Seanca pasardhëse, ku do prezantohej programi i Qeverisë dhe miratimi i kabinetit të ri qeveritar, pati tensione dhe zgjati më pak se 25 minuta, por duket se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi po tenton të qetësojë situatën, edhe pse opozita ka kërkuar mocion për shkarkimin e tij.
Kryeparlamentari ka thirrur një mbledhje të Konferencën e Kryetarëve, ditën e hënë në orën 11:00, ku kërkon që opozita të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues.
Në seancën plenare të pasdites të së martës, Kuvendi miratoi vetëm emrat e socialistëve tek kryesitë e komisioneve të përhershme parlamentare, për shkak se opozita e braktisi atë seancës, teksa nuk kishte dërguar as emrat e saj. E pranishme në sallën e seancave plenare, nga Partia Demokratike ishte vetëm deputetja Jozefina Topalli, e cila votoi kundër, ndërsa 77 socialistë votuan pro.
Më konkretisht socialistët në seancën e sotme miratuan këto emra:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Kryetare – Milva Ekonomi
Nënkryetar – Erion Braçe
Sekretare – Zamira Sinaj
Komisioni Për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Kryetar – Ulsi Manja
Nënkryetar – Damian Gjiknuri
Sekretare – Aurora Mara
Komisioni Për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Kryetar – Bledar Çuçi
Nënkryetare – Olta Xhaçka
Sekretar – Ilirjan Pendavinji
Komisioni Për Edukimin Shkencën dhe Sportet
Kryetar – opozita
Nënkryetare – Evis Kushi
Sekretare – Hatixhe Konomi
Komisioni Për Shëndetësinë dhe Mirqënien Sociale
Kryetar – opozita
Nënkryetar – Eduart Shalsi
Sekretare – Enriketa Jaho
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Kryetare – Anila Denaj
Nënkryetar – Ceno Klosi
Sekretare – Ilva Gjuzi
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kryetar – opozita
Nënkryetare – Iris Luarasi
Sekretar – Ardit Bido
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Kryetar – Blendi Klosi
Nënkryetar – Fadil Nasufi
Sekretar – Saimir Hasalla
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Kryetar – opozita
Nënkryetar – Erion Malaj
Sekretar – Arkend Balla
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Kryetar – Igli Hasani
Nënkryetare – Bora Muzhaqi
Sekretare – Mariana Koçeku
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Kryetar – Fatmir Xhafaj
Nënkryetar Ermal Elezi
Sekretare – Aulona Bylykbashi
Vlen të theksohet fakti se para kësaj seance plenare në Kuvend, grupi parlamentar u mblodh në selinë blu, ku miratoi emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve të përhershme parlamentare, edhe pse e kundërshoi gjatë seancës së paradites ndryshimin e strukturës së re të Kuvendit.
Por, demokratët nuk i depozituan zyrtarisht emrat në Kuvend dhe kjo ka sjellë që ata të mos votohen. Më konkretisht, demokratët përcaktuan këto emra:
Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:
- Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Luciano Boci
- Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa
- Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku
- Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia
Nënkryetarët në komisionet e tjera parlamentare:
- Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo
- Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nënkryetar Oerd Bylykbashi
- Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – nënkryetar Klevis Balliu
- Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – nënkryetar Bledi Himci
- Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – nënkryetar Xhelal Mziu
- Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – nënkryetar Albana Vokshi
- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – nënkryetar Ivi Kaso