Një aksident i shumëfishtë është shënuar në autostradën Lushnje-Fier në kryqëzimin e “Pushimit të shoferit”.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar. Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka bllokuar kalimin e mjeteve në autostradë drejt Këmishtajt dhe Krutjes në mënyrë që të çlirohet autostrada nga radhët e krijuara.
Nuk dihen ende detaje të tjera nga aksidenti, apo nëse ka të plagosur.














