• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

12:09 : 19/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

La Bontà është një restorant me stil italian, i vendosur buzë bulevardit të palmave në Lushnjë, një pikë takimi për familjet që kalojnë të dielat bashkë dhe për të rinjtë që ndalen gjatë javës për një kafe ‘espresso’.

Përveç picave dhe pjatave me makarona dhe salcë domateje, në fund të muajit gusht, restoranti filloi të reklamonte edhe investime në kriptovaluta, duke premtuar “përfitime të përjetshme” dhe “shumë shpërblime”. Sipas Policisë së Shtetit, pas reklamve fshihej një skeme tipike mashtruese piramidale.

“Sa më shumë persona sillje dhe sa më e madhe të ishte shuma e investuar, aq më të larta të ardhurat e premtuara,” tha Polica e Shtetit.

“Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për përvetësim fondesh përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet e larta përfitonin, ndërsa shumica, sidomos pjesa fundore e piramidës, humbnin kursimet e tyre,” shtoi ajo.

Lexo edhe:

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

Skema piramidale “XUEX”, Gjykata e Fierit lë në burg 4 të arrestuarit

Kjo skemë dyshohet se ka filluar të aplikohet në Shqipëri në vjeshtën e kaluar përmes aplikacioneve Telegram dhe platformave të tregtimit të kriptomonedhave XUEX dhe Binance. Ajo ka marrë përmasa të gjera duke përfshirë qindra qytetarë, më së shumti në zonën e Divjakës e të Lushnjës.

Sipas të dhënave hetimore, kjo skemë ka përfshirë dhe nëpunës publikë, të cilët kanë rekrutuar edhe familjarë e miq të tyre, duke i joshur të investonin kundrejt premtimeve për fitime të shpejta e të konsiderueshme.

Por në muajt e fundit skema filloi të mos funksiononte, pasi investitorëve nuk po u ktheheshin paratë e tyre sipas premtimit, ç’ka çoi në ekspozimin e saj.

Agjentë të infiltruar

Emanuel Taullau, 21 vjeç, punonte si kamarier në “La Bonta” në Lushnjë deri më 14 shtator, kur u arrestua si një nga gjashtë të dyshuarit si të përfshirë në skemën piramidale me kriptomonedha.

Ai tha para hetuesve se merrte 45 mijë lekë rrogë në muaj dhe se kishte investuar 100 mijë lekë në qershor 2025 në platformën XUEX, të cilën e kishte njohur nga shoqëria. Investimin e bëri përmes llogarisë në Bankën Tirana, duke kaluar paratë në platformën e kriptovalutave Binance e më pas në XUEX. Sipas tij, kishte përfituar virtualisht 120 mijë lekë, të cilat nuk i kishte tërhequr, por i kishte ruaj në kripto.

Më 27 gusht, Policia e Fierit nisi hetimet me agjentë të infiltruar, pasi në vitrinën e restorantit ku punonte Taullau u gjetën postera që reklamonin XUEX me slogane si “Investim një herë, përfitime të përjetshme”. Agjentët u prezantuan si të interesuar dhe Taullau u shpjegoi se duhej një depozitë prej 1000 dollarësh dhe se informacionet shpërndaheshin në grupe Telegram. Ai shtoi se qendra e platformës ishte në Divjakë dhe kishte shumë pjesëmarrës.

Në një takim të dytë, Taullau i prezantoi agjentët me kolegun e tij, Flavio Mukaj, 23 vjeç, i cili u arrestua gjithashtu. Dy kamarierët regjistruan një nga agjentët e infiltruar në platformën Binance dhe në grupet e Telegram, më pas Taullau bëri transferimin e 1000 dollarëve në XUEX, duke përdorur edhe 100 dollarë nga llogaria e Mukajt. Agjenti i dorëzoi atij 100 mijë lekë në cash, ndërsa e gjithë procedura u dokumentua me audio dhe video.

Kur u pyet si person nën hetim, Taullau tha se ishin vetë agjentët e infiltruar që i kërkuan shpjegime për reklamën dhe ai u ndihmoi pasi ishte i regjistruar në platformë. Ai këmbënguli se nuk ishte i punësuar në ndonjë kompani të tillë, por vetëm shfrytëzoi njohuritë e tij teknologjike për t’i regjistruar. Po ashtu, i riu theksoi se nuk kishte përfituar asgjë për këtë shërbim dhe nuk kishte regjistruar persona të tjerë më parë. Për shumën e investuar, deklaroi se nuk dinte çfarë fati kishte pasur.

Megjithatë, ai u arrestua në flagrancë, së bashku me Mukajn dhe pronarin e lokalit, Arbër Çela. Këtij të fundit iu sekuestrua një Audi Q7 që sipas policisë dyshohet se ishte blerë me të ardhura nga veprimtaria e paligjshme online me kriptomonedha.

