• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, KRYESORE

Nga Ilir Kalemaj

Presidenca Trump nuk ka dyshim që është një nga më të bujshmet jo vetëm për SHBA, por edhe në përgjithësi, dhe ky është një vlerësim që e ndajnë si mbështetësit edhe kritikët.

E para, si rrallëherë ndonjë administratë, po i qëndron fort linjave kryesore të fushatës elektorale, të premtimeve që shpesh harrohen nga ata që zgjidhen. Çështje të artikuluara përgjatë fushatës dhe që kanë qenë prioritete edhe të presidencës së parë Trump, të tilla si lufta ndaj emigracionit të paligjshëm, janë jetëzuar. Si shembull është miratuar Ligji Laken Riley, i cili synon forcimin e ligjeve mbi emigrantët ilegalë që kryejnë krime.

Gjithashtu është ashpërsuar lufta ndaj narkotikëve, ku plot tetë kartele të drogës janë cilësuar si grupe terroriste, apo stimuli i kryptove që kanë arritur të dyfishojnë vlerën në përgjithësi vetëm përgjatë 6 muajve të fundit. Njëjtë si reformat në ushtri, energji dhe shëndetësi janë komplet të linjëzuara me premtimet elektorale.

Nga ana tjetër, administrata e re ka vënë theksin te rritja ekonomike, duke raportuar disa suksese si rritja e punësimit, ku është raportuar një shtim neto i vendeve të reja të punës që nga janari 2025. Gjithashtu ka pasur një bum investimesh ku kompanitë dhe qeveritë e huaja kanë premtuar miliarda dollarë në investime në SHBA, dhe ku një rol qëndror këtu kanë luajtur tarifat, të cilat jo vetëm kanë rikthyer proteksionizmin amerikan, duke synuar korrektimin e deficiteve tregtare, por kanë ndryshuar rrënjësisht edhe politikat tregtare. Gjithashtu janë nënshkruar edhe marrëveshje tregtare me vende si Mbretëria e Bashkuar, Kina, Indonezia dhe së fundmi Bashkimi Evropian.

Lexo edhe:

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

Gjithashtu, politika e jashtme dhe sigurisë po bazohet fund e krye në doktrinën Amerika e Para, duke vendosur interesin amerikan si parësor, duke u kthyer fort në linjat realiste të politikës së jashtme dhe duke prapësuar ndërhyrjen amerikane në çështjet sovrane të shteteve të tjerë. Gjithashtu, duke u përpjekur të përmbyllin luftëra që kanë zgjatur me dekada si ajo mes Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, të parandalojnë përshkallëzim konfliktesh, veçanërisht ato me potencial bërthamor si ai Indi-Pakistan, të rreshtohen njëanshëm në luftime si ato Izrael-Iran apo operacioni ushtarak i Izraelit në Gaza, apo të kërkojnë armëpushim dhe zgjidhje të negociuar të konfliktit si ai Rusi-Ukrainë.

Në të gjitha këto raste, janë me qindra komentet, nga ato ushtarake deri te ato që fokusohen te analiza gjeopolitike që rreken të marrin qëndrime normative apo shpjeguese të rolit dhe ndikimit të pashembullt amerikan. Nuk do as mend, as kalem që në shumëçka presidenti Trump motivohet ndjeshëm nga ego personale dhe gjurmë që do të lërë në histori — nga pretendimet për t’u radhitur ndër presidentët më të mëdhenj amerikanë, i gdhendur mundësisht në malin Rushmore, deri te aspirata për Nobelin si paqebërësi kryesor i kohës së tij. Kjo e fundit edhe si një bast personal ndaj ish-presidentit Obama, që e mori qysh në mandatin e parë të tij — një vendim asokohe më shumë politik sesa meritor.

Natyrisht, sytë dhe veshët në këto momente në mbarë globin janë mbi përfundimet e samitit të parë Trump-Putin në Alaska të Shteteve të Bashkuara. Kjo vjen pas një fillimi të vështirë në bisedimet Trump-Zelenski që kulmuan me leksionin që mori lideri ukrainas nga Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë, por u pasua me uljen e toneve dhe me nënshkrimin e një marrëveshje për të siguruar miliarda dollarë pajisje ushtarake për Ukrainën, me BE-në që mbulon shpenzimet, kur kjo e fundit detyrohej njëkohësisht të blejë rreth 750 miliardë gaz të lëngshëm amerikan dhe rreth 600 miliardë dollarë investime në SHBA, ndërkohë që tarifa për mallrat evropiane u dakordësua në 15 përqind. Pra, një kapitullim në dukje i plotë i von der Leyen dhe një konfirmim i aftësive negociuese të Trump, natyrisht të përforcuara nga supremacia amerikane në shumëçka — nga shpenzimet ushtarake te lidershipi i padiskutueshëm në teknologji dhe inovacion.

Tashmë, presidenti Trump i duhet të përballet me atë që me sinqeritet të pazakontë e quajti sfida më e madhe: pra përballjen me Putin për të negociuar fundin e luftës në Ukrainë, pavarësisht premtimit të pambajtur elektoral që do ta zgjidhte për 24 orë. Megjithëse është kujdesur që ta nënvleftësojë rëndësinë e këtij takimi bilateral duke e quajtur më të rëndësishëm atë trilateral me pjesëmarrjen edhe të Zelenskit që pritet të pasojë — dhe ndoshta edhe me pjesëmarrjen e disa vendeve evropiane — përsëri pritshmëria, tensioni dhe rëndësia gjeostrategjike e këtij takimi të parë nuk mund kurrsesi të nënvleftësohen.

