• Kontakt
Thursday, September 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse Edi Rama synon ta zhbëjë traditën turistike në Alpe?!

08:26 : 25/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Enver Bytyçi

Të martën e shkuar Edi Rama zbuloi qëllimin e dhunës që ai përdori në Theth dhe në Valbonë. Shpalosi planin për të ndërtuar resorte edhe në male. Tha se së shpejti do të ndërtohet një resort për ski. Në fund e krahasoi Shqipërinë me Austrinë. “Në male – tha – Shqipëria është Austria e Mesdheut”! E kam dëgjuar këtë vlerësim në vitin 2010, kur shoqërova një delegacion të Ministrisë së Kulturës të Kosovës në takim me Kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha. Ishin 14 anëtarë të delegacionit të kryesuar nga ministri Lutfi Haziri. Në parantezë po publikoj për herë të parë një “incident” të vogël të takimit të këtij delegacioni me Berishën.

Parkuam makinat tek hotel “Rogner” dhe u nisëm në këmbë për në takim me zotin Berisha. Të gjithë anëtarët e delegacionit vinin pas nesh. Ministri Haziraj kthehet dhe u thotë se në takim do të ishin vetëm katër veta. Njëmbëdhjetë të tjerët duhej të ndaleshin. Por ata njëzëri thanë: – “Ne e kemi parë Tiranën. Erdhëm në delegacion për ta takuar Sali Berishën”! Në këtë moment mora në telefon shefin e protokollit të Doktorit, Kujtim Xhanin. I thashë se delegacioni do të hyjë në takim siç është me 14 persona. Ai tha jo, nuk mundemi. Gjithçka është bërë gati. I thashë se thuaj rojeve të sigurisë të mos na ndalin, sepse të gjithë do vijnë. Ata duan ta takojnë Berishën. Duke ma njohur këmbënguljen time, shefi shkoi te Doktori dhe ia sqaroi situatën. Megjithëse kishin mbetur vetëm 15 minuta nga koha e fillimit të atij takimi, salla ku do të bëhej u ndryshua dhe Sali Berisha i priti me përzemërsi të gjithë, pa përjashtim. Edhe shoferin e ministrit. Por nuk ishte ky qëllimi i këtij shkrimi. Dua të them se në takimin Berisha-Haziraj më së shumti u fol për turizmin malor.

Kryeministri sqaroi me detaje se çfarë përfaqësojnë Alpet e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi për zhvillimin e këtij turizmi. Madje, bëri krahasime edhe me turizmin malor në Austri, Bavari dhe Zvicër. “Alpet tona – tha – janë më të mirat, më të favorshme. Kjo sepse në këto Alpe nuk ka vetëm male të thepisura si në Austri, Bavari dhe Zvicër. Çdo mal ka pllajën e vet. Madje jo vetëm një pllajë, por edhe dy e më shumë të tilla”. Dhe më pas shpjegoi pse është e rëndësishme ta zhvillojmë me bashkëpunim midis tri vendeve këtë turizëm në alpet tona. “Sepse – tha Berisha – Alpet e Shqipërisë i ka bërë Zoti pa kufij midis shteteve. Ato bëhen atraktive vetëm nëse realizojmë investime të përbashkëta për t’i lidh zonat turistike me njëratjetrën. Nëse bëjmë këtë – tha ai – atëherë ne kemi krijuar një zonë nga më të mirat në Evropë për turizëm malor”! E ripohova këtë fakt, këtë bisedë, të cilën mund ta rikonfirmojnë edhe ata që ishin në takim, për të dëshmuar se nuk është i pari Edi Rama, ai që e mësoi faktin se në male “Shqipëria është Austria e Mesdheut”! Edi e ka mësuar shumë vonë këtë.

Lexo edhe:

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

“Rama në samitin e kokainës!!”

Mbasi Olsi ka bërë disa herë shëtitjet e veta në zonat turistike të veriut, sidomos në Valbonë dhe në Theth. Edhe vetë Rama ka shkuar në Theth i nxitur nga tregimet e Olsit. Dhe tani, pas 12 vitesh, i qenka mbushur mendja se “Malet e Shqipërisë qenkan më të mirat”! Nuk e artikulon fjalën Alpe, sepse nga Saranda para pak vitesh na thoshte ne “malokëve” – Alpinë. E nëse promovon Alpet e Shqipërisë, atëherë bie alibia e tij, se “Alpinët qenkan njerëz arkaikë”, siç na thoshte në një rast tjetër. Megjithatë, shqetësimi më i madh është se Edi Rama e ka vendosur tashmë se kujt do t’i takojnë Alpet, pra malet e Shqipërisë”! As diktatura kur e kolektivizoi tokën e malësisë, nuk ua mori fshatrave luginat, lumenjtë, përrenjtë, krojet, arat, livadhet, malet. Tha janë pronë e përbashkët e fshatit ose kooperativës, por jo e shtetit. Edi Rama ka vendosur t’ua marrë malësorëve në formën e vet perverse.

Në emër të “resorteve”. Duke zhduk trashëgiminë kulturore tradicionale të malësisë në mikpritjen e tyre, në kulinari dhe në gjithçka tjetër. Qëllimi është ta tjetërsojë Malësinë. Ta zhbëjë atë. Ta rrënojë në traditë, dinjitet dhe integritet. Sepse këto karakteristika janë armiku i Edi Ramës! Në vend që të flasë për investime në infrastrukturë, siç kishte projektin e tij, Sali Berisha. Në vend të garantojë kushtet e zhvillimit sipas një modeli tradicional e me plan, Edi Rama do të krijojë monopolin e tij turistik edhe në Malësi, njësoj si në Rivierën e Vlorës. Nëse malësorët trima e lejojnë, mirë t’u bëhet. Megjithatë, tani po kuptohet qartë pse Edi Rama e shpopulloi Shqipërinë. Që “ta kapë loken e t’ia marrë tokën”, shkruante Kolë Jakova në dramën “Toka jonë”!

Etiketa: Edi Ramaenver bytyciresortethethvalbone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

12:32 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Rama në samitin e kokainës!!”

11:39 : 25/09/2025
AKTUALITET

Karma është Veliaj, fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës

09:09 : 25/09/2025
AKTUALITET

Rama gjen zgjidhje për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do konvertohen me gaz

22:53 : 24/09/2025
AKTUALITET

Takimi sekret në ishujt Karaibe mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës

19:35 : 24/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në Tiranë, Rama: Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve

18:40 : 24/09/2025
Para

FOTO/ 51-vjeçari u gjet i vdekur në Durrës, policia: U dh*nua më pas u v*a me thikë

TË GJITHA

Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, vihet nën hetim mjeku në Tiranë

14:54 : 25/09/2025
Foto ilustruese

Anulime dhe vonesa në fluturime, çfarë pritet të ndodhë nga greva në Itali

14:45 : 25/09/2025

Silva Caka braktis Partinë e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

14:32 : 25/09/2025

Ishte duke kaluar te vizat e bardha, makina përplas këmbësorin në Fier

14:28 : 25/09/2025

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

14:11 : 25/09/2025

U kapën me kan*bis, arrestohen 4 të rinj gjermanë në Shëngjin

14:04 : 25/09/2025

Dënohet me 5 vite burg ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy

13:50 : 25/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com