• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Problemet e para me zemrën, Nuredin Dumani, i ka konstatuar në vitin 2009, kur u paraqit në spital për një vizitë për kurimin e këmbës.

Në atë kohë, u desh një aksident automobilistik në rrugën Çermë-Divjakë, që Nuredin Dumani, të shtrohej në spital për shkak të thyerjes së këmbës në 3 pjesë të ndryshme.

Teksa mjekët e spitalit, filluan me analizat dhe ekzaminimet mjekësore, ata kuptuan se pacienti, Nuredin Dumani, që deri në atë kohë nuk i kishte hyrë rrugës së vrasjeve por punonte si tregtar i fruta-perimeve, vuante nga anomali serioze të zemrës.

Zemra e Dumanit, i është nënshtruar 2 operacioneve kirurgjikale në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe në vitin 2018 në spitalin Bordo të Francës, ku bashkëpuntori i SPAK ka kryer transplantin e aortës.

E pavarësisht këtyre dy ndërhyrjeve të rrezikshme kirurgjikale, zemra e Dumanit vijoi të qëndrojë e fortë, duke kryer pa mëshirë dhe asnjë pendesë, një kasaphanë njerëzore në segmentin rrugor Durrës, Kavajës, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan dhe qytete të tjera.

Lexo edhe:

U dërgua me urgjencë në spital, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

Aktualisht Nuredin Dumani është bashkëpuntori i SPAK, duke u akuzuar zyrtarisht për më shumë se 31 akuza të rënda, të kryera në 18 raste kriminale që janë dokumentuar nga SPAK deri në këtë fazë të hetimit.

“…Unë asnjëherë nuk kam qënë i punësuar, por i vetëpunësuar në tregtimin e fruta perimeve. Më pas pësova një aksident, ku u operova në zemër, thyeva dhe këmbën dhe e kisha të pamundur të punoja dhe hapa një dyqan për tregtimin e këpucëve të vjetra. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 kam punuar në ndërtim. Nga viti 2006 – 2007 kam punuar në Greqi si punonjës shezlongesh në plazh. Në vitin 2008 kam ardhur në Shqipëri, pasi një ditë para se të kthehesha unë erdhi në jetë djali im i parë. Pasi u ktheve në Shqipëri në vitin 2008, unë bashkë me babain tim fillova tregtimin e fruta perimeve. Fillimisht blemë një furgon mallrash “Mercedes Benz” 308, ngjyrë e bardhë, prodhim i viteve 1992-1994. Produktet e fruta perimeve i blenim në tregun e Divjakës dhe më pas i tregtonim me shumicë në tregun e fruta perimeve në Durrës. Këtë punë e bëra deri në vitin 2009, kur unë u aksidentova me këtë furgon. Aksidenti ndodhi në rrugën Çermë – Divjakë, pasi unë e kisha shitur mallin që kisha blerë dhe u nisa për të marrë furnizimin për ditën tjetër dhe rrugës u përplasa me një autobus. Mbaj mend që ka qenë kohë drekë dhe Verë. Në atë kohë nuk isha i pajisur me patentë, por po prisa ta merrja pasi isha në proces të përfundimit të kursit…”-ka treguar në rrëfimin e tij Nuredin Dumani.

Më tej ai ka treguar se: “…nga ky aksident unë u dëmtova në këmbën e majtë të cilën e thetha në tre vende (kofshë, kupën e gjurit dhe në shputën e këmbës). Për këtë dëmtim kam kryer dy ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Durrësit…”-tregon në dëshminë e tij Nuredin Dumani.

Mësohet se për këtë aksident Dumani është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 400 mijë lekë të vjetra për akuzën e “Drejtimit të mjetit pa patente”. Këtë gjobë të vendosur nga gjykata ai e ka paguar, në vijimësi nga lekët që merrte nga trajtimi me kemp.

