinë nga ndërhyrjet politike.

19:17 : 25/09/2025
në BOTA

Një funksionar i lartë i Departamentit të Drejtësisë u ka kërkuar më shumë se gjashtë prokurorive të hartojnë plane për të hetuar një grup të financuar nga George Soros, miliarderi dhe donatori demokrat që presidenti Trump ka kërkuar disa herë të futet në burg.

Direktiva e funksionarit, një kopje e të cilit është parë nga The New York Times, sugjeron se drejtuesit e departamentit po zbatojnë urdhrat e presidentit që persona ose grupe të caktuara të jenë objekt hetimesh penale, një shkëputje e madhe nga praktikat e mëparshme, të menduara për të mbrojtur Departamentin e Drejtësisë nga ndikimet politike.

Ky hap është shembulli më i fundit i veprimeve të Departamentit të Drejtësisë kundër armiqve të perceptuar të Trump-it.

Gjatë fundjavës, presidenti i kërkoi Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të vepronte shpejt për ngritjen e akuzave penale ndaj armikut të tij të hershëm, ish-drejtorit të FBI-së James B. Comeydhe prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, e cila ka paditur Trump-in dhe bizneset e tij për qindra milionë dollarë.

Hetime të veçanta ndaj tyre po zhvillohen nga prokurorët federalë në Distriktin Lindor të Virxhinias dhe së shpejti juritë e mëdha mund të thirren për të votuar mbi aktakuzat e propozuara.

Lexo edhe:

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

Takim i pazakontë, Pete Hegseth thërret gjeneralët amerikanë nga e gjithë bota

Në ditët e fundit, Trump ka risjellë në vëmendje ankesat e tij ndaj Sorosit, prej kohësh një figurë e sulmuar nga e djathta, pjesërisht sepse ai ka mbështetur kauza progresive.

Pas vrasjes së aktivistit të djathtë Charlie Kirk në Utah këtë muaj, presidenti kërcënoi se do të përdorte pushtetin e qeverisë për të heshtur protestuesit liberalë dhe donatorët e grupeve progresive, përfshirë Sorosin.

Sorosi themeloi dekada më parë rrjetin e tij të granteve globale, tani i njohur si Open Society Foundations, për të financuar nisma demokratike në mbarë botën, sidomos në vendet komuniste ose ish-komuniste.

Në vitet 1990, organizata e zgjeron veprimtarinë edhe në SHBA. Ajo jep grante për grupe që punojnë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe barazinë, por Trump dhe disa republikanë pretendojnë se është një rrjet i fshehtë që nxit trazira civile, protesta të dhunshme dhe shkatërrim pronash.

Liberalët thonë se këto janë gënjeshtra të qëllimshme për të goditur kundërshtarët.

Të hënën, një avokat në zyrën e zëvendësprokurorit të përgjithshëm Todd Blanche, dërgoi udhëzimin në zyrat e prokurorëve në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Merilend, ndër të tjera.

Avokati, Aakash Singh, i ngarkuar për komunikimin me prokurorët federalë në gjithë vendin, sugjeroi një gamë të gjerë akuzash që prokurorët të shqyrtonin kundër Open SocietyFoundations.

Akuzat e mundshme përfshinin veprimtari mafioze, zjarrvënie, mashtrim përmes komunikimeve elektronike dhe mbështetje materiale për terrorizëm, sipas një kopjeje të udhëzimit.

Si provë për këto hetime, Singh përmendi një raport të fundit nga një organizatë konservatore e njohur si Capital ResearchCenter, e cila monitoron fondet liberale në politikë.

Ai kërkoi nga prokurorët të përcaktonin nëse pretendimet ishin të mjaftueshme për të hapur çështje penale, duke shtuar se ata duhet të përgatiteshin të dorëzonin së shpejti planet hetimore.

Raporti përfshinte një pretendim të diskutueshëm, duke thënë se grupi “ka derdhur mbi 80 milionë dollarë në grupe të lidhura me terrorizmin ose dhunën ekstremiste.

“Si shembull, u përmend organizata palestineze e të drejtave të njeriut al-Haq, kritike ndaj Izraelit. Raporti shënonte se qeveria izraelite në vitin 2022 e shpalli al-Haq si një mbulim për aktivitete terroriste.

