Janë zbardhur përgjimet mes të arrestuarve nga operacioni antidrogë në Elbasan, ndërsa Gjykata e Elbasanit la dje në burg 16 nga 27 personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë “First Day”.
Ata akuzohen për shitje droge në doza të vogla. Gjatë operacionit u kapën vetëm shpërndarësit dhe jo “kokat” e narkotrafikut.
Në një bisedë midis dy personash, zbardhen detaje të negociatave për shitjen e lendës narkotike e ndarë me paketim.
Shitësi (H) përpiqet që të bind blerësin (B) për cilësinë e produktit dhe nëse nuk i përlqen pasi ta provojë mund ti kthejë edhe lekët.
Një tjetër bisedë e përgjuar mes dy personave flitet me kode, ndërsa përmendet çmimi prej 35 mijë lekësh për shitjen e lëndës narkotike.
Gjatë megaoperacionit të koduar “First Day”, zhvilluar 4 ditë më parë, policia tha se janë sekuestruar sasi kokaine e kanabisi, pistoleta, peshore elektronike që shërbente për të peshuar lëndët narkotike, thika, përforcues grushti, steka duhani të kontrabanduara, laptopë, tableta, 24 celularë dhe shuma parash në euro, paund, dollarë e franga zvicerane.
Aksioni për trafikimin e lëndëve narkotike është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Elbasan./ /Report tv
Pjesë nga përgjimet:
Agjenti B
B: He lali?
H: Hajt nje second ktu matane. Une aty nuk kam gati se e kam larg ate po kam ato te ndamet e mia, kam dy zero katershe dhe nje zero dyshe. Sa do ti lale?
B: Sa do me japesh?
H: Sa te duash ti o vlla, sa te dush. Sa do ti?
B: Bjer një njishe.
H: Ore sa lekk ke un do te ta jap ty. Une e shes me shtatedhjet e pese mij lek minimalja ashtu po ua jap te gjithve ti bjeri sa te kesh me jep nji persedhjeteshe vari lesht.
B: E bone vec?
H: Po provoje, po sboni te jap leket mbrapsht.
B: Ca leksh thu o burr.
H: Une po bej gjith ate rrezik e tridhjete e pese mije mu mban njishja.
B: Ore e marr vesh, prit na.
H: Jo or nuk du ma, rri iher ska kuptim do ikesh ta marresh ke tjetri pastaj 80-100 mije lek. Ti mere provoje ste perlqen nuk vjen ma.
B: Pse vlla kur kam ktu un pse duhet me ik te te tjeret?
H: Degjo vlla dy te medhoja un I marr nga tridhjete gjashtedhjete. Tani un do te ta jap se do te ta jap.
B: Rrofsh.
H: E di ca do besh ti, tpakten kur merr njishe me jep gjashtedhjete kur merr dy ose tre ta jap une me cmim.
B: Ok flasim prape dakort.
H: Degjo se kur kam njerez neper kam skam ca tbaj ste sherbej dot.
B: E marr vesh e lali e marr.
H: Tjeter puna berberit.
B: E marr vesh e lal hajt.
H: Do iki une I para most e na shofi njeri.
B: Ok ik ti.
H: Ej shife ca arome ka, ej degjo ktu edhe iher tjeter I kam bo bashke dy zero katershe, mall I mire pa perzi. Kur te marresh njishe do me japesh tpkaten gjashtedhjete.
B: Do te marr dyshe
H: Me dyshe do mjapesh njeqind ose nentedhjete a nentedhjete e pese.
B: Njeqind do e leme.
H: Pastaj po u bone per peseshe ta jap me dyqind e pesembedhjete ose dyqind e njezete.
B: Ok flasim ciao.
Agjenti B
B: Ca bane e bab?.
H: Ja e lal verdalle ca do bajm.
B: Na tridhjete e pes eke vetem te jete e mire.
H: Ti e do per bidon?.
B: Po.
H: E di si eshte ajo. Nuk gjen me te mire.
B: Po per oret e vona si I bahet?
H: Po hajde e mer kur te dush.
B: Me thane qe eshte I mire ky q eke ti.
H: Me te mire ske per teg jet.
B: E mir lali shnet, shifena.