• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama pranon dështimin me ujin, por fajin ia lë pushtetit vendor: Niveli i papërgjegjshmërisë i frikshëm

11:37 : 03/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama vazhdon ende me premtimin 24 orë ujë, por ndërkohë, Vlora në mes të sezonit turistik mbetet gjithmonë “thatë”.

Rama e ka pranuar publikisht dështimin me administrimin e ujit të pijshëm, por për këtë, kryeministri e ka shmangur përgjegjësinë nga vetja duke e kaluar fajin tek pushteti vendor, ku sipas tij, papërgjegjshmëria është në nivel të frikshëm.

58 ndërmarrjet Edi Rama i ka konsideruar si 58 çeta, që sipas tij, sollën borxhe të larta dhe paaftësi në menaxhim. Ndërkohë, duke prezantuar të ashtuquajturën reformë të ujit, Rama tha se do ndërmarrë një sërë masash për të ndalur abuzimet, teksa shtoi se do të urdhërojë dhe heqjen e depozitave, pasi sipas tij, rrezikojnë të kthehen në burim aksidentesh.

Edi Rama: Sot me publikun do ndajmë një hap të rëndësishëm që do të hedhim së shpejti, lidhur me krijimin e Operatorit Kombëtar të Shpërndarjes së Ujit. Kemi pasur një trashëgimi shumë dramatike në sektorin e ujit, që kërkon investime të mëdha dhe administrim të përgjegjshëm. Nuk kemi më asnjë arsye të humbasim kohë dhe nuk kemi kohë të besojmë në zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhje që na është sugjeruar shumë vite më parë nga ekspertë dhe eksperiencave që kemi analizuar në vende të suksesshme. Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë. Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin e lidhur edhe me politizimin ekstrem në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës që është shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata të pajustifikueshme.

Ne nga ana jonë kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendror dhe po të shohim hartën sot nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë në 2014 dhe me humbje në rrjet rreth 70% kemi një panorama ndryshe në raport me atë që ishte. Nuk është ndryshe në raport me sfidën që kemi, aq më tepër kur ne duam të shkëlqejmë në turizëm dhe volumi për ujë në sezonin e pikut turistik rritet, ndërsa kapaciteti për furnizim është i pamjaftueshëm.

Lexo edhe:

“Ujësjellësit plot me patronazhistë”, Bozdo: Rama pas 12 vitesh në pushtet bën të njëjtat premtime!

Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?

Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm. Po ju sjell shembullin e Vlorës që e nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra të bashkisë së Vlorë për furnizim me ujë. Solla rastin konkret duke qënë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi. Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdoro, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe.

Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Qëllimi ishte të përmirësohej performanca dhe të rritej përgjegjshmëria në administrim dhe sot kemi rezultate domethënëse, që na tregojnë një gjë që përgjigjia ndaj kësaj sfide është bashkimi dhe jo copëzimi. Njerëzit nuk pinë decentralizim  në rubitet, por ujë.  Sot kemi 9 shoqëri rajonale nga 15 që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së. Hap i jashtëzakonshëm padiskutim.

Kemi shumë pika të kuqe për t’i kthyer në jeshile sa i përket investimit dhe përfshirjes të çdo sektori në botën e re të teknologjisë, edhe tek uji. Në fund fare dua të them që hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030 një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standarteve të BE. Është e mundshme por kërkon reforma, masa dhe përgjegjshmëri në administrim. Siç tregoi rasti i Vlorës, ne kemi burime njerëzore cilësore dhe njerëz të ditur, të zotë e të aftë këtu në qendër që natyrisht së bashku me njerëz të ditur e të aftë në pika të ndryshme të territoreve. Drejtori aktual vjen nga eksperienca e të qenit drejtor në një territor në veri, do të jenë në gjendje të krijojnë bërthamën e qëndrueshme dhe të shëndetshme të Operatorit Kombëtar të Prodhimit të Ujit dhe më pas shpërndarjes e furnizimit

Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet diçka tjetër. Në momentin kur futet në sistem, kthehet nga prodhimi i natyrës, në prodhim i njeriut. Është mall që grumbullohet, që shpërndahet, që shitet dhe blihet, është mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim Kombëtar. Kështu që për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës, ndërkohë që po u them një gjë, nga faza e parë janë lidhur në rrejt 100 mijë përdorues të rinj. Dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme, por sa i përket reformës jemi të qartë se çfarë do të bëjmë. Nga prodhimi, tek shpërndarja, furnizimi, njësoj siç bëjmë me energjinë, por njësoj sic kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash, për të ndaluar abuzimet. Ndryshe nga energjia, këtu nuk jemi në kushtet, që kemi qytetarët që abuzojnë, këtu jemi në kushtet që kemi abuzues për qëllime fitime, abuzues me lavazhe nëpër lagje, me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme, kemi abuzues me lidhje të paligjshme nëntokë, që do të jenë target i planit të masave, në mënyrë që shumica e qytetarëve që nuk abuzojnë dhe që paguajnë, të marrin shërbim të drejtë.

Kjo është koha për të nisur punë me heqjen e depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme në palate të ndërtuara ku e ku më parë e që largë qoftë mund të bëhen burim katastrofash, por hap pas hapi. Hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030-ën një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve europiane

Etiketa: dështimiEdi RamaRamareformaUji|Bashkite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ujësjellësit plot me patronazhistë”, Bozdo: Rama pas 12 vitesh në pushtet bën të njëjtat premtime!

16:07 : 03/09/2025
AKTUALITET

Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?

15:17 : 03/09/2025
AKTUALITET

Rama do e mbajë Asamblenë e PS-së në një kompleks privat, zyrtarizohet vendi dhe ora

14:13 : 03/09/2025
AKTUALITET

Burimin e Tragjasit do ua japë “strategjikëve”/ Rama: Uji nuk është i tyre, në Shqipëri s’ka oligarkë

12:50 : 03/09/2025
AKTUALITET

FOTO-VIDEO/ Rama pret në zyrë sekserin izraelit, pasi i dha monopolin e mjeteve të ushtrisë

12:11 : 03/09/2025
AKTUALITET

Rama paralajmëron burg edhe për ata që vjedhin ujin

12:02 : 03/09/2025
Para

Pacienti francez dhe makthi i përhapjes së sëmundjes

TË GJITHA

Skandal në Greqi/ 200 zyrtarë të lartë pastronin miliona euro përmes lojërave të fatit

16:35 : 03/09/2025

Kroacia refuzon pjeshkët, Greqia mandarinat, çfarë po ndodh me produktet “Made in Albania”?

16:30 : 03/09/2025

Shpopullimi vijon të prekë arsimin, në Shkodër 300 nxënës më pak të regjistruar këtë vit

16:24 : 03/09/2025

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025

Kallas: Takimi Xi-Putin-Kim në Pekin është një sfidë për rendin ndërkombëtar

16:15 : 03/09/2025

“Ujësjellësit plot me patronazhistë”, Bozdo: Rama pas 12 vitesh në pushtet bën të njëjtat premtime!

16:07 : 03/09/2025

U kapën në fermën me mbi 3 mijë rrënjë kanabisi, 17 vite burg për tre shqiptarët në Skoci

15:56 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com