• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
në RAJONI

Mungesa e pagave për muajin korrik ka futur në krizë ekonomike mbi 700 familje të punonjësve të Radio Televizionit të Kosovës, ndërsa bllokimi i Kuvendit ka pamundësuar ekzekutimin e buxhetit për paga, duke nxitur paralajmërime për protesta të pandërprera.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) po përballet me një krizë të rëndë financiare, që ka lënë mbi 700 punëtorë pa paga për më shumë se dy javë.

Situata ka shkaktuar reagime të ashpra nga punonjësit, sindikatat dhe një pjesë e spektrit politik, ndërsa zgjidhja ende nuk është në horizont.

Mungesa e pagave për muajin korrik ka nxitur punonjësit e RTK-së të paralajmërojnë një protestë paqësore më 18 gusht 2025, nga ora 09:30 deri në 10:30, para objektit të institucionit në rrugën “Xhemail Prishtina” në Prishtinë.

Organizatorët kanë theksuar se protesta nuk do të ndikojë në rendin publik dhe se kërkesa e tyre është e qartë: ekzekutimi i menjëhershëm i pagave.

Lexo edhe:

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

Protestës i është bashkuar edhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), e cila ka paralajmëruar mobilizim të përgjithshëm dhe vazhdim të aktiviteteve sindikale deri në përmbushjen e kërkesave. Sindikata ka rikujtuar se një protestë e ngjashme është mbajtur më 6 gusht dhe ka paralajmëruar se, nëse deri para datës së protestës pagat ekzekutohen, ajo do të anulohet.

“Kërkesa jonë është e vetme dhe e qartë: ekzekutimi i menjëhershëm i pagave, Ky angazhim dëshmon se veprimet tona kanë të vetmin qëllim, sigurimin e pagave, jo interesa personale” thekson sindikata.

Sindikata njoftojnë se në rast se pagat ekzekutohen para datës së protestës, ajo do të anulohet, dhe do të pasojë një njoftim zyrtar për këtë.

Redaktorja e RTK-së, Pranvera Munishi, ka akuzuar qeverinë për “akt të ftohtë çnjerëzie” ndaj punëtorëve, duke thënë se ligji duhet të shërbejë për mbrojtjen e jetës dhe funksionit institucional, e jo si mjet për të fshehur mungesën e vullnetit politik. Ajo ka kërkuar bashkim të gazetarëve dhe ka akuzuar pushtetin për arrogancë e shpërfillje.

Ndërkohë, SPERTK ka reaguar edhe ndaj deklaratave të zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se nuk ka rrugë ligjore për alokimin e mjeteve për pagat e RTK-së pa vendim të Komisionit Parlamentar për Buxhet të Kuvendit. Sindikata ka kujtuar se në raste të ngjashme në të kaluarën është gjetur zgjidhje dhe se dëmi nga mos pagesa është shumëfish më i madh se çdo pengesë procedurale.

Kryeziu ka këmbëngulur se RTK është institucion që i raporton Kuvendit dhe se vetëm ky organ mund të miratojë transferimin e mjeteve.

Sipas tij, vonesa vjen për shkak se partitë opozitare nuk kanë votuar për konstituimin e Kuvendit, ndërsa çdo zgjidhje jashtë këtij procesi do të ishte joligjore.

“RTK është institucion i themeluar nga Kuvendi, i raporton atij dhe Kuvendi është përgjegjës për sigurimin e financimit adekuat. Kuvend nuk kemi sepse partitë opozitare nuk kanë votuar deri më tash për konstituimin e tij. Për të transferuar në llogari bankare mjetet që janë të ndara për RTK-në, siç po bënë thirrje AGK, duhet vendim nga Komisioni Parlamentar për Buxhet i Kuvendit, siç parasheh Neni 11, paragrafi 11 i Ligjit për Ndarjet Buxhetore. Pa një vendim të këtij komisioni nuk është i mundur transferimi i mjeteve. Andaj është absurde që zgjidhja për situatën në RTK të kërkohet përmes rrugëve e mënyrave joligjore, e edhe më shumë absurde është që kjo mënyrë e të vepruarit t’i kërkohet qeverisë”.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundoqi, ka deklaruar se është arritur një modalitet i ligjshëm për ndihmë nga Qeveria deri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se kërkesa zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe po trajtohet me prioritet.

“Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit. Kërkesa jonë zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim që shumë shpejt ajo të realizohet, në mënyrë që ne të vazhdojmë normalisht punën tonë”, ka shkruar ai.

Situata ka marrë edhe përmasa politike. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë ish-Kabinetin Kurti, të cilin e akuzon se ka lënë pa paga punonjësit e RTK-së, ndërsa ka marrë paga për vetë ministrat.

Ajo e ka cilësuar këtë si mungesë të përgjegjësisë dhe krahasuar me qasjen e qeverisë së saj në vitin 2021, kur sipas saj u gjet një zgjidhje ligjore për të mos lënë punëtorët pa të ardhura.

Punëtorët e RTK-së duhet të paguhen, askush s’ka të drejtë të luajë me fatin e 700 familjeve. Nëntoka e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për gati pesë vjet në pushtet me kontroll absolut në pothuaj të gjitha institucionet, nuk ka gjetur asnjë shkelje, as për Avdullah Hotin, as për mua, sot po i bën thirrje Prokurorisë Speciale të merret me ne, kinse paskemi bërë shkelje në vitin 2021 kur nuk i kemi lënë punëtorët e RTK-së pa paga. Jo, nuk ka qenë shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021 ka qenë zgjidhje pragmatike brenda ligjit, sepse ne nuk kemi pasë fytyrë si ju me marrë paga për vete dhe me i dënu 700 punëtorë të Radio Televizionit Publik.”

Nga ana tjetër, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se po bëhet abuzim me pagat e gazetarëve të RTK-së. Sipas saj, qeveria po përdor buxhetin si mjet presioni politik, duke financuar projekte të dyshimta jashtë ligjit, ndërkohë që 700 familje mbeten pa të ardhura.

“Gjysma e gushtit ka kaluar, por 700 punëtorë të RTK-së dhe familjet e tyre ende nuk e kanë marrë pagën e korrikut. 700 familje që presin të mbulojnë faturat, ushqimin dhe nevojat e përditshme – të bllokuara nga vendime politike. Qeveria përdor buxhetin si mjet presioni politik, duke ndarë miliona për projekte të dyshimta jashtë Ligjit për Buxhet. Ky është sulm i hapur ndaj lirisë së medias dhe tentativë për ta nënshtruar RTK-në politikisht. Ky abuzim duhet të marrë fund tani.”

Ndërkohë që palët akuzojnë njëra-tjetrën dhe përgjegjësia hidhet nga Kuvendi tek Qeveria, nga Qeveria tek opozita, punëtorët e RTK-së vazhdojnë të punojnë pa pagë.

Kriza e pagave në RTK nuk është thjesht një problem financiar i brendshëm, por një pasojë direkte e bllokimit institucional në vend. Me Kuvendin e Kosovës ende të pakonstituuar, nuk ka organ funksional që të miratojë vendimin për ekzekutimin e buxhetit të pagave të punonjësve. Ligji e bën të qartë se fondet për RTK-në duhet të kalojnë përmes vendimit të Komisionit Parlamentar për Buxhet, i cili aktualisht nuk ekziston si pasojë e mosfunksionimit të Kuvendit./MONITOR

Etiketa: kosovekrizëKuvendipagaPunonjësitRadio Televizioni i Kosovësrtk

Lajme të lidhura

RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ambasada gjermane: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve

11:03 : 12/08/2025
RAJONI

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

09:28 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
SHOW BIZ

E rrahën dasmorët në dasmë/ Shpat Kasapi publikon foton: Jam si molla!

21:48 : 11/08/2025
Para

Kategoria Superiore, publikohet kalendari për 2 javët e para të kampionatit

TË GJITHA

Zëdhënësi i Kremlinit: Bisedimet mes Putin dhe Trump mund të zgjasin të paktën 7 orë

18:14 : 15/08/2025

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

18:08 : 15/08/2025

“Ai ishte më i miri sezonin e kaluar”, Casemiro bën zgjedhjen befasuese për Topin e Artë

18:04 : 15/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm

17:48 : 15/08/2025

Video/ Shpërthim i fortë në Manhattan, retë e zeza të tymit mbulojnë Nju Jorkun

17:36 : 15/08/2025

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë në Glloboqicë, ja arsyeja

17:29 : 15/08/2025

“Pika e vogël e Kumbaros, kompleksi gjigand i Gjiknurit”

17:27 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com