• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: Do e rrëzojmë kartelin Soros dhe narkoshtetin e Ramës

20:43 : 13/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas betimit në seancën e parë të Kuvendit të ri të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar procesin si një “farsë elektorale” dhe Kuvendin si të “uzurpuar nga autokracia e Edi Ramës”.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se pavarësisht deformimit të rezultatit zgjedhor, do të vijojë angazhimin si përfaqësues i qytetarëve të Tiranës dhe njësive administrative që i besuan votën.

“Karteli Soros dhe Narkoshteti i Ramës, do të rrëzohen me çdo kusht!”, shprehet ai, ndësa shton se PD do përballet në çdo front me keqqeverisjen dhe autokracinë.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Lexo edhe:

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Pas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama.

Pavarësisht të gjithave, është detyrë e Partisë Demokratike dhe e jona si deputetë të mbajmë fokusin tek shqiptarët, tek shqetësimet e qytetarëve dhe opozitarëve të Tiranës që na dhanë votëbesimin, në një klimë të paprecedentë të presionit politik.

Mirënjohje pafund qytetarëve të Tiranës, e në veçanti banorëve të Njësive Administrative nr.2, nr.5, nr.9 dhe Vaqarrit, Pezës e Ndroqit, për rrugëtimin dhe betejën tonë të përbashkët, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Ju garantoj se votëbesimi juaj nuk do të shkojë dëm. Personalisht kam dhënë prova për këtë!

Çdo demokrat dhe njeri i arsyeshëm sot është i vetëdijshëm për gropën e madhe demografike dhe dramën familjare të shpopullimit, për rrënimin e ekonomive familjare, për vështirësitë e të rinjve për të ndërtuar një jetë dinjitoze në shtëpinë e tyre.

Në të njëjtën kohë është në sytë e të gjithëve ne emëruesi i përbashkët dhe rrënja e problemeve ekonomike, sociale dhe krizës së përfaqësimit.

Problemi është qeveria e Ramës, e cila legjitimohet nga një kartel ndërkombëtar i influencave të paligjshme politike, me axhenda që nuk përputhen më aspiratat, dëshirat dhe nevojat e shqiptarëve të thjeshtë. Karteli Soros dhe Narkoshteti i Ramës, do të rrëzohen me çdo kusht!

Ka një rrugë për të dalë nga kjo fatkeqësi. Është rikthimi tek njerëzit e thjeshtë, tek vlerat njerëzore të pandryshueshme dhe shpirti i madh i një populli kaq të nëpërkëmbur.

Me besimin dhe mbështetjen e tyre mund të përballemi në çdo front me keqqeverisjen dhe autokracinë, nga liritë individuale të shtypura tek lufta ndaj korrupsionit të pandalshëm dhe mbajtjes së pamëshirshme në varfëri të shtresave të gjera të shoqërisë, me qëllim mpakjen e vendit tonë.

Me këtë fatkeqësi politike mund të përballemi dhe ta mposhtim, me dëshirën e mirë, qëndresën dhe mbështetjen nga çdo shqiptar i ndershëm e vullnetmirë.

Faleminderit!

Etiketa: Belind KëlliçiPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
Para

“Diella rrezikon të merret peng”, ish-ministri i PS: Edhe me e-Albania u nxituam

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom