• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkrimet kundër Edi Ramës, si i ‘surprizon’ kryeministri gazetarët e huaj: Alo jam…

16:32 : 01/08/2025
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Nuk ka rëndësia ora e vonë e natës, vendi se ku ndodhesh, apo media ku punon, nëse ti je një gazetar ndërkombëtar që ke shkruar për Shqipërinë apo ke ndermend të udhëtosh për aty, nuk është asfare çudi që në një moment të jetës tënde të shohësh në ekranin e celularit prefiksin 355 me numrin që mbaron me “272”.

Në anglisht dëgjohet një zë i panjohr që prezantohet më pas si kryeministri i Shqipërisë.

Kështu i ka ndodhur edhe gazetarit gjerman Stefan Willeke, që botoi së fundi për “ZEIT magazine”, një intervistë portret goxha pozitive për Edi Ramën.

Në majin e një viti më parë ai mendonte pak më ndryshe dhe publikoi një shkrim më kritik. Menjëherë më pas mori telefonatën e atij që edhe sot e etiketon me ironi si njeriun që e konsideron veten se “Shqipëria është Edi Rama, dhe Edi Rama është Shqipëria”. Personazhi i vizatuar kështu nga Stefan Willeke qëndoi për më shumë se 20 mminuta, në anën tjetër të telefonit, duke u ankuar “se si mundej që ai të kishte imagjinuar ta portretizonte në një mënyrë kaq të shtrembëruar! “Nuk po më fyen vetëm mua, po fyen edhe Shqipërinë”, i pati thënë Rama duke përdorur si gjithmonë përpos shkopit edhe karrotën dhe duke e ftuar në Shqipëri gazetarin.

Por, ky episod nuk është i vetmi. Thyerja e kodeve të raportit mes një pushtetari dhe një njeriu të mediave ka skandalizuar në mënyrë të vazhdueshme gazetat e huaja që nuk kanë lënë rast pa e fshikulluar për këtë praktikë Edi Ramën. Ato janë të shumta në rastet që Lapsi.al ka raportuar ndër vite, duke nisur që nga buja që bëri kryeministri ynë me reagimet që pati rreth një vit më parë ndaj një investigimi fshikullues për narco-shtetin shqiptar, të bëre emisioni Report i Rai 3. Nëse për publikun shqiptar Rama e telendiste këtë lloj gazetarie në kulisa ai punonte për të kontaktuar në zbutjen e gazetarëve. Sepse impakti qe i fortë.

Lexo edhe:

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

Emisioni “Report” përmendte një ministër të brendëshëm si Saimir Tahiri, që ndihmonte trafikantët të eksportonin drogën drejt brigjeve të tyre. Ai shkoi deri në Zvicër për të intervistuar, nga vendi ku strehohet politikisht Zagani, ish polici që u burgos se zbuloi lidhjet kriminale të ministrit të vet. Ai zhvarrosi nga pensioni ish gjeneralin që drejtonte Guardia di Financa, trupën që çertifikonte një Shqipëri të pastruar nga kanabisi, duke zbuluar se gjeneralit italian i bëheshin dhurata të majme nga trafikantët e narkotikëve të cilëve i shërbente si ndërmjetës, Engjëll Agaçi. Ai intervistoi prokurorin e Anti-Mafias në Napoli, Nikola Gratieri, që deklaroi se fuqia e mafies shqiptare buron nga streha që ka në një shtet të korruptuar, apo ish prokurorin Francesco Mandoi, që rrëfeu se si u tall me të kryeministri Rama, që e mori gjoja këshilltar por nuk e pyeti as një herë.

Kundër tyre duhej gjetur një mënyrë. Dhe ndërhyrja e kryeministrit shqiptar qe aq e fortë sa emisioni që ishte paralajmëruar për një javë më pas u shty. Shkak ndërhyrjet e forta nga Tirana. Gazeta La Repubblica njoftoi atë kohë se kjo lidhej me një ndërhyrje të kryeministrit shqiptar i cili kishte pasur një bisedë të gjatë telefonike me drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, i vendosur në televizionin italian nga partia e Giorgia Melonit. “Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai (corsini spjegim i Lapsi.al) duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruante e përditshmja italiane e 23 prillit 2024.

Të njëjtën furi pas celularit dëshmoi një trjetër gazetar, këtë radhë gjerman, në shtator 2024. Revista Der Spiegel (shiko poshte), që botoi një artikull të gjatë, ku i bënte një skaner narkoshtetit të drejtuar nga kryeministri që ‘blen’ mbështjetjen ndërkombëtare me para korrupsioni dhe krimi.

Por redaktori i saj Mathieu von Rohr tregoi se Edi Rama pati marrë në telefon gazetarët për tu bërë presion që të ndryshonin artikullin që “hidhte baltë mbi Shqipërinë”. Ai e tregoi këtë ngjarje edhe në rrjetin e tij “X”: “Lideri shqiptar Edi Rama një i dashur për BE-në, pavarësisht korrupsionit në shtëpi. Kur u përball me DER SPIEGEL, Edi Rama telefonoi vonë një natë dhe u përpoq të ndikojë në raportin tonë” shkroi ai.

Kolegun e vet e konfirmoi edhe një tjetër gazetar gjerman, Michael Martens, i gazetës së madhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. “Ky është një rast tipik i Edi Ramës, siç e kanë përjetuar shumë gazetarë: ai telefonon drejtpërdrejt gazetarët dhe përpiqet t’i mbytë nën një valë kërcënimesh. Nëse ai nuk mund t’ju blejë, ai të paktën dëshiron t’ju ofendojë”, deklaroi Martens.

