• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet lokale në landin NRW test për qeverinë në Berlin

11:28 : 14/09/2025
në BOTA

Po, mund të jenë “vetëm” zgjedhje lokale, por janë zgjedhjet e para në Gjermani që kur qeveria federale, e përbërë nga partitë konservatore CDU dhe CSU dhe Socialdemokratët  (SPD), mori detyrën në maj.

“Ky është, në një farë mënyre, testi i lakmusit për qeverinë federale”, thotë për DW, Oliver Lembcke, studiues i shkencave politike në Universitetin e Bochum në rajonin e Ruhr-it.

Zgjedhjet janë gjithashtu të rëndësishme sepse landi NRW, Nord Rhein-Westfalen (Renani Veriore-Vestfali) në Gjermaninë perëndimore, me afërsisht 18 milionë banorë, është landi me popullsinë më të madhe i Gjermanisë. Edhe për shkak të diversitetit të madh ekonomik dhe shoqëror, ai shihet si Gjermania në miniaturë. Në këtë land gjenden qytete të mëdha si Këlni, Dyseldorfi dhe Dortmundi, zona rurale, si dhe qytete me industri të njohur, ky land ka peshë si për sektorin e shërbimeve edhe bujqësinë. Rreth një ndër katër banorë në këtë land ka sfond migrimi, ngjashëm me pjesën tjetër të Gjermanisë.

Përveç kësaj, landi NRW dhe veçanërisht rajoni i Ruhr-it, janë konsideruar gjithmonë si “zemra e socialdemokracisë”. Kancelari Friedrich Merz i CDU-së gjithashtu vjen nga ky land. Prandaj, të dyja partitë mezi presin se si do të jetë  performanca e tyre politike.

Ndjesia se politika nuk kujdeset

Lexo edhe:

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

Më 14 shtator në NRW zgjidhen këshillat bashkiakë dhe komunalë, këshillat e qarqeve si edhe drejtpërdrejt kryetarët e bashkive dhe administratorët e rretheve. Në zgjedhjet lokale, individët shpesh luajnë një rol më të rëndësishëm sesa partitë: Sepse përfaqësuesit lokalë janë në terren, ata merren me çështje konkrete lokale, siç janë psh. shkollat, transporti publik dhe ekonomia lokale. Prandaj, njerëzit ndonjëherë votojnë ndryshe në zgjedhjet lokale krahasuar me ato federale, ku janë në lojë politikat “e mëdha”.

Por një gjë është që tani e qartë: Shumë njerëz në NRW janë të pakënaqur me gjendjen e komunave të tyre, veçanërisht me infrastrukturën, thotë Oliver Lembcke: “Rrugët, urat, transporti publik, shkollat ​​- kjo i bën njerëzit të pakënaqur mjaft shpejt, veçanërisht kur ata ndiejnë se politikanët nuk po kujdesen për këtë.”

Por nuk bëhet fjalë vetëm për problemet lokale, pranon Lembcke: “Në fushatën zgjedhore po shohim gjithashtu se çështjet me rëndësi politike në vend luajnë gjithashtu një rol në fushatën zgjedhore, siç janë psh. migrimi, mbingarkesa me migrimin dhe integrimi.” Disa nga këto probleme nuk mund të zgjidhen përmes politikës lokale, por “ato ende luajnë një rol”.

Jo kryetarë bashkie nga AfD, megjithë shtimin e votave

Sipas sondazheve, Socialdemokratët në veçanti pritet të kenë humbje të konsiderueshme, ndërsa Alternativa për Gjermaninë  (AfD), e cila është pjesërisht ekstremiste e krahut të djathtë, ka të ngjarë të forcohet. Shumë komuna tradicionalisht kanë qenë bastion i SPD-së. Në zgjedhjet e fundit lokale pesë vjet më parë, AfD mori vetëm rreth 5 përqind; këtë herë, sondazhet parashikojnë një rritje trefish.

