• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fadromat e Ramës nisin rrafshimin e Valbonës, banorët mes lotësh: Po na lenë pa bukë!

13:50 : 13/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës ka tronditur banorët e zonës, duke sjellë dëshpërim, lot dhe akuza të forta.

Të moshuar që kishin ngritur bujtinat me kursime nga djemtë emigrantë, panë fadromat të shembnin muret para syve të tyre. “Jemi shqiptarë, votues të Edi Ramës. Sot më mirë të na pushkatonin. Na vunë fadromën mbi krye dhe na lanë pa bukë,” tha mes lotëve një i moshuar për mediat.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë shembur 3 objekte, 16 të tjera po çmontohen nga vetë banorët për të shpëtuar materialet dhe 3 mbeten në listën e IKMT.

Vijon prishja e bujtuinave në Valbonë/ Banorët në lot: 30
Banore e Valbonës

Atmosfera në fshat është e rënduar: shumë familje, që jetonin vetëm nga turizmi, ndihen të braktisur dhe të tradhtuar. “Kemi marrë kredi, kemi shitur bagëti dhe sot gjithçka na e rrafshuan. Kjo nuk është drejtësi, ky është krim,” – u shpreh një tjetër banor.

“Jam me plot ilaçe, e kam shtëpinë me ujë dhe lagështirë. E kemi ndërtuar për të ngrënë një copë bukë. Fëmijët janë duke qarë… Këtë vit e bëmë, këtë vit e prishën. Të na mbysin ne nëse duan me e prish… ”, tha e moshuara mes lotësh.

Lexo edhe:

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

“Ia prish çatinë… jam shqiptar, nuk jam serb. Rrëzoje dhe lere ashtu… nuk ka bërë vaki. Në tokë tonë, në shtëpinë tonë, është gjynah. Me djeg shqiptari shqiptarin, më keq nuk ka. Kanë ardhur 3 policë dhe 1 police e më thanë ‘Ja pafshi hajrin’. Para votimeve i kemi ndërtuar”, u shpreh i moshuari tjetër.

Aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat malore nuk janë të reja. Vetëm dy muaj më parë, fshati turistik i Thethit u trondit nga ndërhyrja e IKMT-së, ku u shembën dhjetëra kabina e bujtina prej druri. Aty, banorët akuzuan kryeministrin Rama për premtime të pambajtura dhe për mesazhe kontradiktore: fillimisht i ftoi të investonin në trojet e të parëve, më pas i etiketoi si “kriminelë” dhe “zaptues”.

Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë
Pronar i një bujtine në Theth

Shumë prej tyre, të rikthyer nga emigracioni me kursime e kredi, panë ëndrrat e tyre të shkatërruara para syve.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama, është shprehur se aty nuk janë prekur banorët e zonës, por “individë që nuk kishin as lidhje me vendin”. “Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por për ndërtime për qëllime fitimi,” tha Rama, duke shtuar se qeveria ka legalizuar mbi 300 shtëpi të vjetra në Theth dhe se operacioni kishte për qëllim “të çlironte zemrën e parkut kombëtar”. Ai përsëriti se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ndërtimet pa leje dhe paralajmëroi vijimin e aksioneve në të gjithë vendin.

“Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, bëhet fjalë për individë të cilët janë ngjitur deri atje dhe në një masë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të atij vendi dhe rasti flagrant që u bë shkak janë individë që as janë shfaqur të pretendojnë asgjë. Policia po heton si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit të zemrës së Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime të cilat nuk janë për të futur kokën, po janë për qëllime fitimi. Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit duke ja ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e kapin shkelësin në sekondën kur ai fillon bën shkeljen. Mbetet për të parë se çfarë përgjegjësie do të marrë KLP lidhur me zonjën Gjeli e cila nuk ka pranuar të fillojë as hetimet bazuar në denoncimet e bëra. Në Theth janë goditur 40 objekte dhe Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori lidhur me këto objekte dhe prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë hetim”, tha Rama.

Por fjalët e kryeministrit bien ndesh me realitetin e Valbonës, ku janë shembur kryesisht shtëpi e bujtina familjare, të ngritura nga banorë të zonës për të siguruar mbijetesën. “Na quan të shkretë, na quan pushtues. Po ku të jetojmë? Këtu kemi lindur, këtu kemi varret e prindërve. Nuk kemi tokë tjetër,” – reagoi një banore.

 

Etiketa: Edi Ramafadromaikmtthethvalbone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025
AKTUALITET

Rama shpik ministre virtuale për të luftuar korrupsionin, RAI i kujton lidhjet e mafies me ekonominë

14:52 : 13/09/2025
AKTUALITET

‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama, antiligjore dhe autoritariste

13:19 : 13/09/2025
AKTUALITET

Dekreti i Diellës duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

12:51 : 13/09/2025
AKTUALITET

Qoka për miqtë/ Adi Dule, poçari i Edi Ramës hyn në tregun e parqeve fotovoltaikëve

10:57 : 13/09/2025
AKTUALITET

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

10:45 : 13/09/2025
Para

Masakra në Shkodër/ Rakip Gila i armatosur me MP5 izraelite dhe pistoletë (Foto)

TË GJITHA

Jasir Asani më i lumtur se kurrë, rikthehet me të dashurën e tij

17:50 : 13/09/2025

Gjekmarkaj zbulon a do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë

17:45 : 13/09/2025

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

17:23 : 13/09/2025

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

16:58 : 13/09/2025

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025

‘Miza e bardhë’ dëmton fermerët në Elbasan, prodhimi hidhet në kanal

16:21 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com