Një histori të ngjashme, por me nota më qesharake, përjetoi gazetari grek Pavlos Papadopulos, në kulmin e krizës mes Tiranës dhe Athinës, që pasoi arrestimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Papadopulos botoi një artikull në Kathimerini ku e akuzonte kryeministrin shqiptar se i ka gënjyer autoritetet greke duke u premtuar në prapaskenë se do ta zgjidhte [ështjen e Belerit.

Ai e aludonte se pas arrestimit qëndronte Rama që donte të kontrollonte pasurite e paluajtshme të rivierës shqiptare. Katër ditë pas botimit të këtij shkrimi gazetari grek mori një mesazh, nga dikush që i thoshte se qe kryeministri i Shqipërisë. Ai nuk e besoi, e mori për shaka dhe aq e pamundur iu duk kjo sa kërkoi të flisin në Facetimes për të njohur origjinalin. Në mesazhin që Rama i pati nisur tek numri i gjetur nga një mik thuhej:

“Unë quhem Edi Rama dhe më dha numrin tuaj nga një mik grek, pasi lexova se jeni kujdesur të shkruani për mua në prestigjozen Ekathemirini!

Mendova se nuk ishte një ide e keqe të komunikoja drejtpërdrejt me ty dhe shpresoj të mos e kem gabim, pasi shpresoj që të mos kesh problem krenarie të përballesh me “faktet” që ekspozove për të më sharë në publik pa u kujdesur të pyesësh për mua”.

Poroblemi i gjetjes së numrave të këtyre gazetarëve që kontakton kryeministri është një xhalo më vete. Reporteri i skandalozes gjermane Bild, Peter Tiede, që u bë i njohur në Shqipëri pasi botoi audiopërgjimet e vjedhjes së votave në Durrës dhe Dibër, ka folur për një procedurë skandaloze të rrëmbimit të kontakteve. “Sipas raportimeve, Edi Rama së fundmi kërkoi nga një ekip televiziv gjerman që t’i hiqte celularët e tij përpara një interviste. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës. Ajo që bie në sy: më pas njerëz të afërt të Ramës njihnin kontaktet e skuadrës”, ka thene ai.

Por, pak rëndësi ka nëse përdor metodat që thotë Teide apo e gjen numrin nga një “mik i përbashkët”, si në rastin e gazetarit grek, Edi Rama nuk rresht kurrë së komunikuari direkt me reporterët e huaj duke kombinuar në mënyrë perfekte metodat e shkopit dhe të karrotës. Ai bën atë që s’guxojnë as ta mendojnë liderët e vendeve demokratike. Pikërisht për këtë ka denoncuar në një intervistë në “A Show”, në Syri TV, korespondenti për Ballkanin, Michael Martens, i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Unë nuk di shumë raste në perëndim kur një kryetar qeverie të marrë në telefon personalisht gazetarët dhe tu thotë si ti redaktojnë historitë e tyre, mua personalisht nuk më ka ndodhur kurrë. E konsideroj një mungesë kontrolli të impulseve personale. Ne sigurisht zemërohemi dhe duam që të telefonojmë dikë dhe ti tregojmë arsyet përse jemi të zemëruar, por zakonisht nuk e bëjmë sepse nuk është diçka shumë profesionale, sidomos për një kryetar qeverie dhe kjo pikërisht tregon një mungesë kontrolli të impulseve”.

Ndoshta është më tepër se një [ështje impulsesh. Edi Rama e ka pasur maninë, që kishte kur qe kryebashkiak i Tiranës, që t’i shkruante personalisht reporterëve, gazetarëve, kameramanëve, kronikat e të cilëve nuk i pëlqenin. Por tani që në Shqipëri e bën rrallë e më rallë, ngaqë ka kapur gjithçka dhe nuk i trembet më shtypit, me sa duket këtë fenomen po e eksporton jashtë duke ngjallur herë habinë dhe herë tundimin e gazetarëve që jetojnë në një botë demokratike./ Lapsi.al

 

Etiketa: gazetaretgazetaret e huajmediatRamashkrime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

10:43 : 02/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
AKTUALITET

‘Lufta’ kundër lavazheve, Rama: Hiqeni vetë ose do t’i kthejmë në park lojërash

16:22 : 01/08/2025
AKTUALITET

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025
AKTUALITET

Leli Kaja i “Eco-Elb” sfidon Ramën, zapton hapësirën publike në Elbasan

09:10 : 01/08/2025
AKTUALITET

“Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”/ Akademiku Fuga: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

19:58 : 31/07/2025
Para

Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ SPAK: Obvjektiv ishte vëllai i tij Kelmendi, shpallen dy të pafajshëm

TË GJITHA

Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!

13:28 : 02/08/2025

Ukraina sulmon rajonet ruse, infrastruktura ushtarake dhe energjetike në shënjestër

13:11 : 02/08/2025

Arrestohet hajduti “serial” në Durrës, vidhte vila, hotele e biznese/ EMRI

13:10 : 02/08/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Eksperimente në hapësirë/ NASA dhe SpaceX transportojnë astronautët amerikanë, japonezë dhe rusë

13:04 : 02/08/2025

Vinicius i vendos kushte Realit: 25 milionë euro në sezon për rinovimin e kontratës

12:55 : 02/08/2025

“Ik se do të vdesësh”/ Fermeri nga Puka qëllohet me armë zjarri në afërsi të banesës

12:48 : 02/08/2025

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

12:40 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com