• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen për 500 euro menaxhimin e kompleksit luksoz në Vlorë

09:49 : 17/09/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Sipërmarrësja Ela Puka, bashkëshortja e ish-drejtorit të kompanisë publike të naftës, “Albpetrol” sha, Endri Puka, ka bërë një goditje sa spektakolare, aq edhe të mistershme financiare.

Pak ditë më parë, ajo ka blerë për vetëm 500 euro (51 mijë lekë) 51 përqind të aksioneve të shoqërisë “A.T. Oricum”, me emrin tregtar “Azar Luxury Hotel”.

Në foto: Kompleksi turistik “Azar Luxury Hotel”, në Vlorë

Kompania, e cila deri më tani, ishte në pronësi të inxhinierit me origjinë greke, Kostantinos Muola, rezulton që të jetë menaxhuese e një kompleksi të madh dhe shumë luksoz, pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë Lungomares.

Lexo edhe:

ABI Bank i futet ndërtimit, krijon shoqëri komandite për të ndërtuar resort 32 hektarë në Poro të Vlorës

Hija e D’Alemas/ Rama i fal Pashalimanin biznesmenit italian që hetohet për mashtrim 20 mln euro

Shoqëria shërben si një ndërmjetëse mes pronarëve të apartamenteve dhe turistëve të ndryshëm, të cilët kërkojnë apartamente me qira ditore ose disa-ditore (Air Bnb).

Pronari i mëparshëm, Muola ka vendosur të shesë të gjithë aksionet e tij, megjithëse sipas bilanceve tregtare, shoqëria rezulton me fitim të mirë. Gjatë vitit 2024, “A.T. Oricum” deklaron xhiron në shumëm e mbi 500 mijë euro, ndërkohë që fitimi neto është shënuar 35 mijë euro.

Në foto: Kontrata për shitjen e aksioneve të “A.T. Orikum”

Transaksioni mes palëve duket në vlera minimale, referuar fitimeve të kompanisë. Megjithatë, shkaqet e kësaj shitjeje nuk janë specifikuar në kontratën e shit-blerjes, së konsultuar nga “Boldnews.al”.

Bizneset e çiftit Puka

Ela Puka rezulton aksionere në disa kompani të ndryshme, me aktivitete konsulence apo investimesh në fushën e ndërtimeve dhe hidrokarbureve.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Endri Puka, zotërojnë gjithashtu një shoqëri marketingu. Ndërkohë, edhe Endri rezulton aksionerë në disa subjekte private, mes të cilave “Aksent L&BC”, një studio konsulence për zhvillimin e bizneseve.

Në foto: Bashkëshortët Endri dhe Ela Puka

Të dhënat e publikuara më herët në media tregojnë se zyra e konsulencës së Endri Pukës ka përfituar, më së paku 1.4 milionë euro nga kompania private e naftës, “Bankers Petroleum”.

Ky raport financiar mes “Bankers” dhe zyrës së konsulencës së Endri Pukës është shoqëruar me dyshime publike për një skemë pastrimi parash dhe korrupsioni. Këto dyshime mbështeten në faktin që Endri Puka, për disa vite ka qenë drejtor i përgjithshëm i “Albpetrol”, kompania publike e naftës që kishte për detyrë kontrollin e aktivitetit të “Bankers”.

Në korrik të këtij viti, Prokuroria e Fierit arriti në konkluzionin se kompania “Bankers” dyshohet se është përfshirë në një skemë shumë të madhe pastrim parash dhe mashtrimesh financiare në dëm të shtetit. Sipas prokurorëve, aktiviteti i dyshuar kriminal është shtrirë në një kohë të gjatë, në të cilën përfshihet edhe periudha kur “Albpetrol” drejtohej nga Endri Puka.

Në kuadër të atij hetimi, u arrestuan drejtuesi ekzekutiv i Bankers, shtetasi kinez Hongping Xiao, paraardhësi i tij, Leonidha Çobo, si edhe tetë anëtarë të tjerë të stafit të shoqërisë private. Ndërkohë, Prokuroria e Fierit ka njoftuar se hetimi është ende në zhvillim dhe po verifikohen, ndër të tjera, edhe përgjegjësitë e drejtuesve ndër vite të shoqërisë publike “Albpetrol, sha”.

