Emisioni “Stop” shkoi në Vlorë në Agjencinë e Ndërmjetësimit dhe punësimit “FZAD”, me administratore Kaltra Toti. Një mjeke nga Tirana, tregon se sapo u diplomua dhe u punësua në Berat, aplikoi në këtë agjenci për punë në Gjermani dhe për këtë shërbim pagoi 6.300 euro. Mjekja priti dy vjet dhe intervista nuk e bë e paratë nuk u kthyen.
Në kontratën e firmosur mes palëve, thuhej se nëse aplikanti nuk merr përgjigje për një vit, atëherë i kthehen paratë. E reja disponon edhe të gjithë komunikimin dhe faturat e bankës për pretendimet e saj. Kur ajo e kërcënon Kaltrën me denoncim në polici, kjo e fundit i kthen 3.300 euro duke i premtuar më vonë pjesën tjetër.
Mjekja: Alo?
Administratorja Kaltra Toti: Alo? Mirëmëngjesi, Imelda!
Mjekja: E bëre pagesën?
Administratorja Kaltra Toti: Jo, jo! Nuk e bëra akoma, sepse kjo tani po vete në bankë që t’i hedhë lekët, se është me fëmijë të vogël, edhe do m’i hedhë mua, unë do t’i tërheq. Vjen dot pasdite në Vlorë?
Mjekja: Për të marrë lekët?
Administratorja Kaltra Toti: Po, që të marrësh lekët dhe të flasim si njerëz.
Mjekja: Jo, për të folur s’kemi çfarë flasim! Po lekët do m’i japësh të gjitha kur të vij në Vlorë?
Administratorja Kaltra Toti: Po do t’i jap, kur të vish, o Imelda. Tani, ajo po vete, po i hedh në bankë. Unë do t’i tërheq dhe do t’i jap ty pastaj, kur të vish!
Mjekja: Ok në rregull! Ama, në qoftë se unë vij në Vlorë, edhe nuk më jep sikur edhe një qindarkë, siç ma bëre herën e fundit, unë që sot Kaltra do të denoncoj!
Administratorja Kaltra Toti: Absolutisht!
Mjekja: Por do të denoncoj në Vlorë, do të denoncoj edhe në Tiranë, biles edhe mediatikisht si rast! Dua të më japësh 3.300 euro, edhe dokumentet. Urgjent, t’i thuash asaj zonjës, të më dërgojë dokumentat.
Por prej disa muajsh, sërish e gënjen. Pas mjekes, me Kaltra Totin, komunikon gazetarja e “Stop” dhe Kaltra detyrohet më në fund të kthejë shumën e mbetur të parave.
Gazetarja: Përshëndetje! Me znj. Kaltra Toti flas?
Administratorja Kaltra Toti: Po!
Gazetarja: Unë jam Odeta Gjevori, gazetare nga emisioni “Stop”.
Administratorja Kaltra Toti: Po!
Gazetarja: Te emisioni ynë ka ardhur Imelda, mjekja e cila është mashtruar nga ju, për sa i përket një kontrate që ka bërë me ju para një viti.
Administratorja Kaltra Toti: Odeta, unë të falënderoj që po më merr, por unë e kam kthyer detyrimin tek Imelda.
Gazetarja: Edhe njëherë, ti nuk e ke kthyer detyrimin sepse detyrimi është 6.300 euro.
Administratorja Kaltra Toti: Imeldës i janë kthyer 4 mijë euro. Sot do t’i kthehet edhe pjesa e fundit.
Mjekja: Më duhen edhe dokumentet sepse dokumentet kanë një vlerë goxha për mua. Dokumentet i dua të papërkthyera, të panoterizuara.
Administratorja Kaltra Toti: Dokumentet t’i dërgon përkthyesja se dokumentët janë në Gjermani.
Mjekja: Mua më duhen urgjent sepse më duhet një muaj tjetër që të nxjerr dokumentet, ndërkohë që unë vetë e sigurova një kontratë dhe më dueht të regjistrohem për provimin em atë kontratë që kam siguruar. Pra më duhen dokumentet! Ti e di këtë punë shumë mirë se ta kam thënë që në maj!
Administratorja Kaltra Toti: Unë kam folur dje me përkthyesen dhe përkthyesja tha, që nëqoftëse Imelda kërkon dokumentat, do t’ia nis direkt me postë. i dërgon menjëherë ajo posta, Imelda. Bën 60 euro, do ta paguaj unë edhe postën. Por t’ia nis tani asaj edhe lekët e postës, edhe të dërgoj dokumentat. Tani unë më shumë se kaq, nuk mund të bëj!