• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: A duhet partitë në Kosovë të jenë më bashkëpunuese për konstituimin e Kuvendit?

17:50 : 21/08/2025
në RAJONI

As aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese, dhe as disa javë pushim nga vazhdimet e seancës konstituive, duket se nuk iu shërbyen deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të reflektuar për zhbllokimin e krizës institucionale.

Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e propozoi, përveç Albulena Haxhiut, edhe Donika Gërvallën për kryekuvendare më 20 gusht, epilogu ishte i njëjtë: asnjëra nuk i siguroi 61 votat e nevojshme.

Partitë tjera sërish nuk ndryshuan mendje. Secila e ka një arsye, dhe nuk i merr parasysh përgjegjësitë që qytetarët ia vunë mbi supe për formimin e institucioneve dhe për përfaqësimin e tyre në to.

Kushtetuesja përcaktoi që deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në seancën konstituive, që një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë nga partia fituese, dhe që procesi duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh – në këtë rast deri më 17 shtator, në mesnatë.

Lexo edhe:

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

Në aktgjykim, gjykata vlerësoi se konstituimi është në shërbim të përmbushjes së detyrimit kushtetues dhe e rikujtoi Nenin 74 të Kushtetutës, i cili përcakton se deputetët “ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës”.

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pozicionet e partive

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ngulmojnë se nuk votojnë kandidatë të LVV-së që kanë qenë pjesë e qeverisë në legjislaturën e kaluar.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdon t’i qëndrojë besnike qëndrimit që nuk ka votë për asnjë kandidat të LVV-së, përderisa të mos ketë marrëveshje për një qeveri të unitetit.

Nisma Socialdemokrate thotë se do të abstenojë, derisa të arrihet një marrëveshje politike.

Agon Maliqi, njohës i çështjeve politike, mendon se ish-opozita po tregohet korrekte, dhe akuzoi LVV-në për zvarritje të qëllimshme, “për të mos e lejuar konstituimin e Kuvendit dhe fillimin e afateve ligjore për formimin e qeverisë”.

Disa tjerë argumentojnë se rivalëve të LVV-së iu konvenon bllokada, pasi edhe nëse do të bëheshin të katërtët bashkë – PDK, LDK, AAK dhe Nisma – do t’i kishin gjithsej 52 vota, të pamjaftueshme për të formuar vetë ndonjë qeveri eventuale.

Fotografia e Shën Terezës në hyrje të Kuvendit të Kosovës.
Fotografia e Shën Terezës në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

A kanë partitë qëndrime të sinqerta?

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, nuk mendon ashtu.

“Në radhë të parë, limitimi i emrave vetëm te kandidatët të cilët nuk kanë pasur, apo nuk kanë pozita ministrore, ngre pyetjen se a do të ishin të pranueshëm të gjithë 35 deputetët tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë vetë zotin [Avni] Dehari, i cili është konstatuar se e ka shkelur Kushtetutën?”.

Ai e përmend obligimin e përcaktuar nga Kushtetuesja që të gjithë deputetët të veprojnë në mirëbesim, ndonëse beson se ata të LVV-së kanë më shumë përgjegjësi, sepse kanë më shumë vota.

“Më shumë sesa për çështje procedurale dhe për përmbushje të obligimeve kushtetuese, ajo çfarë po e karakterizon situatën e tanishme është mungesa e plotë e vullnetit politik për të dalë nga kjo situatë, sepse të gjitha partitë duket se garën e kanë se kujt do t’i mbetet faji në rast të dështimit përfundimtar për konstituimin e Kuvendit, dhe eventualisht për shkuarjen në zgjedhje”.

Për LVV-në, mungesa e votave në të mirë të kandidaturës së Gërvallës dëshmon se problemi nuk ka qenë te emri i Haxhiut, prandaj i ka akuzuar partitë tjera për bllokim të formimit të institucioneve.

Vetë Haxhiu ka thënë se e drejta për të propozuar emrin e kryekuvendarit i takon ekskluzivisht LVV-së, dhe se partitë tjera nuk kanë hise aty.

Por, Cakolli kujton se Kushtetuesja e ka ngritur çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në nivel kushtetues, rrjedhimisht nevojën për një marrëveshje politike.

“Në fund të ditës është pozitë politike, dhe për sa kohë që nuk është emërim, por është votim, nuk mund të pretendohet që vetëm pse e ka të drejtën LVV-ja, e ka të garantuar zgjedhjen e cilitdo prej kandidatëve”.

Ai beson se edhe një aktgjykim i vitit 2014 është pjesërisht fajtor për situatën e krijuar: “Në esencë është jodemokratik, sepse e kufizon propozimin vetëm te partia e parë”.

Objekti i Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.
Objekti i Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

A janë zgjedhjet zgjidhje?

Edhe Cakolli, sikurse shumë njohës tjerë të çështjeve politike, beson se kriza aktuale do të përfundojë me shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – si pasojë juridike që do të përcaktohej nga Kushtetuesja.

Ata aludojnë në këtë përgjigje të mundshme të gjykatës ndaj një kërkese tashmë të tërhequr të presidentes Vjosa Osmani, se cilat janë pasojat nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afateve të përcaktuara. Pavarësisht tërheqjes së lëndës, gjykata ka të drejtë ta trajtojë atë.

Njohës të çështjeve kushtetuese besojnë se mosrespektimi i afatit 30-ditor, i vendosur nga Kushtetuesja, do të përbënte shkelje të normave kushtetuese.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ambasada e Italisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se po i ndjekin nga afër zhvillimet në këtë drejtim, dhe u kanë bërë thirrje deputetëve të veprojnë me përgjegjësi për t’i respektuar afatet ligjore./REL

Etiketa: kosovekuvend

Lajme të lidhura

RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
AKTUALITET

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026
RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
Para

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

TË GJITHA

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026