Endri Puka tek “Albpetrol”

Endri Puka u emërua në krye të “Albpetrol sha” në Tetor të vitit 2013, si një investim i drejtëpërdrejtë i deputetit socialist të asaj kohe, Koço Kokëdhima. Puka kishte drejtuar më herët administrativisht grupin mediatik të Kokëdhimës dhe raportet mes tyre ishin shumë të forta.

Puka qëndroi në detyrë për një periudhë gati 5-vjeçare. Ndërkohë që pozitat e tij ishin shumë të forta fillimisht, për shkak të mbështetjes nga Kokëdhima, ai e humbi fuqinë pas “mentori” i tij politik krisi raportet me kryeministrin Edi Rama.

Në vitin 2018, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) zbuloi një seri shkeljesh të rënda në raportet mes “Albpetrolit”, të drejtuar nga Endri Puka dhe kompanisë “Bankeres Petroleum” (B.P.A).

Në foto: Endri Puka ka qenë drejtor i “Albpetrol” në periudhën 2013-2018

KLSH i rekomandonte në atë kohë Pukës që të mbante në kontroll veprimtarinë e “Bankers”, pasi ishin konstatuar se kompania private zhvillonte procedura tenderuese për mallra e shërbime me çmime shumë më të larta se tregu. Sipas KLSH, kjo situatë ndikonte në uljen e fitimeve të shoqërisë dhe, rrjedhimisht, edhe në uljen e taksës që “Bankers” duhet t’i paguante shtetit.

Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandonte Endri Pukës që të monitoronte zbatimin e projekteve të aplikuara nga “Bankers”, pasi ishin konstatuar devijime të rëndësishme.

Përballë këtyre gjetjeve, “Albpetrol” iu përgjigj me sulm Kontrollit të Lartë të Shtetit: “Raporti i publikuar nga KLSH është një sulm dashakeq me motive personale i urdhëruar nga kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj kundrejt Albpetrolsh.a. Ky nuk është rasti i parë që ky institucion vepron në këtë mënyrë në dëm tëAlbpetrolsh.a.”, thuhej në një deklaratë publike të zyrës së Endri Pukës në “Albpetrol”.

LEXO EDHE:

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

Etiketa: AlbpetrolBankersela pukaEndri PukaEraldo Shekoklshresort“Azar Luxury Hotel”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

ABI Bank i futet ndërtimit, krijon shoqëri komandite për të ndërtuar resort 32 hektarë në Poro të Vlorës

14:30 : 16/09/2025
AKTUALITET

Hija e D’Alemas/ Rama i fal Pashalimanin biznesmenit italian që hetohet për mashtrim 20 mln euro

16:47 : 12/09/2025
BOTA

Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking

13:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025
AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Hetimet në vendnumëro, miliarda euro të zhdukura dhe zyrtarë të pandëshkuar

15:54 : 03/09/2025
AKTUALITET

Skema e pastrimit të parave banka-krim/ Raiffeisen Bank i dha kredi Fadil Ballës, futet nën ‘rrjetën’ e SPAK

19:14 : 19/08/2025
Para

E rëndë në Kurbin, 30-vjeçari hidhet nga ballkoni

TË GJITHA

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

13:33 : 17/09/2025

Zbardhet programi i Qeverisë për 4 vitet e ardhshme

13:14 : 17/09/2025

Përplasje e brendshme në KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ndërhyjnë ndërkombëtarët

13:11 : 17/09/2025

Merz akuzon Putinin për sabotim: Do destabilizimin e Evropës

13:02 : 17/09/2025

Rubin mbyll dëshminë në Hagë: Ishte privilegj të flas për UÇK-në

12:54 : 17/09/2025

DASH telefonon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ja çfarë diskutuan

12:52 : 17/09/2025

Trafik d*oge dhe pastrim parash, sekuestrohen pasuritë familjarëve të Fatjon Dautajt

12:29 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com