Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës procesverbalin e seancës së parë të legjislaturës XI, ku nuk u prezantua programi i qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Opozita votoi kundër ndërsa kërkoi përsëritjen e kësaj seance, e cila ishte parashikuar të zgjaste 25 orë, ndërsa zgjati vetëm 25 minuta.
Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi që seanca për miratimin e ministrave dhe qeverisë së re të ribëhet nga e para, që deputetët të kenë mundësi të mbajnë diskutimet e tyre. Berisha tha se procesverbali i seancës së kaluar duhet të hidhet në kosh dhe se ajo seancë do të mbetet si më e turpshmja dhe e pashembullta në histori.