Zëvendëskancelari i SPD-së, Lars Klingbeil, i paralajmëroi kolegët e tij të partisë gjatë fushatës zgjedhore: “Ne duhet t’u përgjigjemi shqetësimeve të njerëzve”. Shumë punëtorë në industritë e çelikut, kimike dhe atë automobilistike kanë frikë për humbjen e vendeve të punës. Studiuesi Oliver Lembcke është i mendimit, se straegjia e AfD-së është ndërlidhja e problemeve me strehimin, qiratë e larta dhe problemeve në shkolla me migrimin: “Mbi këtë strategji AfD-ja lulëzon; këto janë temat ku ajo triumfon, kurse SPD-ja humbet më shumë sepse, në shumë mënyra me të drejtë, nuk e sheh këtë si një ndërlidhje kaq strikte, madje disi i reziston asaj, por shpesh ka heshtur në vend që t’i adresojë çështjet.”

Megjithatë ndoshta nuk do të ketë kryetarë bashkie nga AfD pas zgjedhjeve lokale, sipas Lembcke: “Gjatë zgjedhjeve ku kandidatët zgjidhen drejtpërdrejt, shfaqen aleanca që bëjnë rezistencë, pra partitë e tjera do të bien dakord për kundërshtarin apo kundërshtaren me më shumë shanse, do të mbështesin atë e kështu do të parandalojnë që bashkitë të marrin ngjyrën blu të AfD-së.”

Pakënaqësi e madhe me qeverinë federale

Atmosfera jo optimiste në landin NRW përkon më rezultatet e sondazhit të trendit në Gjermani të ARD-së, nga 3 shtatori. Shifrat duhet t’i shqetësojnë partitë qeverisëse, CDU/CSU dhe SPD. Sipas sondazhit, vetëm 22 përqind janë të kënaqur me punën e qeverisë federale.

Veçanërisht problematike për qeverinë federale: në sektorë si ekonomia, politika e jashtme dhe politika tatimore dhe financiare, AfD tani shihet si dukshëm më kompetente në zgjidhjen e problemeve sesa më parë. Në politikën e refugjatëve dhe azilit, të anketuarit madje besojnë se AfD ka nivelin më të lartë të kompetencës për herë të parë, madje përpara CDU/CSU.

Rezultate të larta të AfD- në landin NRW mund të rrisin tensionet brenda koalicionit qeveritar, sidomos për temat aktualisht mjaft të debatuara të migrimit, sigurisë së brendshme dhe shtetit social. Ato do të ishin po ashtu një sinjal për polarizimin politik edhe në perëndim, që deri më tani konsiderohej si një fenomen në landet lindore gjermane. Kancelari Friedrich Merz në një vizitë në NRW u mundua të sheshojë paraprakisht atmosferën para pritshmërive që AfD mund të rrisë elektoratin. “Zgjedhjet lokale mbeten zgjedhje lokale”, tha Merz. CDU, sipas sondazheve mbetet partia kryesore në zgjedhjet lokale, edhe falë popullaritetit të kryeministrit të landit, Hendrik Wüst./DW

Etiketa: berlinGjermaniZgjedhjet

Lajme të lidhura

BOTA

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025
BOTA

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

10:33 : 15/11/2025
BOTA

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

11:01 : 14/11/2025
BOTA

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025
BOTA

Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

15:25 : 13/11/2025
BOTA

Planifikonte atentat ndaj Merkelit dhe Scholz, arrestohet 49-vjeçari në Gjermani

12:23 : 11/11/2025
Para

Tubim masiv kundër emigracionit në Londër! Çfarë ndodhi në protestën “Unite the Kingdom” (Video)

TË GJITHA

Pas ‘Foltores 2’, Berisha mbledh Kryesinë në seli, çfarë pritet

10:42 : 18/11/2025

Rrezikon të përplaset nga era e fortë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në radë

10:41 : 18/11/2025

Të miturit në Fier bëhen prindër, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejt!

10:39 : 18/11/2025

Modelja rumune e Only Fans bëhet pjesë e BBVK: S’më pëlqen të fle, për skandal jam gati

10:22 : 18/11/2025

‘Fundoset’ banesa në Mat, evakuohet familja me shtatë anëtarë

10:08 : 18/11/2025

Përmbytjet prekin edhe Prishtinën, anullohet procesi mësimor

10:01 : 18/11/2025

Moti i keq/ AKMC tregon situatën në terren: I dëmtuar aksi Breg Lumi-Theth, Fushë Arrëzi pa drita

09:54 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com