• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Liria e Medias, mes arrogancës së mbi-Pushtetit dhe mjerimit të Opozitës”!

10:43 : 11/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Fundjavën që lamë, përveç temperaturave në rritje, Shqiptarët u përballën nga një llavë lajmesh dhe ulërimash mediatike, thua sikur: “në periferi të Tiranës kishin zbarkuar/desantuar trupat Ruse”!  

Për shkak të bindjeve, formimit dhe qasjes jo-populiste: “nuk do të doja të shprehja solidaritet bollshevik as me ish-qirambajtësit e godinave në fjalë, as me pronarët e rinj (ndërmarrja e prodhimit të armatimit); por as do i bashkohesha kujës së çdo derdimeni/e, duke pretenduar  pronësinë e të vërtetës shteruese”.

Gjithësesi në vijim po përpiqem të ndaj disa konsiderata të ftohta (strategjike), pra përtej arragancës dhe prapagandës që vjen nga fuqia e mbi-Pushtetit si dhe përtej mjerimit të opozites së përdhunuar në 11 maj:

Lexo edhe:

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

Plazhet bosh/ Rama pranon dështimin me turizmin: Do të marrim masa radikale!

Së pari, s’ka nevoj për të qënë i gjithëdituar, as për të lodhur Presidentin e pa-punë, as për protagonizmin e Spiropalit, as për strategun e revolucioneve të lule-Muleve, as për lajthitjet nga pleqëria të Pilinçëve dhe as për bejtet e Gjekmarkajve, pasi: “është e mirë-ditur në gjithë globin, përfshi në fisin Zulu që Media është jo vetën ndër 4 pushtetet, por edhe që liria e Saj përbën themelet e demokracisë Euroatlantike si USA dhe gjithë Europa”, çka për 35 vjet edhe Ne përpiqemi (në vënd numuro) ta bëjmë Shqipërinë, apo Jo ? 

Shqiptarët janë gjithashtu shumë koshient që ashtu si edhe pushtetet e tjera (përfshirë Kuvendin e Gazëve dhe Zengjineve), edhe liria e Medias në Shqiperi nuk vjen nga Marsi dhe as nga Finlanda, por është produkt i kësaj shoqërie sekserësh, që (jo në pak raste gjatë 35 vitesh), politikanët ose pronarët e vërtet të Medias, e kanë (sh) përdorur pushtetin e kamerave për interesat e oligarkisë si dhe për mbajtjen me çdo çmim të pushtetit. 

Sa për ta ilistruar, besoj jo rastësisht, pronarët e vilave mbi milion € në gjirin e Lalsit, rrethinat e Tiranës, rivierën e Bregut, etj në shumicën dërrmuese (pra me përjashtime të rralla), janë ose të politikaneve të regjur, si dhe automatikisht të pavdekshëm, ose të (ish/aktual) pushtetarëve të lartë, ose të sekserëve, përfshi përfaqësues me Zë të Medias rrotull apo në shërbim të tyre. Edhe këtë e dine fare mirë shqiptarët. 

Thënë edhe më qartë: “nëse për çfardo arsye, Pushteti dhe komuniteti i Medias nuk ka fyqi për mbrojtur të drejtat e Saj/Tyre, kurrësesi nuk mund të mbrojë qytetarët, interesat publike, kauzat e shoqërisë, vlerat dhe starndartet e demokracive perëndimore”.  

Për në rastin konkret apo çdo tjetër, nëse Media dhe komuniteti mediatik, pra gazetarët me integritet profesional, mbrojtjen e të drejtave të Saj/tyre ja besojnë Opozitës se vetë-diskretituar në 2021 (kur me zvarritje dhe buzagas ri-emëruan me vota të vjedhura mavro-Lulin); ose opozitës së përdhosur në betejën për bravat në 8 Janar 2022, apo dhe Opozites së përdhunuar në 11 Maj: “kjo do ishte jo vetëm kauz e humbur me turp, një dorëzim pa kushte, por edhe fundi qesharak i medias së lirë”! 

Për më keq akoma, e keq-shpërdoruar nga “bravambajtësit e opozitës vulëhumbur”, pra duke e krahasuar rastin në fjalë me: “mbylljen e televizionit Agon Channel; apo me datën e varjes së poetit të martirizuar Avzi Nela si dhe me kujën se “mos na var Xhebrail Rama” mbasi të mirajojë kodin e Ri penal”, etj brockulla delirante si këto…, “jo vetëm që nuk do të shërbente për ndonjë zgjidhje relevante, por do ta diskretitonte besueshmërinë dhe integritetin e medias në tërësi, si dhe  do ta bënte edhe qesharake në syte e publikut”. 

Së dyti, edhe pa u thelluar në fakte serioze si dhe me gjithë respektin për gazetarët profesionist, mund të shtoj se për rastin në fjalë: “nuk e gjej kurrësesi si sulm barbar mbi median dhe as vrasje e fjalës së lirë”.  Kjo jo për tu “berë avokat vullnetar”, por pasi (besoj jo i vetëm) se në epokën/gjeneratën diçitale, fuqia e medias nuk janë muret, bravat dhe as kolltuqet nëper studio. Thënë këtë, vrasja apo dhe prangosja e lirisë së medias është mision i pamundur edhe për Autokratet që vetë-zgjidhen nga demokracitë burokratike. 

