• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konsumuan karamele me kanabis, shefi i Pediatrisë: Ja si paraqitet gjendja e 3 motrave

10:22 : 19/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Shefi i pediatrisë në Korçë, Robert Rado, ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e 3 motrave që konsumuan karamele me përmbajtje kanabisi që i gjetën pranë një koshi mbeturinash.

Rado tha se falë ndërhyrjes mjekësore, gjendja e motrave 7 dhe 11 vjeçare është e përmirësuar, ndërsa vijon të jetë e rëndë gjendja shëndetësore e vajzës 3 vjeçare, e cila për shumë orë ka qenë e intubuar.

“Ky ishte i pari që erdhi në gjendje të rëndë dhe u detyruam ta intubonim fëmijën në shërbimin e reanimacionit të të rriturve. Pasi pamë gjendjen, u konsultuam dhe, duke u nisur nga rrethanat dhe koha, vendosëm ta intubonim për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për t’i shpëtuar jetën”, tha pediatrit Rado referuar 3-vjeçares.

“Aktualisht, që po flasim, kemi ardhur nga reparti i reanimacionit të të rriturve, ku fëmija ruan parametrat jetësorë, është me oksigjen në një gjendje të kënaqshme brenda normave. Por përsëri është shpejt për të dhënë mendime përfundimtare mbi ecurinë, sepse këto substanca kanë efekte afatgjata. Efektet mund të zgjasin nga 6 orë deri në 3 ditë, ndërsa eliminimi i tyre nga organizmi, përmes sistemit renal, pra urinimit, mund të shkojë deri në 15 ditë”, shtoi pediatri.

Lexo edhe:

Helmimi i të miturave në Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele me hashash, intubohet 3-vjeçarja

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

Shefi i pediatrisë, Robert Rado: Atëherë, aktualisht gjendja e tre vajzave është kjo. Këto ishin tre vajza të moshave të ndryshme: njëra ishte 11 vjeç, më e madhja; tjetra ishte 8 vjeç; dhe më e vogla 3 vjeç. Më e madhja nuk kishte shfaqur ndonjë simptomë problematike. Kishte vetëm efekte të lehta të substancës që kishte përdorur. Asaj iu dha një ndihmë e veçantë, u mbajt në observim.

Vajza që ishte 8 vjeç kishte simptoma të lidhura me substancën që kishte marrë. U bë ndërhyrja e përshatshme në përputhje me gjendjen dhe sot është më mirë, me parametra normalë, e zgjuar, reagon dhe është në përmirësim.

Problemi ishte me vajzën më të vogël, 3 vjeç, e cila erdhi në gjendje të rëndë, me simptoma nga sistemi nervor, si rezultat i efektit që japin këto substanca mbi të. Bëhet fjalë për një lloj substance që bën pjesë në kanabinoidë, derivatet e kanabisit, të cilat tregtohen apo gjenden nuk e di saktësisht nëpër dyqane ku shiten në formë karamelesh ose aribosh. Kemi edhe kutinë e substancës që kishte marrë. Këto, nëse përdoren pa kriter dhe në moshat pediatrike, japin pasoja të tilla siç i pamë dje.

Ne kemi pasur raste intoksikacionesh nga medikamentet apo lëndë të tjera që përdoren për qëllime të ndryshme, por rast në këtë moshë, veçanërisht 3 vjeç, me këtë lloj substance, nuk kemi pasur. Ky ishte i pari që erdhi në gjendje të rëndë dhe u detyruam ta intubonim fëmijën në shërbimin e reanimacionit të të rriturve. Pasi pamë gjendjen, u konsultuam dhe, duke u nisur nga rrethanat dhe koha, vendosëm ta intubonim për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për t’i shpëtuar jetën.

Aktualisht, që po flasim, kemi ardhur nga reparti i reanimacionit të të rriturve, ku fëmija është ekstubuar, pra është hequr nga aparati i ventilimit. Ruam parametrat jetësorë, është me oksigjen në një gjendje të kënaqshme brenda normave. Por përsëri është shpejt për të dhënë mendime përfundimtare mbi ecurinë, sepse këto substanca kanë efekte afatgjata. Efektet mund të zgjasin nga 6 orë deri në 3 ditë, ndërsa eliminimi i tyre nga organizmi, përmes sistemit renal, pra urinimit, mund të shkojë deri në 15 ditë.

Për këtë e theksuam, për arsye sepse ne nuk e dimë se ku i gjeti fëmija, ia dhanë fëmijës apo çfarë ndodhi saktësisht. Këto janë probleme që i takojnë organeve kompetente, të cilat i kemi njoftuar që në momentin kur u paraqit rasti. A i kanë gjetur, a i kanë blerë, a ia kanë dhënë, këtë nuk e dimë.

Nga të dhënat që morëm nëpërmjet prindërve dhe personave të afërt, thuhet se i kanë konsumuar nga dy copë. Nga dy, pra në formën e karameleve ose aribove që kanë qenë. Gjithsesi, duke parë dozën e përmbajtjes që kanë këto produkte, për fëmijën e vogël ishte një dozë shumë e madhe. Dhe sikurse e theksova, doza nuk është e saktë, pra edhe pse thuhet dy, mund të ketë konsumuar edhe më shumë se aq.

Nuk kemi mundur të masim nivelin e këtyre substancave në gjak, dhe kjo e bën akoma më problematike situatën. Për këtë duhen laboratorë të posaçëm që matin nivelin e substancës.

Analizat janë marrë, analizat janë diskutuar, por qëllimi kryesor ynë ishte trajtimi i menjëhershëm i fëmijës, pasi ishte në gjendje të rënduar. Problemi është se këto lloj substancash nuk kanë një antidot, pra një kundërveprim që të bllokojë efektin e tyre. Ne trajtojmë simptomatikisht, duke ruajtur parametrat jetikë për fëmijën: funksionin e zemrës, sistemin respirator, qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor.

Fëmija ka ardhur me kriza, me të vjella dhe me kriza konvulsive, gjë që tregon se substanca kishte dhënë efekt mbi sistemin nervor qendror.

Etiketa: fëmijëkanabismjeke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Helmimi i të miturave në Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele me hashash, intubohet 3-vjeçarja

21:03 : 18/09/2025
AKTUALITET

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen 5 parcela me kanabis në Shkodër, 3 persona në kërkim

13:15 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Kujdes nga produktet me plumb”, alarmi i ISHP: Dëme të parikthyeshme te fëmijët

15:37 : 16/09/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale për 2024

14:35 : 15/09/2025
AKTUALITET

Kultivoi kanab*s, shpallet në kërkim 52-vjeçari në Shkodër

11:11 : 13/09/2025
Para

Projektligji për gjininë, Albana Osmani: Që sot unë jam një gomar

TË GJITHA

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

14:12 : 19/09/2025

Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi/ Berisha: Do t’i përgjigjemi ‘dhëmb për dhëmb’ qeverisë

14:12 : 19/09/2025

Gjendet e pajetë një amerikane në Shkodër

14:08 : 19/09/2025

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut/ Berisha: Duan ti mbyllin gojën! U krye nga banditë shtetërorë

13:52 : 19/09/2025

Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu: Hakmarrje politike

13:47 : 19/09/2025

Pas 12 vitesh në pushtet, Rama kujtohet për Ministri të Brendshme me standarde europiane

13:34 : 19/09/2025

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Plaurent Dervishi i jep mesazh të koduar ish-zv.drejtorit të Policisë së Durrësit

13:30 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com