Ndërsa Trump ka marrë me vete sekretarët Rubio dhe Hegseth, si dhe negociatorin e tij për krizat — nga Rusi-Ukrainë në Lindjen e Mesme — zhvilluesin e pasurive të paluajtshme Witkoff, pra në dukje një delegacion i nivelit të lartë, por me pak apo aspak këshilltarë të nivelit të lartë si njohës të Rusisë, siç kanë qenë dikur sekretarja e shtetit Kondoleezza Rice apo ish-këshilltarja e vet Trump në mandatin e tij të parë Fiona Hill, krejt ndryshe vihet re nga përgatitja që i ka kushtuar Putin këtij samiti.

Delegacioni i tij përfshin këshilltarin politik Ushakov, ish-ambasador në Washington, njohës i thellë i SHBA-së dhe i gjeopolitikës, Ministrin e Jashtëm Lavrov, një mjeshtër i lojës së shahut gjeopolitik, ministrin e mbrojtjes Belusov, që ka mbi katër dekada në politikë dhe e njëjta gjë me ministrin e financave Siluanov. Apo edhe një nga pretendentët kryesorë për pasardhës të Lavrovit, Kiril Dmitriev, drejtorin e Fondit për Investime të Drejtpërdrejta që ka lindur në Kiev dhe është i shkolluar në Stanford dhe Harvard.

Nga ana tjetër, Putin ka lëshuar dy sinjale domethënëse në prag të takimit, duke u përpjekur të miklojë sedrën e mikpritësit të tij, ku përveçse ka lëvduar përpjekjet e sinqerta të SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit, ka hapur edhe idenë e rinovimit të marrëveshjes për kontrollin e armëve bërthamore që skadon vitin e ardhshëm me SHBA. Gjithashtu nga kampi amerikan vijnë sinjale që SHBA është e gatshme t’i afrojë akses në sigurimin e mineraleve të rralla Federatës Ruse në Alaskë (që dikur ka qenë e tyre para se të shitej te amerikanët për vetëm 7.2 milionë dollarë në 1867-ën), apo ato në territoret e pretenduara nga rusët në Donbas, në lindje të Ukrainës, krahas njohjes ndërkombëtare të Krimesë si territor rus, etj., por këto të fundit — pra çështjet territoriale — pritet të diskutohen më gjerësisht në samitin e ardhshëm.

Ajo që vlen të mbahet në vëmendje, është: a do të ketë një armëpushim të plotë apo vetëm ajror? A do të kemi samitin e ri trilateral së shpejti apo do të vonojë me javë?

A do të ketë ndalim të luftimeve në shkallë të gjerë apo akteve të sabotimit? Dhe a do të ketë zhgënjim apo konfirmim të aksit euro-atlantik? Nga ana tjetër, po aq e rëndësishme është të dihet: a do të ketë diskutime edhe për ndarjen e zonave të influencës në Arktik? A do të sjellë kjo një nervozizëm në rritje të Kinës (ku një përplasje e pazakontë në Detin e Kinës Jugore u vu re dhe dje)? A do të ketë diskutim për rajone të tjera të botës, si interesat amerikane në Venezuelë, apo çështjet e kontrollit dhe influencës në Siri dhe Libi, etj.? E fundit, por jo për nga rëndësia: si do të reagojnë tregjet ndaj rezultateve të ditës së sotme? Si do të ndikojë kjo në linjat e furnizimit dhe ndërlidhjes? Dhe a do të ketë hapësira të reja gjeoenergjetike që mund të jenë përcaktuese për konsumin, çmimet, kursin e këmbimit, etj.? Këto janë nuanca aspak periferike në marrëdhëniet bilaterale ruso-amerikane, por edhe përsa i përket konfigurimeve ekzistuese gjeopolitike dhe pritshmërive për të ardhmen, të cilat lipset të lexohen me kujdes, pasi mund të përcaktojnë trajektore të rëndësishme në të ardhmen e afërt.

Etiketa: ilir kalemajPutinsamittakimTrump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

10:15 : 23/07/2026
BOTA

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do godasë objektiva strategjikë në Teheran

17:19 : 22/07/2026
BOTA

Trump planifikon një valë të re tarifash për 60 vende

18:54 : 21/07/2026
BOTA

Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

18:10 : 21/07/2026
BOTA

Finalja Spanjë-Argjentinë/ Trump: Ja kush e fiton Botërorin

21:43 : 19/07/2026
BOTA

Trump kritikon skemat e Tuchel: Pse duhet të bënte Harry Kane rolin e mbrojtësit?!

21:00 : 18/07/2026
Para

Gjeneral Piro Ahmetaj: Besimplotë se në Alaska, Trump do të imponojë ndalimin e luftës në Ukrainë!

TË GJITHA

BE kërkon që partitë të mos i bëjnë presion KGJK-së për gjyqtarët serbë

20:40 : 23/07/2026

“Një shtet që trembet nga një vezë nuk është shtet”, mesazhi i protestuesit për qeverinë

20:31 : 23/07/2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

20:18 : 23/07/2026

Ish-deputetja e PS denoncon arrestimin e antropologes amerikane dhe artistes Elsa Paja: Po mbahen në Komisariatin Nr 3

20:12 : 23/07/2026

Qytetari i revoltuar: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, ai paguan 4 mln euro për një koncert

19:52 : 23/07/2026

Shqiptari injoron policin në Gjermani, shkakton aksident me kamionin me defekt

19:45 : 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

19:38 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom