Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, i ftuar në A2 CNN, u vendos përballë një shkrimit të tij të vjetër, ku akuzonte Sali Berishën për kapjen e partisë.
“Demokratët nuk janë dele dhe nuk po kërkojnë një bari”, shprehej Gjekamarkaj dhe i pyetur nëse ”hoqi dorë Berisha së qëni çoban, apo përkrahësit e tij u bën dele të bindura”, siç ai kishte frikë, deputeti demokrat u përgjigj duke thënë se asokohe ka shkruar nën ndikimin e emocioneve momentale.
“Nuk besoj që të ushqejmë të tashmen me të shkuarën sepse ne e kemi tejkaluar të gjithë situatën emocionale ku kemi qenë. Atë të konfliktit, qoftë edhe kur kemi shkruar edhe kur kemi folur. Kemi patur pasionet e momentit se njerëz jemi. Por di të them se Sali Berisha është dëshmuar për herë të dytë në lartësinë e madhe të historisë, njëherë në dhjetorin e 90’ duke udhëhequr revolucionin, tani duke shpëtuar pluralizimin dhe PD pa llogaritur një pafundësi të madhe shërbimesh që i ka bërë vendit si Kryeministër apo President”, u shpreh Gjekmarkaj