Në atë kohë, Open Society Foundations e kritikoi këtë vendim të qeverisë izraelite, duke thënë se nuk bazohej në prova të besueshme dhe synonte të diskreditonte e të heshtte grupet palestineze të të drejtave të njeriut.

Zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë, Chad Gilmartin, e mbrojti këtë veprim. “Ky Departament i Drejtësisë, së bashku me prokurorët tanë amerikanë të përkushtuar dhe punëtorë, do të vendosin gjithmonë përparësi sigurinë publike dhe do të hetojnë organizata që komplotuan për të kryer akte dhune ose shkelje të tjera federale të ligjit,” tha ai.

Në një deklaratë, Open Society Foundations i cilësuan akuzat si sulme me prapavijë politike kundër shoqërisë civile, të cilat synojnë të heshtin zërat që administrata nuk i pëlqen dhe të minojnë të drejtën kushtetuese për lirinë e shprehjes.

Organizata tha se puna e saj në SHBA ishte “tërësisht e përkushtuar në forcimin e demokracisë dhe ruajtjen e lirive kushtetuese.”

Duke theksuar se e dënon terrorizmin dhe duke mohuar se e financon atë, grupi shtoi: “Veprimtaritë tona janë paqësore dhe të ligjshme.”

Pas vrasjes së Kirk-ut këtë muaj, Trump e kritikoi ashpër “të majtën radikale,” duke veçuar fondacionin e Sorosit dhe duke kërkuar që ai të futej në burg. Sorosi është “një njeri i keq” që “duhet të futet në burg,” tha ai për NBC News.

Deklaratat e tij pasqyronin një postim në rrjetet sociale që Trump bëri në gusht, kur tha se Sorosi dhe i biri, i cili ka marrë rol më të madh në organizatë vitet e fundit, duhet të akuzohen për shkelje të ligjit RICO, i përdorur historikisht për të ndjekur mafiozët.

Ata duhet të akuzohen “për shkak të mbështetjes së tyre për Protesta të Dhunshme, dhe më shumë, në gjithë Shtetet e Bashkuara,” shtoi Trump.

Javën e kaluar, Open Society Foundations iu bashkua më shumë se 100 fondacioneve kryesisht liberale për të mbrojtur veten dhe për të dënuar dhunën politike.

“Organizatat nuk duhet të sulmohen për realizimin e misionit të tyre ose për shprehjen e vlerave në mbështetje të komuniteteve që shërbejnë,” thuhej në një letër të përbashkët.

“Ne e refuzojmë përpjekjen për të shfrytëzuar dhunën politike për të keqinterpretuar punën tonë të mirë ose për të kufizuar liritë tona themelore, si liria e shprehjes dhe e dhënies së fondeve.”

Po atë javë, familja Soros dhuroi 10 milionë dollarë për përpjekjet demokratike për të rindarë distriktet në Kaliforni, pjesë e një beteje politike kombëtare për kontrollin e Kongresit./New York Times

Etiketa: GEORGE SOROSSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025
BOTA

Takim i pazakontë, Pete Hegseth thërret gjeneralët amerikanë nga e gjithë bota

21:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Lidhjet me kartelet e drogës, kanë bërë që SHBA t’i mbyllë derën Edi Ramës

19:11 : 25/09/2025
BOTA

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

18:11 : 25/09/2025
BOTA

SHBA/ Rritja ekonomike në tremujorin e dytë u rishikua në 3.8%

16:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

15:50 : 25/09/2025
Para

Shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 26 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:05 : 25/09/2025

Gazetarja: SPAK po heton tenderat e oksigjenit mjekësor, u thirrën 12 zyrtarë për të dëshmuar

23:00 : 25/09/2025

Instagram lë pas konkurrentët, arrin 3 miliardë përdorues aktivë

22:54 : 25/09/2025

“Nuk e tradhtova”/ Divorci me Elian, Princ Leka: I tregova vetë për lidhjen, Blerta ka qenë viktimë

22:41 : 25/09/2025

“Ka komunikime”/ Zbulohen detaje nga akuzat për Erion Isain: U morën telefonat e vartësve

22:39 : 25/09/2025

“Ka shkelje të rënda në procedurë”/ Avokati Muçi: Këshilli i Ministrave po i vështirëson Veliajt ankimimin

22:24 : 25/09/2025

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com