• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

U arrestuan nga Serbia për lidhje me UÇK-në, lirohen dy vëllezërit nga Kosova

15:46 : 21/08/2025
në RAJONI

Shtetasit e Kosovës Bashkim dhe Xhemajl Emini janë liruar nga autoritetet serbe, bënë të ditur familjarët.

“Janë liruar, janë shëndosh e mirë. Kanë shkuar në Gjermani, në vend të vet”, tha për Radion Evropa e Lirë, Jusuf Emini, vëllai i të dy të liruarve.

Bashkimi është liruar tre ditë parë, ndërkaq Xhemajli një ditë më parë, shtoi Jusuf Emini. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë konfirmuar lirimin e vëllezërve Emini. Vëllezërit Emini u ndaluan nga autoritetet serbe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë më 14 gusht.

Pas ndalimit të tyre, Ministria për Punë të Brendshme e Serbisë se ata u ndaluan në pikën kufitare të Horgoshit. Serbia pretendoi se ata u ndaluan nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime lufte kundër popullatë civile.

Kjo ministri pretendoi se të dy dyshoheshin se më 1999 kishin rrëmbyer një serb me inicialet J.M në Rahovec, e kanë dërguar në një drejtim të panjohur dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të. Ndalimi i tyre ndodhi në kohën kur autoritetet serbe kanë shpeshtuar ndalimet e shqiptarëve të cilët i akuzojnë se kanë bashkëpunuar ose kanë qenë pjesë e UÇK-së. Por, ka edhe raste kur ndalohen persona edhe për arsye të ndryshme. Në korrik, autoritetet serbe e kanë arrestuar Lulzim Halilin, nën dyshimet se ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Organizata e veteranëve të UÇK-së, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Lexo edhe:

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Ndërkaq, në fillim të gushtit është ndaluar edhe Behar Preniqi në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Akuza ende nuk është bërë publike. Autoritetet e Kosovës i kanë konsideruar gjithmonë këto arrestime si arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare./ Rel

Etiketa: Kosovaserbiauck

Lajme të lidhura

BOTA

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025
RAJONI

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

21:11 : 21/10/2025
RAJONI

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

18:59 : 21/10/2025
BOTA

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
BOTA

Vendimi i BE-së për gazin rus trondit Beogradin: Serbia në vështirësi të thella energjetike

21:02 : 20/10/2025
Para

Fifi publikon k*rcënimet që po merr nga fansat e Eglit

TË GJITHA

Berisha: Afera e aeroportit të Vlorës shpërtheu pas takimit të Pacollit me Ramën

12:58 : 22/10/2025

Rrjet prostitucioni në Tiranë, në pranga shtetasi brazilian dhe një 24-vjeçare!

12:54 : 22/10/2025

Ndërtim pa leje brenda spitalit të Lushnjës, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim ish-drejtorin dhe 4 të tjerë

12:53 : 22/10/2025

Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

12:44 : 22/10/2025

VIDEO/ Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!

12:41 : 22/10/2025

Bllokimi i monopatinave/ Ja pse urdhëri i ministres Koçiu shkel Kodin Rrugor dhe s’duhet të zbatohet

12:37 : 22/10/2025

Ishte duke punuar, 59-vjeçari bie nga lartësia e një pallati në Tiranë

12:32 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com