• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një intervistë për BIRN, ekonomisti Arben Malaj tha se aksioni më shumë mediatik sesa konkret i qeverisë shqiptare ndaj bizneseve të vogla të parregulluara do të ketë efekt të kundërt për ekonominë shqiptare.

Të dielën, Edi Rama postoi një video në profilin e tij në Facebook duke treguar një tarracë kafeneje që po çmontohej në trotuarin e një rruge në Tiranë. “Ecim, u shkroi kryeministri shqiptar 1.6 milionë ndjekësve të tij.

Që kur fitoi një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në detyrë në zgjedhjet e majit, Rama ka premtuar një fushatë kombëtare për të çliruar hapësirat publike nga tarracat e paautorizuara të kafeneve dhe restoranteve dhe shitësit ambulantë.

Kryeministri Rama e ka ligjin në anën e tij, por Arben Malaj, një ish-ministër i financave, tha se goditja rrezikon të ketë efekt të kundërt.

Biznesmenët e vegjël duhet të ndihmohen drejt ligjshmërisë, në vend që të penalizohen për përpjekjen për të fituar para, tha ai në një intervistë.

Lexo edhe:

Përgjimet e grupi të “Rrumit” për “të gjatin”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, s’mund të jetë Braçe

Kryebashkiaku i New York-ut viziton Shqipërinë, hotelin dhe transportin në vendin tonë e mbulon qeveria

“Puna e tyre si ambulant, si biznese kryesisht familjare, ka një kontribut të jashtëzakonshëm në uljen e papunësisë dhe varfërisë dhe në shkurtimin e barrës së taksave për taksapaguesit shqiptarë”, tha Malaj për BIRN.

“Prandaj, ndaj biznesit të vogël dhe familjar duhet të ketë një qasje të administratës fiskale dhe të çdo pjese të administratës publike, që të jetë në thelb lehtësuese dhe suportuese.”

“Kalimi imediat nga një situatë me probleme për hapësirat publike në një situatë me tolerance zero është e dëmshme për individët, por edhe për ekonominë.”

“Vrasin shpirtin e biznesit”

Rama, një artist që e shfrytëzoi mandatin e tij si kryetar bashkie i Tiranës në fillim të viteve 2000 për të zbukuruar kryeqytetin me pemë të reja dhe fasada me ngjyra të ndezura, është përpjekur ta justifikojë goditjen ndaj bizneseve që shkelin rregulloret, duke thënë se hapësirat publike po “çlirohen” për t’i hapur rrugë një “rilindjeje urbane”.

Në një video të postuar në Facebook më 1 gusht, ai u zotua t’i “kthejë këto hapësira në hapësira të bukura për komunitetin”, hap pas hapi.

Malaj, i cili ishte në qeveri në vitet 1997-1998 dhe përsëri midis viteve 2002 dhe 2005, ishte kritik për politikën dhe mënyrën se si po promovohet kjo.

I pyetur nëse një fushatë e tillë spastrimi mund të ndihmojë, ai u përgjigj: “E kundërta, ato vrasin shpirtin e biznesit. Ato dëmtojnë inisiativën private, ato kufizojnë mundësinë e barazisë për qytetarët e varfër.”

Një ekonomist 63-vjeçar, Malaj ka qenë dikur deputet dhe ministër në kabinetin e partisë aktuale në pushtet, Partisë Socialiste; Rama e emëroi atë në organin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në vitin 2016, por ai u shkarkua tre vite më vonë pasi kritikoi qeverinë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Duke qenë se nuk ka një strategji për reduktimin e varfërisë nëpërmjet biznesit të vogël, ambulant, familjar dhe në anë të rrugëve dhe hapësira potenciale që lehtësojnë sakrificat e tyre dhe duke eliminuar çdo barrierë administrative dhe sidomos sjelljen arrogante dhe penalizuese me aksione me goditje të përqendruar, pasojat individuale, familjare dhe buxhetore bashkë me thellimin e plagëve dhe sfidave sociale – qeveria “ vret” vetveten duke shtuar të varfrit dhe duke rritur varfërinë e tyre”, tha Malaj për BIRN.

Ai akuzoi median shqiptare se “tregon vetëm sukseset vetëpëlqyese të qeverisë, ndërsa ka shumë raste konkrete dhe zona ku mosveprimi i ligjit është selektiv dhe favorizues për disa dhe në vende lehtësisht të konstatueshme”.

Marrëzia e ndërtimeve

Edi Rama në sheshin “Skënderbej”.

Në intervistë, Malaj bëri gjithashtu një paralajmërim për rritjen e shpejtë të sektorit të ndërtimit, i përqendruar kryesisht në Tiranë dhe zonat bregdetare.

Çmimet e shumë apartamenteve në zonat e zhvilluara janë përtej mundësive të shqiptarëve të zakonshëm.

“Kërkesa, e ushqyer edhe nga paratë informale dhe kriminale, ka çuar në një rritje varfëruese të qirave dhe të çmimeve të shtëpive”, tha Malaj.

“Pra, Shqipëria është bërë më e shtrenjtë, por shqiptarët, përfshirë dhe klasën e mesme, po bëhen më të varfër në mundësitë dhe kushtet e strehimit nga kostoja e rritur e qirave dhe e çmimit të shtëpive, por edhe e pronave te patundshme për biznes. Fokusimi te ndërtimi si sektori kryesor i rritjes ekonomike do të rezultojë zhgënjyes dhe varfërues.”

Ai kritikoi gjithashtu përqendrimin e tepruar te turizmi si një “shkop magjik” për ekonominë shqiptare, veçanërisht synimin ndaj “turizmit elitar”.

Strategjia, tha Malaj, “buron sa nga padija e politikave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, aq edhe nga synimi qeverisë për fitore mediatike apo model zhvillimi i bazuar në reklamimin vezullues të një realiteti që nuk është i tillë.”

“Për shembull, ne kemi rritje deri në 14 milionë turistë, por kemi rritje deri zero apo negative të bujqësisë dhe blegtorisë”, tha ai për BIRN.

“Kjo nënkupton që të ardhurat nga turizmi siç vijnë, dalin jashtë nëpërmjet rritjes së importeve. Pra, nuk ka turizme të qëndrueshme dhe me efekte gjithëpërfshirëse pa një bujqësi dhe një blegtori vendase.”

/BIRN

Etiketa: aksioniArben MalajEdi Ramahapësirat publikekullaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përgjimet e grupi të “Rrumit” për “të gjatin”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, s’mund të jetë Braçe

13:24 : 07/10/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i New York-ut viziton Shqipërinë, hotelin dhe transportin në vendin tonë e mbulon qeveria

12:51 : 07/10/2025
AKTUALITET

Media gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami

10:18 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet rishikimin i sistemit të sigurisë së gjykatave

17:37 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

15:09 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

13:48 : 06/10/2025
Para

Jo vetëm afrime, Liverpool shet sulmuesin për 46 milionë paundë

TË GJITHA

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

13:44 : 07/10/2025

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025

Përgjimet e grupi të “Rrumit” për “të gjatin”, Berisha ironizon: E ka për Ramën, s’mund të jetë Braçe

13:24 : 07/10/2025

Rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin: Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja

13:19 : 07/10/2025

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

13:16 : 07/10/2025

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com