• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Një nga premtimet kryesore të Fisnik Qoses kur kërkoi votën për t’u bërë kryebashkiak i Kavajës ishte i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: “Asnjë qytetar, turist apo sipërmarrës nuk do të shohë më pamjet e shëmtuara të makinës së pastrimit në mes të ditës, orë e pa orë,” tha ai më 23 shkurt 2023, duke shpallur pastrimin si prioritet për qytetin e Kavajës.

Dy vjet më vonë, fakti që qyteti duket më i pastër varet kryesisht nga këndvështrimi: nëse sheh koshat e boshatisur apo rrugët përreth tyre.

Premtimi dhe realiteti

Përmes një kërkese për informacion, Faktoje pyeti Bashkinë e Kavajës për oraret e pastrimit dhe nismat e ndërmarra në sezonin veror. Përgjigjja zyrtare ishte e shkurtër: “Koshat pastrohen dy herë në ditë, ndërsa gjatë verës tre herë në ditë”

Më 3 shtator, një ekip i Faktoje udhëtoi drejt qytetit për të parë nga afër se çfarë ndodh vërtetë në Kavajë. Në qendër, situata dukej e menaxhuar. Kosha të shumtë, shumica të boshatisur, dëshmonin se shërbimi i pastrimit të mbledhjes së mbetjeve funksiononte.

Lexo edhe:

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 58-vjeçari

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

Në rrugët e qendrës, edhe pse koshët ishin bosh, përreth tyre mbeteshin shpesh mobilje të vjetra, mbetje ndërtimi apo degë të krasitura pemësh. Një kujtesë vizuale se pastrimi i qytetit nuk është vetëm çështje boshatisjeje koshash, por edhe mirëmbajtjeje të hapësirave publike, përgjegjësi që bie mbi Bashkinë.

Por periferitë tregonin një histori tjetër,  koshë të amortizuar, mbetje të shpërndara në trotuare dhe grumbuj plehrash të lënë rrugëve.

Në disa momente, makinat e pastrimit u panë në veprim, por ajo që mbeti i dukshëm ishte kontrasti i fortë midis lagjeve kryesore dhe zonave më të anashkaluara.

Zëri i qytetarëve

Bisedat me banorët e konfirmuan këtë tablo të përzier. “Koshat i pastrojnë çdo ditë, ndonjëherë edhe jo, por jemi edhe ne që i hedhim keq,” pranon një zonjë e moshuar, që nuk dëshiroi të identifikohej.

Një tjetër qytetare foli për diferencat mes lagjeve: “Këtej në periferi jo edhe aq. Andej nga rrugët kryesore ku jetoj unë vijnë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë”.

Përfundimi

Faktoje ka ndjekur këtë premtim edhe gjatë vitit 2024, dhe situata nuk ndryshon shumë nga vera e 2025. Koshat pastrohen me rregull, por hapësirat përreth shpesh mbeten jashtë vëmendjes.

Në këtë kuptim, premtimi i kryebashkiakut Qosja për ta bërë pastrimin “punën e parë” të mandatit të tij nuk mund të konsiderohet as i dështuar, por as plotësisht i mbajtur. Ai mbetet, për momentin, diku në mes — pjesërisht i mbajtur.

/Faktoje.al

Etiketa: Bashkiabashkia kavajefisnik qosjakavajembetjetmbeturinatplehrat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 58-vjeçari

12:39 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr 3 tendera brenda javës me kompaninë 2T

21:03 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
Para

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

TË GJITHA

Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie në Han të Hotit

16:25 : 10/11/2025

Skandali/ Si shpërdoroi KQZ 200 mln lekë në zgjedhjet e Tepelenës

16:20 : 10/11/2025

Leja e KKTU për 12-katësh! Hotel “Adriatik” në Durrës do të kthehet në një kazino

16:14 : 10/11/2025

Zjarr, plehra dhe korrupsion/ Kriza e mbetjeve në Elbasan dhe inceneratori i fikur

16:09 : 10/11/2025

Morën peng dhe dhunuan një 27-vjeçar për para, arrestohen 2 persona në Tiranë

15:54 : 10/11/2025

“Më kërcënoi”/ Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, flet qytetari: Kjo punë nuk do ngelet këtu

15:39 : 10/11/2025

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com