Kush është Leo Smith?

Hetimet e policisë në Divjakë zbuluan përfshirjen e dhjetëra personave në këtë skemë piramidale me kriptomonedha, të organizuar përmes aplikacionit Telegram dhe platformës XUEX.

Një prej të dyshuarave si agjent i skemës është 35-vjeçari Ereledio Shebeku, i shpallur në kërkim, i cili ka krijuar një grup me pesë persona në Telegram, ku secili ka investuar shuma që varionin nga 1 mijë deri në 5 mijë dollarë.

Shebeku komunikonte rregullisht me një person të identifikuar si Leo Smith. Përveç investimeve, pjesëmarrësve u kërkohej të bënin “like” faqeve të dërguara në Telegram në orare të caktuara çdo ditë, kundrejt një premtimi përfitimi prej 1% të investimit.

Leo Smith prezantohet si një person që bën komunikime me përdorues të platformës XUEX përmes Telegram-it, si “mentori” ose njeriu që jep “sinjale tregtare” dhe motivime për investime. Ai thuhet të jetë britanik, sipas deklaratave nga persona që janë përfshirë në skemë. Smith përdor një gjuhë relativisht formale, shpesh me mesazhe që duken automatikë ose “robotike”.

Disa ekspertë besojnë se mund të jetë edhe një identitet fiktiv, ose një lloj programi kompjuterik, që vepron përmes mesazheve të automatizuara.

Në dëshmitë e mbledhura shfaqen edhe elementë të frikës dhe presionit.

Marius Kodra, 28 vjeç nga Tirana, ka treguar se pasi rekrutoi të tjerë persona, filloi të kërcënohej për kthimin e parave të tyre. Në bisedat e siguruara nga policia, “Leo Smith” i është përgjigjur pa dhënë garanci: “Nuk janë paratë që humbasin, është vetëm vonesë në pagesë… e vetmja gjë që mund të bëjmë është të presim”.

Sipas policisë, vetëm në territorin e Bashkisë Divjakë janë regjistruar rreth 580 persona, të cilët kanë investuar shuma të konsiderueshme, ndërsa fitimet e premtuara duhej të tërhiqeshin çdo 45 ditë përmes llogarive bankare dhe platformës Binance.

Nga hetimi rezulton se Shebeku ka përfshirë edhe familjarët e tij, ndërsa një tjetër e dyshuar, Brunilda Ndini, punonjëse e Bashkisë Divjakë, ka futur në platformë kolegë dhe banorë të zonës.

Edhe pronari i restorantit “La Bonta” në Lushnjë, Arbër Çela, ka pranuar se kishte investuar 2,300 dollarë në prill, duke tërhequr deri në 9 mijë dollarë në Prizren, Kosovë.

Ai e ka cilësuar veten të mashtruar dhe ka mohuar të ketë rekrutuar persona të tjerë.

BIRN bisedoi me dy zyra këmbimi valutor në Prizren të Kosovës, të cilat ofrojnë edhe shërbime për shkëmbimin e kriptomonedhave.

Një prej agjentëve tha se nuk kishte dijeni për raste të tilla, ndërsa një tjetër, në kushte anonimiteti, pohoi se gjatë muajve korrik dhe gusht ka pasur një fluks shtetasish shqiptarë që kanë konvertuar vlerat e tyre nga platforma “Binance” në euro dhe i kanë tërhequr në cash.

Sipas tij, çdo javë kanë mbërritur nga pesë deri në dhjetë persona, ndërsa shumat e tërhequra kanë lëvizur nga 3 mijë deri në 5 mijë euro secili. Ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë interesim nga autoritetet ligjzbatuese, as në Kosovë e as në Shqipëri, për këto transaksione.

Hetuesit thonë se skema funksiononte si një zinxhir rekrutimi, ku individët që hynin të parët sillnin të tjerë, duke rritur vazhdimisht rrjetin dhe fitimet e premtuara. Përmes kësaj metode, sipas policisë, është ngritur një skemë e mirëfilltë mashtruese, që ka përfshirë një numër të madh banorësh të Divjakës dhe zonave përreth./BIRN

Etiketa: skema piramidaleXUEX

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025
AKTUALITET

Skema piramidale “XUEX”, Gjykata e Fierit lë në burg 4 të arrestuarit

15:23 : 17/09/2025
AKTUALITET

Skemat piramidale/ Nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët. S’e dinim që ishte e paligjshme

12:12 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimet me “Xuex”/ Gjykata e Fierit jep sot masat e sigurisë për 6 të arrestuarit

08:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

19:00 : 16/09/2025
AKTUALITET

Skema piramidale “Xuex”/ Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që joshte qytetarët

13:22 : 16/09/2025
Para

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

TË GJITHA

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com