• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

REL: Fyerjet e Vuçiçit ngrenë në këmbë BE-në

11:59 : 10/09/2025
në BOTA, RAJONI

Nga Bashkimi Evropian pret mbështetje, ndërsa disa eurodeputetë i quan “fundrrinat më të këqija”.

Fyerjet e shprehura nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me muaj të tërë protestash masive antiqeveritare, ndezën alarmin midis institucioneve evropiane.

Ngjarjet në këtë vend, përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga institucionet evropiane.

Disa eurodeputetë propozuan të shqyrtojnë mbështetjen e mëtejshme financiare për Serbinë – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian – ndërsa opozita vendase i bëri thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Qeverisë serbe.

Lexo edhe:

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

Humor nga Ambasadori i BE-së/ Kërkon transparencë dhe meritokraci në KLP

Pas kritikave, Vuçiq pranoi se ndoshta gaboi që i quajti eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundrrina, duke thënë se për ta mendon “shumë më keq”.

Më 9 shtator, në Parlamentin Evropian u mbajt një diskutim për demokracinë në Serbi, i organizuar nga eurodeputetët e Socialistëve dhe Demokratëve, të grupit Rindërtojmë Evropën dhe të Gjelbrit.

Këto grupe përbëjnë mbi një të tretën e eurodeputetëve.

Jellica Miniq, nga Lëvizja Evropiane në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e Vuçiqit ishin tronditëse për evropianët dhe njerëzit nga institucionet evropiane.

“Është një pikë kthese që i ngriti të gjithë në BE në këmbë”, thotë ajo.

Miniq kujton se Vuçiq edhe më parë i ka ofenduar zyrtarët evropianë, por, sipas saj, tani “ka ardhur koha për të paguar çmimin” për këto deklarata.

“Besoj se tani do të fillojë llogaridhënia për gjithçka që ka ndodhur më parë”, thotë ajo.

Kriza disamujore në Serbi u shkaktua nga shembja e një strehe të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku, për pasojë, humbën jetën 16 persona.

Në protestat masive antiqeveritare, protestuesit e udhëhequr nga studentët kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për këtë incident.

Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të forcës së tepërt gjatë shpërndarjes së tyre, por një gjë e tillë mohohet nga autoritetet dhe vetë policia.

Prania e delegacionit të Partisë së Gjelbër Evropiane në një protestë të madhe në Novi Sad, më 5 shtator, e shtyu presidentin serb, Vuçiq, t’i quante ata “fundrrina më e keqe evropiane”.

“Fundrrina evropiane që erdhi për të shkatërruar vendin tonë… Ju nuk jeni as fundrrinë, ju jeni më të këqij”, tha Vuçiq natën e protestës.

Duke i akuzuar ata se kishin ardhur në Novi Sad për të mbështetur dhunën dhe për përpjekje për të kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë, ai u tha atyre se do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjin serb.

Pas kësaj, bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Evropiane, Vula Tsetsi, dhe eurodeputeti i Gjelbër, Rasmus Nordqvist, të cilët ishin në Serbi me ftesë të Frontit të Majtë të Gjelbër në opozitë, u larguan nga ky vend.

Gjatë protestës në Novi Sad, një numër i madh policësh përdorën shkopinj gome, automjete të blinduara dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, pasi një grup i vogël demonstruesish të maskuar sulmuan policët në një kordon përpara ndërtesës së Fakultetit të Filozofisë.

Çfarë u tha në Parlamentin Evropian?

Përpara debatit për Serbinë, udhëheqësit e Partisë së Gjelbër Evropiane, më 9 shtator, u bënë thirrje udhëheqësve të BE-së që të shqyrtojnë financimin e mëtejshëm për Serbinë, për shkak të tendencave autokratike të udhëheqësit të saj, Aleksandar Vuçiq.

Bas Eickhout, bashkëkryetar i grupit të të Gjelbërve dhe Aleancës së Lirë Evropiane, tha se BE-ja nuk duhet të financojë një vend që i ngjan gjithnjë e më shumë një “autokracie në stilin rus”.

