• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vakanca në Kushtetuese/ E paralajmëroi Boldnews, Denar Biba tërhiqet nga gara pa marrë vendim KED

15:13 : 04/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Denar Biba ka vendosur të tërhiqet nga gara për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese për zëvendësimin e Holta Zaçajt. Vendimi i Bibës ka ardhur ditën kur Komisioni i Emërimeve në Drejtësi do të vendoste për kualifikimin apo skualifikimin e tij nga gara.

Ashtu siç e paralajmëroi dy ditë më parë Boldnews.al, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aktualisht drejtues i Autoritetit të Konkurencës, i emëruar kudo nga Partia Socialiste në pushtet, duket se nuk kishte bindur KED-në e drejtuar nga Sokol Sadushi për ta kualifikuar për postin vakant për në Kushtetuese.

Para mbledhjes së sotme, KED-ja kishte vendosur të shtynte plot tre herë vendimmarrjen e tij për emrin e Bibës. Në mbledhjen e fundit në radhë, në 30 Korrik 2025, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi “të njoftojë kandidatin z. Denar Biba për gjetjet në lidhje me kriterin e pasurisë. T’i lihet afat kandidatit për të dërguar parashtrime me shkrim të shpjegimeve të tij dhe dokumentacion përkatës, deri në datën 8 gusht 2025”.

E duket se pasi e mori sinjalin nga Sadushi, se nuk do e kualifikonte më tej për shkak të problemeve me pasurinë, Denar Biba ka vendosur që të tërhiqet vetë, për të mos i ngelur “njollë në biografi” një skualifikim nga gara.

Por ndoshta është urdhëruar edhe nga të tjerët, pasi nëse do të kishte një vendimarrje skualifikimi për të, ai do e ankimonte dhe kjo do sillte një zvarritje të procesit, duke bërë që Sokol Sadushi të mos e përmbushte shpejt “misionin” për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe:

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

Dorëheqje e përsëritur me urdhër nga lart

Kjo nuk është hera e parë që duket se Denar Biba jep “dorëheqjen” me “porosi nga lart”.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2017, kur ai dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve vetëm pak orë para votimit në Kuvend të kreut të ri të këtij institucioni Klement Zguri që e zëvendësoi, sipas marrëveshjes Rama-Basha.

Ai e publikoi shkresën e dorëheqjes në rrjetet sociale, kua tha se ishte një ndryshim i padëshirueshëm për stabilitetin e institucionit, por i shërbente stabilitetit të vendit.

“Sipas ligjit te Merfit, “nese dicka e keqe do te ndodhe, atehere ajo do te ndodhe ne momentin me te keq te mundshem”. Ja keshtu edhe ky “ndryshim kuajsh ne mes te lumit”, i padeshirueshem nga kendveshtrimi i ngushte i stabilitetit te institucioneve, por i nevojshem per stabilitetin e vendit. Personalisht e konsideroj nje aksident profesional pergjate nje karriere te konsoliduar, qe nuk ka asnje pasoje te pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kane qene shkak per evolucionin njerezor, dhe une e kam te provuar mese njehere kete”, shkruante Denar Biba.

“Kapja” e Kushtetueses nga Sokol Sadushi

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është vendosur prej disa muajsh në një kurs përplasjeje të fuqishme me Gjykatën Kushtetuese, në tentativë për të rrëmbyer të paktën 3 mandate anëtarësh në institucionit më të lartë të drejtësisë.

Ai po shfrytëzon mandatin e tij një-vjeçar si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), struktura përgjegjëse për verifikimin e kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese, për të larguar sa më shpejt kryetaren aktuale, Holta Zaçaj, si edhe për të “rrëmbyer” mandatet e dy gjyqtarëve të tjera-Elsa Toska, e dorëhequr dhe Sonila Bejtja, e cila, sipas procedurave kushtetuese dhe ligjore të emërimit të saj, duhet të qëndrojë në detyrë deri në vjeshtën e vitit 2028.

Gjykata e Lartë, si organ emërtese, shpalli procedurat e kandidimit për zëvendësuesin e Holta Zaçaj, nw janar 2025.

Në përgjigje të asaj thirrjeje, aplikuan 13 juristë: Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Denar Biba, Florjan Ballhysa, Genta Tafa (Bungo), Irena Nino, Klodian Rado, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Nurihan Meta (Seiti), Rezana Balla dhe Sinan Tafaj.

Gjatë procesit të verifikimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi skualifikoi nga gara kandidatët: Sinan Tafaj, Klodian Rado, Rezana Balla dhe Nurihan Seiti. Ndërkohë, kandidati Lulzim Hamitaj dha dorëheqjen nga kandidimi.

Në vijim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i drejtuar nga Sokol Sadushi, ka vendosur, në periudhën qershor-korrik 2025, kualifikimin e kandidatëve Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florjan Ballhysa, Genta Tafa (Bungo) dhe Irena Nino.

Si kurrë më parë në aktivitetin e KED-it, thuajse të gjithë kandidatët janë kualifikuar, megjithëse ky “rezultat perfekt” shoqërohet me dyshimet për një “manovër” të Sokol Sadushit që të “kap tre mandate kushtetuese vetëm me një procedurë”, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

LEXO EDHE:

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

EMRAT/ Me një gur kap tre gjyqtarë, si po e kontrollon Sokol Sadushi garën për Kushtetuesen

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

Etiketa: denar bibaGjykata Kushtetuesekushtetuesjapozicioni vakantSokol Sadhushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

12:27 : 02/09/2025
AKTUALITET

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën, Kushtetuesja vendos 30 ditë afat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

14:36 : 19/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

16:18 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
Para

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

TË GJITHA

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025

Rama justifikon prishjet në Theth, fajin e hedh te inspektorët: Nuk kemi pasur dijeni!

22:02 : 04/09/2025

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025

Samiti i NATO-s në Tiranë, Rama: Do ta mbrojmë Trumpin me dronë “Made in Albania”

21:52 : 04/09/2025

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025

Rama pranon betonizimin e bregdetit: Do të ulim intensitetin e ndërtimeve

21:36 : 04/09/2025

A është shitur Ishulli i Sazanit? Ja si përgjigjet Rama

21:28 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com