Në zonën e Gjirit të Lalzit, situata e infrastrukturës elektrike është shqetësuese, me pamje si kjo në këtë video të dërguar në redaksinë e JOQ Albania ku shihet një transformator i zhveshur me kabllo të varura duke krijuar rrezik për qytetarët.
Kjo jo vetëm që përbën rrezik serioz për banorët dhe vizitorët, por është edhe një tregues i mungesës së mirëmbajtjes dhe kujdesit për sigurinë publike në këtë zonë turistike nga OSHEE. Në kulmin e sezonit veror, kur fluksi i pushuesve rritet, prania e kësaj kabine pa siguri mund të shkaktojë pasoja të rënda.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga OSHEE për të rregulluar këtë problem dhe për të garantuar siguri. Ata shprehen të shqetësuar se kabllot e ekspozuara mund të shkaktojnë tragjedi, sidomos për fëmijët që luajnë pranë kësaj zone./ JOQ