• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasësi rumun i Renato Hoxhajt u prezantua si kapiten anijesh, u arratis pas 6 orësh drejt Greqisë

19:35 : 04/08/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës për vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxha, atentat i regjistruar mëngjesin e 27 prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit bregdetar.

Si autor të vrasjes, autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin rumun Daniel Cornea, 53-vjeç, teksa është arrestuar vlonjati Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, i cili dyshohet se e ka ndihmuar vrasësin për të lëvizur ditën e atenatit.

Në muajin Prill u arrestua edhe 37-vjeçari Evis Mehmetaj, i cili ka patur në pronësi automjetin me të cilën kanë lëvizur ditën e vrasjes Kleanth Bylyku alias Armando Gega dhe rumuni Daniel Cornea.

Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se rumuni Daniel Cornea ka hyrë në territorin e Republiksë së Shqipërisë më datën 21 Prill, në orën 17:44, 6 ditë para vrasjes së Renato Hoxha. Ai ka qenë më këmbë dhe ka hyrë përmes pikës doganore të Qafë Botës, teksa pasi ka kaluar kufirin, ka marrë një taksi, duke i kërkuar shoferit që ta çonte në qytetin e Vlorës.

Drejtuesi i taksisë është marrë në pyetje nga grupi hetimor, i cili ka deklaruar se Daniel Cornea i ka folur greqisht dhe se i ka thënë se jetonte në Athinë. Po ashtu, rumuni i ka thënë taksistit se ishte i pamartuar dhe se punonte si kapitën anijesh.

Lexo edhe:

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Ndërkohë, gjatë rrugës taksisti nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe e ka çuar deri në Shijan-Sarandë, ku aty “killeri” rumun ka zbritur dhe ka marrë një taksi tjetër deri në Mavronat.

Ndërkohë, nga kqyrja e kamerave të sigurisë, ditën e ngjarjes, më 27 Prill, rreth orës 04:47 minuta, ka rezultuar se nga automjeti tip “Land Rover” ka zbritur autori i dyshuar nga dera e përparme e anës së majtë dhe pasi mbyll dyert me pult, fillon ecjen në këmbë në të gjithë lagjen.

Kamerat kanë konstatuar lëvizjen e tij nga lagjia “Hajro Çakërri” dhe me pas tek Prokuroria, Poliklinika e deri ku ai është futur në rrugicën ku ka kryer vrasjen e Renato Hoxhajt me 4 plumba në drejtim të tij.

Mësohet se pas kryerjes së atentatit, rumuni 53-vjeçar ka lëvizur në disa lagje në afërsi të vendit të ngjarjes dhe më pas ka shkuar te automjeti “Land Rover”, e cila ka qenë e parkuar në rrugën “Isa Boletini”.

Ai ka përshkruar me automjet disa rrugë të Vlorës, për të dalë më pas nga porti detar pranë universitetit, për të marrë drejtimin drejt fshatit Babicës dhe më pas drejt Sarandës, ku në orën 11:00 ka rezltuar në vendin e quajtur “Posta Ksamil”.

Ai ka parkuar automjetin tip “Land Rover”, ku prej andej ka nxjerrë një çantë me rroba dhe pas 50 minutash është shfaqur në doganën e Qafë Botës, ku ka kaluar kufirin sërish në këmbë në drejtim të territorit grek.

Viktima Renato Hoxhaj ka qenë komshi me Sokol Sinomatin, i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur të krimit në Vlorë. Raportohet se 58-vjeçari ka qenë edhe roje i banesës së Sinomatit në lagjen “Hajro Çakërri”.

Grupi hetimor ka dyshime se Renato Hoxha mund të jetë vrarë për hakmarrje, por edhe për t’i mbyllur gojën. Pasi ka dyshime që mund të ketë qenë person, që ka pasur dijeni për disa krime të ndodhura në Vlorë. Policia ka dyshime se Hoxhaj mund te ketë pasur rolin e informatorit dhe për këtë arsye është ekzekutuar. Një ndër ngjarjet që po hetohet si një lidhje e mundshme me vrasjen e Renato Hoxhës, është edhe ekzekutimi i Gëzim Sinomatajt me snajper, më 7 janar të vitit 2024.

Por përveç saj po verifikohet edhe atentati me eksploziv ndaj Bernard Sinomatajt, i ndodhur në Tiranë më 21 dhjetor të vitit 2024. Të dy këto ngjarje, duket se kanë ngritur dyshime të dyfishta për hetuesit në lidhje me rolin e Renato Hoxhës, qoftë si person që mund të ketë pasur informacione për ngjarjen e parë në Vlorë, qoftë nëse ka dhënë informacione për ngjarjen e dytë të Tiranë. Ky dyshim e kthen atë në objektiv të dy grupeve rivale, por pa përcaktuar me saktësi se cilit prej tyre.

Atentati ndaj Renato Hoxhës dyshohet se është porositur nga Dubai.

Etiketa: Armando GegaarratiatentatiDaniel CorneaKleanth Bylykurenato hoxharumunvlorevrasesivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025
Pamje nga vendngjarja
AKTUALITET

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

21:47 : 04/08/2025
AKTUALITET

Zbardhet EMRI, ky është burri që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës

21:45 : 04/08/2025
AKTUALITET

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, banorët në panik

14:45 : 04/08/2025
AKTUALITET

Renato Hoxha u qëllua me 4 plumba në kokë! Policia: U arrestua Armando Gega, në kërkim një rumun

11:04 : 04/08/2025
AKTUALITET

Dalin PAMJET/ I riu vrapon me armë në dorë pas atentatit në zonën e Freskut në Tiranë

19:04 : 03/08/2025
Para

Putin zhvendos 4 bombardues bërthamorë afër Europës, lëvizja shihet si përgjigje ndaj Trump

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

22:28 : 04/08/2025

Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin legjendar

22:26 : 04/08/2025

Netanyahu konfirmon pushtimin e plotë të Gazës: Do e çlirojmë nga terroristët

22:09 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com