Të Gjelbrit kërkuan gjithashtu një reagim nga institucionet e BE-së për veprimet e autoriteteve serbe ndaj protestuesve.

E ardhmja e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet në Partinë Popullore Evropiane do të jetë, gjithashtu, në agjendë.

Siç njoftoi presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, statusi i SNS-së në atë parti evropiane do të diskutohet në ditët në vijim.

SNS-ja është anëtare e asociuar e saj që nga viti 2016.

Gjatë debatit për Serbinë në margjinat e seancës së Parlamentit Evropian, disa eurodeputetë ranë dakord edhe për nevojën për të dërguar një mision në Serbi, për të vlerësuar situatën në terren.

Në atë debat, deputeti i të Gjelbërve nga Sllovenia, Vlladimir Prebilliç, tha se protestat paqësore nuk janë krim, por themel i demokracisë.

“Kjo është një mundësi unike për t’i dërguar një mesazh çdo qytetari të Serbisë – BE-ja ju sheh, ju dëgjojmë dhe qëndrojmë me ju”, tha ai.

Gjatë debatit, përfaqësuesit e një pjese të opozitës serbe kërkuan dënimin e brutalitetit policor dhe presion ndaj regjimit përmes sanksioneve.

Sanksione u kërkuan për presidentin Aleksandar Vuçiq, kryetaren e Parlamentit serb, Ana Bërnabiq, ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq, dhe kryeministrin Gjuro Macut.

Eurodeputetët, gjithashtu, vunë në dukje lidhjet e ngushta të Vuçiqit me Kinën dhe Rusinë, e cila është nën sanksionet e Perëndimit, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Për këtë foli bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Evropiane, Vula Tsetsi, e cila ishte shënjestra e sulmit të Vuçiqit.

“Vuçiq po krijon tension dhe konfuzion shtesë, sepse nuk është e mundur t’i mbyllësh sytë ndaj faktit që ai shkon në Kinë, i shtrëngon duart me Putinin dhe, në të njëjtën kohë, i shtrëngon duart edhe me ne”, tha ajo në një konferencë për media në Parlamentin Evropian.

Ajo shtoi se delegacioni evropian dëshmoi më 5 shtator në Novi Sad “autoritarizmin me të cilin përballen qytetarët serbë çdo ditë”.

Çfarë thonë në Beograd?

Pas kritikave në Parlamentin Evropian, Vuçiq deklaroi se ndoshta ka gabuar që i ka quajtur eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane fundrrina, sepse presidenti i një vendi nuk duhet ta përdorë këtë fjalë në diskursin publik.

Megjithatë, ai shtoi se mendon për ta “shumë më keq”.

Sipas tij, ata shkuan në Serbi për të marrë pjesë në “demonstrata të dhunshme” dhe “mashtruan publikun për atë që ka ndodhur”.

Duke folur për Televizionin serb Prva, ai tha se opozita “shkoi shumë larg”, duke vlerësuar se kërkesa e saj për të vendosur sanksione kundër atyre që janë në pushtet, është “e drejtuar kundër shtetit dhe popullit”.

Paraprakisht, ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, vlerësoi për të njëjtin televizion se kërkesa e opozitës “dëmton imazhin e Serbisë”.

Zyra e Presidentit të Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me kërkesat e disa eurodeputetëve për krizën në Serbi, si dhe për kritikat që shkaktuan fyerjet ndaj eurodeputetëve.

Kreu i SNS-së, Millosh Vuçeviq, gjithashtu nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me paralajmërimin se Partia Popullore Evropiane do ta shqyrtojë statusin e SNS-së.

Çfarë mund të pritet?

Mesazhe inkurajuese nga Parlamenti Evropian për Serbinë nuk kishte.

Naim Leo Beshiri, nga Instituti joqeveritar për Çështje Evropiane në Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se retorika e Vuçiqit e ka tërhequr vëmendjen e BE-së ndaj zhvillimeve në Serbi.

