• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

11:32 : 20/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike pretendon se Edi Rama ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak se administrata publike po i refuzonte të zbatonte urdhrat e paligjshëm të tij.

“Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore në procedurat e prokurimeve publike, Kryeministri ka zgjedhur të krijojë një mekanizëm të ri informal: të ashtuquajturën ‘ministre virtuale’ Diella.” – tha zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

Sipas saj, koncepti i “ministrit virtual” nuk ekziston në asnjë nen të Kushtetutës apo ligjeve shqiptare, teksa shtroi pyetjet se kush do e mbikëqyr “Diellën”, apo se kush do të mbajë përgjegjësi për shkeljet e saj.

Në deklaratën e dhënë nga selia blu, Vangjeli tha se ligji për prokurimin publik përcakton qartë ndarjen e roleve dhe përgjegjësive për të shmangur pikërisht përqendrimin e pushtetit dhe abuzimet. Sipas saj, Rama ka përqendruar në mënyrë të paprecedentë të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit në një dorë të vetme, në atë të Diellës, që në fakt është një zgjatim i vetë Kryeministrit

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Refuzimi i administratës publike për të zbatuar urdhrat e paligjshëm, ka sjellë shpikjen e ‘ministres virtuale’ Diella nga Kryeministri Rama.

Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore në procedurat e prokurimeve publike, Kryeministri ka zgjedhur të krijojë një mekanizëm të ri informal: të ashtuquajturën ‘ministre virtuale’ Diella.

Sipas Kryeministrit, Diella do të garantojë që tenderat publikë të jenë 100% të pakorruptueshëm dhe tërësisht transparentë.

Por në thelb, kjo nismë ngre një sërë shqetësimesh serioze ligjore dhe kushtetuese:

Koncepti i ‘ministrit virtual’ nuk ekziston në asnjë nen të Kushtetutës apo ligjeve shqiptare. Emërimi, betimi dhe shkarkimi i një ministri rregullohet qartë në ligj, dhe nuk mund të zëvendësohet me një entitet të paidentifikuar ligjërisht.

Mungon çdo formë e përgjegjshmërisë ligjore apo institucionale për këtë ‘ministër virtual’. Kush e mbikëqyr Diellën? Kush mban përgjegjësi në rast shkeljesh ligjore apo dëmi ndaj financave publike?

Ligji për prokurimin publik përcakton qartë ndarjen e roleve dhe përgjegjësive. Nga titullari i autoritetit kontraktor, te përgatitja e fondit limit, hartimi i specifikimeve teknike, vlerësimi i ofertave dhe mbikëqyrja e zbatimit të kontratës – çdo hap është i rregulluar dhe i ndarë mes aktorësh të ndryshëm, për të shmangur pikërisht përqendrimin e pushtetit dhe abuzimet.

Kryeministri Rama ka përqendruar në mënyrë të paprecedentë të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit në një dorë të vetme, në atë të Diellës, që në fakt është një zgjatim i vetë Kryeministrit.

Ky është thelbi i problemit me korrupsionin në tendera: jo sistemi elektronik i prokurimeve, i cili është i sigurt, dhe as legjislacioni ekzistues, por ndërhyrjet e vazhdueshme për të shpallur fitues operatorë të paracaktuar, në kundërshtim me kriteret e ligjshme të garës.

Dekreti i Presidentit të Republikës, konfirmoi zyrtarisht përfshirjen e Kryeministrit në ngritjen dhe drejtimin e kësaj strukture joformale, përmes të cilës ai synon të ushtrojë kontroll absolut mbi fondet publike.

‘Ministrja virtuale Diella’, ose ndryshe, vetë Edi Rama, nuk i plotëson kriteret ligjore për një administrim efikas, efektiv dhe ekonomik të burimeve publike.

Ky mekanizëm nuk garanton transparencë, ligjshmëri, apo mbrojtje ndaj keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë publike, përkundrazi, i hap rrugën abuzimit pa asnjë llogaridhënie.

Etiketa: diellaEdi RamaGenta Vangjeliministrja virtualePDprokurimet publikeRamatenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Mediat e huaja: Karteli "Çopja-Çela" e siguronte drogën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom