• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

12:42 : 06/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Raiffeisen Bank në Shqipëri pranon se është përfshirë në një spirale skandali, ku, të paktën, 20 kredi me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra, janë marrë në sportelet e saj me anën e dokumentave të falsifikuara.

Ky informacion, natyrisht, nuk është bërë publik nga një prej bankave kryesore në Shqipëri. Por, përfaqëesit e saj ligjorë i kanë deklaruar këto të dhëna në një proces civil që po zhvillohet së fundmi në gjykatën e Tiranës.

“Boldnews.al” ka siguruar një vendim të togave të zeza të kryeqytetit, në të cilin, një 33-vjeçar nga kryeqyteti ka paditur “Raiffeisen Bank”, pasi i është refuzuar informacioni mbi një kredi të rreme të marrë nga dikush tjetër në emrin e tij.

Lexo edhe:

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

“Viktima” e kredisë së rreme

Mesditën e 16 Korrikut 2025, shtetasi A. B., me banim në Tiranë, merr një telefonatë. “Jam punonjëse e bankës Raiffeisen. Ju njoftoj që duhet të kryeni pagesën e këstit të kredisë, pasi jeni me vonesë”.

I riu është ndjerë i habitur nga kjo telefonatë. Ai i ka sqaruar punonjëses se nuk ka marrë asnjëherë kredi, as tek Raiffeisen dhe as në ndonjë bankë tjetër. Në vijim, shtetasi A. B. i kërkuar bashkëbisedueses më shumë të dhëna mbi këtë kredi të pretenduar, pasi kuptoi se emri i tij mund të ishte përfshirë në një skemë mashtrimi.

Në foto: Vendimi i gjykatës së Tiranë, dt. 30 Korrik 2025

Pas kësaj telefonate, ai ka kontaktuar me shërbimin e klientit të bankës Raiffeisen, në të cilën ka kërkuar sqarime më të hollësishme.

“Nuk kam aplikuar asnjëherë për kredi në Raiffeisen Bank dhe as kam numër llogarie në këtë bankë. Kur nuk kam aplikuar për kredi dhe nuk kam numër llogarie në këtë bankë, si është e mundur të kem marr kredi, dhe si është e mundur që kredia të hidhet në një numër llogarie që unë nuk e kam?!. Me sa informacion që unë kam, hapja e llogarisë bankare mund të bëhet vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të bankës personalisht, një gjë të tillë unë nuk e kam bërë”.

Si një person i dëmtuar, 33-vjeçari ka kërkuar informacion zyrtar nga banka, për kredinë e marrë në emrin e tij, personat që kanë miratuar borxhin, nënshkrimet e kredimarrësit, e të dhëna të tjera.

Në foto: Selia e Raiffeisen Bank në Tiranë

Banka nuk i ka kthyer përgjigje dhe ai është drejtuar gjykatës së Tiranës, në të cilën kërkon detyrimin e bankës për t’i dhënë informacionin, si edhe dëmshpërblim monetar për shqetësimin e shkaktuar.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e tij, pasi përfaqësuesit ligjorë të bankës kanë deklaruar se materiali i kërkuar, si edhe dokumenta të personave të tjerë, tashmë i janë vënë në dispozicion Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës.

Sipas zyrtarëve të Bankës, “ndihemi viktima në këtë histori dhe kemi bërë kallëzim penal në Polici për të zbuluar autorët e mashtrimit”.

Deklarimet e përfaqësuesve të Raiffeisen Banka zbulojnë edhe skandalin, përmasat e të cilit deri më tani janë kufizuar në 20 raste mashtrimi.

Banka: Skemë mashtrimi

“Në të gjithë këtë histori, viktima e parë është banka”, kanë deklaruar përfaqësuesi ligjorë të Raiffeisen gjatë këtij procesi gjyqësor.

“Rreth 20 klientë kanë marrë kredi 9 milion lekë. Banka është e interesuara e parë për të vënë në dispozicion të prokurorisë dhe policisë për të vërtetuar këtë skemë mashtrimi. Çfarë interesi ka Banka të fshijë dokumentet?”, vijuan më tej përfaqësuesit ligjorë, në formë reagimi për pretendimin e 33-vjeçarit se mungesa e dhënies së informacionit mund të ishte një tentativë për të fshehur gjurmët e skandalit financiar.

Në një debat me palën paditëse në gjyqësor, përfaqësuesi e Bankës duket se nuk kanë qenë shumë të artikuluar, megjithëse detajet e prezantuara prej tyre pranojnë situatën problematike.

“Banka e pranon që është viktimë e kësaj skeme. Janë edhe me vidio personat që kanë kryer këtë vjedhje. Si konkluzion, banka nuk ka arsye t’i zhdukë provat dhe ia kemi vënë në dispozicion policisë. Banka, në të gjithë këtë situatë, mund ta besh që sot padi për shpërblim dëmi dhe do jua vëmë në dispozicion Gjykatës të gjithë provat. Nuk i zhduk dot. E pranojmë që llogaria juaj është çelur në emrin tuaj. Fotografia nuk ështe e juaja. Në bankë ka dështuar ID-ja e atij personi, por kartën e identitetin nuk e ka marrë në bankë ai. Dhe vërtetimin për sigurimet shoqërore nuk e ka marrë në bankë, pasi ai vërtetim mund të merret vetëm në E-albania”, citohet përfaqësuesi i “Raiffeisen Bank” në vendimin gjyqësor të datës 30 korrik 2025, të siguruar nga “Boldnews.al”.

Etiketa: bankedokumenta te rremekredimashtrimRaiffeisen Bankspirale skandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

10:32 : 28/09/2025
AKTUALITET

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

11:43 : 27/09/2025
AKTUALITET

Mashtruan klientët duke u marrë rreth 17.000 €, arrestohet administratori i një agjencie turistike/ EMRI

13:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe në telefonin tuaj

17:30 : 17/09/2025
AKTUALITET

Dhunë, mashtrim dhe aksidente, dhjetëra të arrestuar në orët e fundit në Tiranë

15:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mos e klikoni linkun! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim

11:02 : 17/09/2025
Para

Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

TË GJITHA

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025

IKMT prish barakat përgjatë Rrugës së Arbrit, banorët: Morëm borxh për t’i ndërtuar

13:50 : 06/10/2025

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

13:48 : 06/10/2025

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua nga një distancë 2-5 cm

13:22 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com