Një tjetër demokrat ka deklaruar publikisht se nuk do t’i thoshte jo një kandidimi për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Bëhet fjalë për Et’hem Agan, i cili ishte kandidat për deputet edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku arrit të merrte 4 846 vota preferenciale.
I pyetur nëse a do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, Aga tha se janë forumet ato që vendosin, por shtoi se nuk do i kthente shpinën luftës. Gjithashtu, ai konfirmoi se do të japë kontributin e tij në fushatë, kushdo qoftë kandidati.
“PD ka disa standarde ka forumin, këshillin kombëtar dhe janë ata që vendosin, kurse në PS është një njeri i vetëm. Unë do jem pjesë e fushatës së PD por janë forumet e PD dhe partitë e tjera opozitare. Por, unë shpinën luftës nuk ja kthejë. Por unë them se duhet që të jetë një kanddiatë gjithpërfshirës nga e gjithë opozita”, tha Et’hem Aga në një emision televiziv.