Ai pret një presion dukshëm më të madh mbi Komisionin Evropian dhe presidenten e tij, Ursula von der Leyen, për të shqyrtuar marrëdhënien e BE-së me Serbinë.

“Të shqyrtojë nëse dëshiron të mbështesë një regjim autoritar në Serbi me paratë e qytetarëve të BE-së”, thotë Beshiri.

Serbia filloi negociatat e pranimit në BE në vitin 2014 dhe për vite me radhë konsiderohej vendi me përparimin më të shpejtë, krahas Malit të Zi.

Megjithatë, që nga fundi i vitit 2021, ajo nuk hapi asnjë kapitull negociatash, si për shkak të mosrespektimit të sanksioneve kundër Rusisë, ashtu edhe për shkak të mungesës së përparimit në sundimin e ligjit.

Komisionarja e Zgjerimit e BE-së, Marta Koss, vlerësoi më 8 shtator se në Beograd “ka një problem”.

Ajo tha se “dhuna dhe vandalizmi serioz” në rrugët e Serbisë duhet të ndalen urgjentisht dhe shtoi se policia duhet të veprojë në mënyrë të përshtatshme dhe të respektojë të drejtat themelore.

“Ndërtoni një gjyqësor të pavarur që do të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin. Lironi median dhe sigurohuni që ajo të raportojë në mënyrë të pavarur. Zbatoni reforma zgjedhore, që do të sigurojnë që vetëm vullneti i qytetarëve të Serbisë vendos për shumicën në Parlament”, deklaroi Koss.

Miniq, nga Lëvizja Evropiane në Serbi, vlerëson se BE-ja “nuk ka më besim se ky regjim mund të mbijetojë”.

Disa javë para se të fyente disa eurodeputetë, Vuçiq i shkroi një letër presidentes së Komisionit Evropian, për t’ia shpjeguar situatën në Serbi dhe për t’i kërkuar mirëkuptim dhe mbështetje.

Beshiri thotë se në BE e dinë se “kush është presidenti Vuçiq dhe si është regjimi i tij”, por “problemi është se opozita nuk ka krijuar një alternativë të qartë”.

“… që do ta përafronte programin e saj me vlerat e BE-së. Një opozitë e tillë do të fitonte mbështetje. Për një Vuçiq të ri me të njëjtat pikëpamje ose të ngjashme – vetëm që Vuçiq të ndryshojë – askush në Evropë nuk është i interesuar”, thotë Beshiri.

Studentët në Serbi, të cilët udhëheqin protestat antiqeveritare, kërkojnë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Vuçiq, i cili gjatë dekadës së fundit ka thirrur disa herë zgjedhje të parakohshme, aktualisht e hedh poshtë këtë mundësi./REL

Etiketa: BEVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025
AKTUALITET

Humor nga Ambasadori i BE-së/ Kërkon transparencë dhe meritokraci në KLP

13:23 : 10/09/2025
AKTUALITET

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

09:30 : 10/09/2025
BOTA

Parlamenti Europian dënon dhunën në Serbi, paralajmërohet Vuçiç

22:42 : 09/09/2025
BOTA

Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

11:27 : 09/09/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

SHBA: BE-ja duhet të ndalojë blerjet e naftës dhe gazit rus

19:22 : 08/09/2025
Para

EMRAT/ Plagosi vëllezërit me thi*ë pas një sherri, arrestohet 29-vjeçari në Paskuqan

TË GJITHA

E rëndë në Durrës, mbytet në det 16-vjeçari

20:04 : 10/09/2025

EMRAT/ Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson

20:02 : 10/09/2025

Koka: Deklarata e Van Horn skaner i rrezikut ku ndodhet Shqipëria, rreziku ka emrin Edi Rama

20:02 : 10/09/2025

Bizneset në krizë për punonjës, por shkalla e papunësisë mbetet e njëjtë

19:47 : 10/09/2025

Protestat kundër korrupsionit, qytetarët i vënë flakën Pallatit Presidencial në Nepal

19:43 : 10/09/2025

Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia: Të shmanget përshkallëzimi

19:33 : 10/09/2025

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com