Në momentin e aksidentit Dumani, ka qënë me një fqinjin e tij, Nderim Uka, i cili nga përplasja e mjeteve pësoi dëmtime në kokë dhe pas vzitave mjekësore edhe ai u trajtua financiarisht me kemp.

“…pasi unë iu nënshktrova ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ekzaminimeve mjekësore nga ky aksident, mjekët zbuluan se kisha probleme edhe me zemrën. Kjo pasi kisha bllokim dhe zgjerim të aortës. Për këtë i jam nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, Tiranë nga doktori A. R. Pas operacionit të pare, fillova të trjatohesha me ilaçe sipas këshillës së mjekut, me të cilin pas çdo kontrolli 6 mujor konsultohesha me mjeken E.B. Për këtë unë jam trajtuar me kemp nga viti 2010 deri në vitin 2014, ku për arsyen se isha në burg nuk munda të isha prezent në komisionin e vlerësimit…”-tregon Nuredin Dumani.
Por pavërësisht ndërhyrjes dhe kurimit problemet me zemrën vijuan dhe në vitin 2018 kohë kur ai ndodhej në burgun e Bordosë të Francës.

“…në spitalin e Bordosë iu nënshtrova një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në zemër duke më bërë transplant aorte…”– ka rëfyer në SPAK, Nuredin Dumani.

TABELA/Kush janë 18 rastet,ku Dumani akuzohet për 31 akuza

1) “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj).
2) “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” në dëm të viktimës Emiljano Ramazani.
3) “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17 shtator 2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.
4) “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë)
5) “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strkuturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”.
6) “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
7) “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.
8) “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.
9) “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strkuturuar kriminal.
10) “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
11) “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal”.
12) “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit).
13) “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Lirak Bajraktari, e kryer në Elbasan
14) “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë.
15) “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia.
16) “Vjedhje me armë në bashkëpuninr’, në dëm të Xhemali Liçit në qytetin e Elbasanit.
17) “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi e kryer në fshatin Marikaj, Bashkia Vorë.
18) “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes” në dëm të Dorian Dulit, hasmit të Behar Bajrit.

/ Elton Qyno – Ora News

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Ç’ndodhi me Nuredin Dumanin, spitali ende pa diagnozë

Etiketa: bordoi semurekempnderhyrje kirurgjikaleNuredin DumanioperacioneTiranezemer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U dërgua me urgjencë në spital, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

15:50 : 07/09/2025
AKTUALITET

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

13:31 : 07/09/2025
AKTUALITET

Kush tentoi ta helmojë Nuredin Dumanin? Autoritetet po e hetojnë si pistë

11:03 : 07/09/2025
AKTUALITET

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

10:35 : 07/09/2025
AKTUALITET

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Ç’ndodhi me Nuredin Dumanin, spitali ende pa diagnozë

08:44 : 07/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen detajet, Nuredin Dumani probleme serioze me zemrën

20:22 : 06/09/2025
Para

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

TË GJITHA

“Izraeli është dakord”, Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe luf*a mbaron menjëherë!

21:01 : 07/09/2025

Përgjimet/ Krimi i organizuar në Shqipëri: Besëprerja, intrigat dhe vra*jet mes shokëve!

20:48 : 07/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Depay nderon Holandën ndaj Lituanisë, Maqedonia fiton thellë

20:41 : 07/09/2025

Emigrantët e paligjshëm, Britania shqyrton përdorimin e kazermave për të strehuar azilkërkuesit

20:30 : 07/09/2025

Po ndodh! Nis fenomeni i “Hënës së përgjakur” (Live-Video)

20:18 : 07/09/2025

Shefi i kuzhinës së Princeshës Diana zbulon recetën e mëngjesit që ajo konsumonte çdo ditë

20:08 : 07/09/2025

Mot i keq në Suedi, bllokohen rrugë dhe ndërpritet transporti hekurudhor në verilindje të vendit

20:00 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com