Ndërsa duke u thelluar në prova zyrtare: “nuk e gjej as akt terrorist, as dalldisjen e radhes nga fuqia e mbipushtetit, por as arsye të kujës turpëruese të Opozites së/si Pilinçëve” pasi pronarët e medias në fjalë, jo vetëm që para 3 vjetësh (2022) u kishte përfunduar kontrata e qirasë, por edhe në tre shkallet e gjykatave (Administrative, Apelit dhe e Lartë) kishin humbur edhe masën e përkohshme të sigurisë për të vijuar aktivitetin në këto ndërtesa shtetërore. Nëse gazetarët, apo çdo  i/e punësuar nuk kanë dijeni, përgjegjësinë do duhet ta kërkojmë te punëdhënesi dhe jo te Policia apo strukturat e tjera shtetërore që vetëm kryejnë detyrën duke zbatuar vendimet e 3 Gjykatave dhe urdhrat e zinxhirit të Komandimit. 

Ndërsa, përtej devijimeve cinike nga faktet zyrtare, nuk mund të mos e them që akomodimim e “ndërmarrjes së prodhimit të armatimeve moderne”, e gjej  brenda legjitimitetit dhe përgjegjesisë që ka Shteti për ti ngritur një infrastrukturë dinjitoze edhe për parnerët strategjik (USA/NATO).

Për më tepër ashtu si kam përshëndetur marreveshjen me Kroacinë, Kosovën dhe RSh në fushën e mbrojtjes, rritjen 2 % të buxhetit, ndërtimim e bazës Ajrore të Kuçovës, etj edhe për këtë rast, kam dhe do të vijoj të mbështes modernizimin e fuqisë/aftësive ushtarake të FARSh për mbrojtjen integritetit dhe interesave kombëtare. 

Po ashtu, do ishte e padrejte mos të shpreh edhe revoltën për paragjykimet (nuk na thonë emrin e drejtuesi në terren, apo pse kush/epror i ka dërguar në këtë detyrë, etj broçkulla) por dhe të përsëris solidaritetin dhe mbështetjen për korrektesën shembullore në ushtrimin e detyrës së Policisë Shtetit, si dhe respektin për integritetin e spikatur të Drejtorit të Përgjitshëm, Drejtuesit Madhor z. Ilir Proda.    

Së treti, përsëris se arroganca e mbi-pushtetit si p.sh në Theth, duke i shkatërruar (mbasi ok/vjelur nga pushtetarët/sekserët lokal) si dhe share te pragu Kishës deri “për robt e shtëpisë Shaljanët”; rotacioni administrativ i pushtetit, çlirimi i shumë-duhur i hapësirave publike, por në pikun e turizmit (!!) etj janë jo vetëm fillimi i instalimit të regjimit të Udhëheqësit Suprem, por edhe prova e përdhosjes së Parlamentit,  balancave të pushtetit, opozitës, si dhe shtetit të korruptuar në çdo hallk.

Nga ana tjetër, përpjekjet delekuente të “Opozitës së borderosë së Kuvendit” për të devijuar nga përgjegjësitë e humbjes turpëruese të 11 Majit (e 4-ërta radhas) si dhe mashtrimet mëkatare për ri-nisjen e revolucionit alla “Luli-Muli-Pilinçi“, do skaliten si funerali poshtërues i PD-së, por në të njejtën kohë edhe si nje rrezik kombëtar për perspektivën Euroatlantike të Shqiptarëve. 

Më këtë rast përsëris neverinë, jo vetëm per listën e para pas/lackosur si dhe përdhunuar në 11 maj (me 42 deputet (sa ½ e kundërshtarit/83) pa përfshirë kryetarët e partive pa votues, por me shumë dengla dhe mëkate), si edhe ndaj një skalioni kamikazësh, që për të demostruar besnikërinë “deri në vdekje me Baba Saliun”, përpiqen të devijojnë të vërtetën JETIKE që ka e djathta/PD, pra: “para se të merreni me të drejtat e Medias, Pilinçit, apo të ILGPT-së, etj, duhet të clirojmë Partinë Demokratike nga një sekt pushtuesish të papërgjegjshëm, ish-zyrtar të korruptuar deri në mekat si dhe të paditur deri për mëshirë”!  

Në shtesë, përsëris domosdoshmërinë ulëritëse që ka e djathta/PD si dhe përkushtimin për të kontribuar në një proçes radikal (Jo aspirina dhe as retushime burokratike), të gjithanshëm dhe gjithpërfshirës transformimi të qasjes, leadershipit, strukturave, kohezionit mes demokrate/ëve si dhe besimit me qytetarët dhe parnerët strategjik, ShBA, NATO dhe BE. 

Etiketa: Edi RamaGjeneral Piro Ahmetajliria e mediasopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025
AKTUALITET

Plazhet bosh/ Rama pranon dështimin me turizmin: Do të marrim masa radikale!

13:06 : 10/08/2025
AKTUALITET

Rama paralajmëron “shkundje” tek IKMT-ja dhe policia bashkiake: Për burgun duhen prova dhe fakte!

11:16 : 10/08/2025
AKTUALITET

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

11:03 : 10/08/2025
AKTUALITET

Zaptimi i hapësirave publike/ Rama: Shteti ka përgjegjësi, por nuk mund të amnistohen shkelësit

10:15 : 10/08/2025
Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë
AKTUALITET

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025
Para

Arritje e qeverisë Rama! Shqipëria, vendi i dytë më i palumtur në Europë pas Ukrainës

TË GJITHA

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

16:49 : 11/08/2025

Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë

16:40 : 11/08/2025

Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

16:39 : 11/08/2025

Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni

16:34 : 11/08/2025

Burreli forcon mbrojtjen, kontratë 2-vjeçare për futbollistin nigerian

16:19 : 11/08/2025

“Nuk shitet shpirti”/ Banorët e Mirditës betohen në Bibël kundër ndërtimit të HEC-eve

16:17 : 11/08/2025

Vajza e Simon Toskës: Burgu i Fierit nuk i dha ndihmë babait, fshehja e të vërtetës po e vret sërish

16:14 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com