• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

10:10 : 01/08/2025
në RAJONI

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka thënë më 24 korrik se i ka ndarë në total rreth 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve për krimet e supozuara të luftës në Kosovë, në procesin gjyqësor që zhvillon Gjykata Speciale në Hagë.

Më konkretisht, Gjykata i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Kjo gjykatë – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Holandë.

Ajo financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Në dy vjetët e fundit ajo e ka pasur një buxhet prej rreth 100 milionë eurosh.

Lexo edhe:

Sherr mes policëve brenda komisariatit në Prishtinë, një i arrestuar

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit

Shpenzimet për ekipet mbrojtëse të të pandehurve i kryen kryesisht shteti i Kosovës.

Pavarësisht deklaratave të ministrisë, Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka thënë se e konsideron të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan” për tarifat ndaj ekipeve mbrojtëse në Hagë dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre.

Rasti kryesor në Hagë po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.

Në dhjetor të vitit 2024, ndaj Thaçit është ngritur edhe një aktakuzë e dytë për pengim të drejtësisë.

Selia e Gjykatës Speciale në Hagë.
Selia e Gjykatës Speciale në Hagë.

Për çfarë “çmimesh tavan” bëhet fjalë?

Sipas një udhëzimi administrativ të vitit 2024, Ministria e Drejtësisë i ka kategorizuar pagesat për avokatët mbrojtës me arsyetimin se “sistemi i pagesave duhet të kontribuojë në ruajtjen e një ekuilibri midis burimeve dhe mjeteve të të akuzuarit, në këtë rast shtetit të Kosovës”.

Sipas këtij kategorizimi, shteti i Kosovës ndan deri në 110.000 euro në muaj për një avokat në fazën e gjykimit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë në një intervistë për Radiotelevizionin Dukagjini, më 28 korrik, se në kategorinë e katërt – më të rëndën – bëjnë pjesë Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi.

“Ajo që kemi bërë është që, duke parë se kemi pasur disa raste për pengim të drejtësisë, e kemi bërë ndryshimin përmes udhëzimit administrativ që të mos jetë dikush me mbështetje financiare të njëjtë sikurse ata që përballen me këto akuza (krime lufte), sepse nuk është e njëjta”.

Sipas udhëzimit të ri administrativ, nëse dikush në Gjykatën Speciale gjykohet për vepra penale, të cilat nuk kanë të bëjnë me krimet për të cilat është themeluar ajo, përfshirë: pengimin e drejtësisë, shkeljen e urdhrave të gjykatës, apo shkeljeve tjera, atëherë shteti ofron deri në 5.000 euro në muaj për mbrojtjen.

“Kjo është bërë për ta dekurajuar këdo që ta dëmtojë këtë proces. Unë, personalisht, besoj që rastet e fundit më shumë i dëmtojnë ata, sesa që u ndihmojnë”, ka deklaruar Haxhiu.

Më 2023 është mbajtur një protestë në Prishtinë, si mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.
Më 2023 është mbajtur një protestë në Prishtinë, si mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.

A duhet të ketë kategorizime?

Amer Alija, hulumtues ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se duhet të ketë limite në shumën që ndan shteti për mbrojtje.

“Nuk mund të shpenzohen pa limit resurset shtetërore”, ka thënë shkurt ai.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka thënë se shteti i Kosovës nuk duhet fajësuar për shumën e pagesave që bën në rastet që lidhen me pengim të drejtësisë, por që duhet të sigurojë mbrojtje efektive dhe të mos i kursejë mjetet kur bëhet fjalë për rastet e krimeve të luftës.

“Qeveria do të duhej ta kishte një vizion shumë më të qartë dhe ta shihte mbrojtjen e të pandehurve si mbrojtje për vetë shtetin e Kosovës. Shteti do të duhej të analizonte, ta bënte një vlerësim se çfarë fiton Republika e Kosovës dhe sa është interesi i Republikës së Kosovës për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe mbrojtjen e katër të pandehurve kryesorë në Hagë”.

Sipas tij, procesi gjyqësor tani është në “periudhë kritike” për shkak të thirrjes së dëshmitarëve të profilit të lartë në Hagë dhe angazhimit të madh të mbrojtjes, prandaj mund të ketë shpenzime më të mëdha.

Në gusht të vitit të kaluar, Fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit”, u pati nisur letër krerëve të shtetit, duke iu kërkuar rritje të fondeve për nevojat e mbrojtjes juridike të ish-krerëve të UÇK-së, sepse në të kundërtën rrezikohej largimi i avokatëve kryesorë.

Por, sipas Miftarajt, “avokatët e kanë ditur qartë se sa do të jenë tarifat dhe sa do të zgjasë procesi”.

“Problemi është te fakti që të pandehurit në Hagë, përveç ndihmës shtetërore, e kanë pasur Fondacionin që i ka mbështetur financiarisht, dhe të pandehurit ndoshta kanë pritur mbështetje më të madhe nga qytetarët, dhe kur kjo s’ka qenë e mjaftueshme, kanë mbetur mbrapa me pagesa për avokatë”.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga mbrojtja, nëse pretendimet për largimet eventuale janë të vërteta. As Ministria e Drejtësisë nuk është përgjigjur në kërkesën e REL-it për më shumë hollësi rreth pagesave.

Gjykata Speciale është formuar jashtë shtetit, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare, për të garantuar proces gjyqësor të paanshëm. Droja nga mundësia e frikësimit të dëshmitarëve është një tjetër arsye pse gjykata e ka selinë në Holandë dhe jo në Kosovë.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta shpërbejnë atë më 2017, por pa sukses./REL

Etiketa: hagekosoveuck

Lajme të lidhura

RAJONI

Sherr mes policëve brenda komisariatit në Prishtinë, një i arrestuar

09:08 : 02/08/2025
RAJONI

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj Kurtit

15:28 : 01/08/2025
RAJONI

Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një fëmijë

10:46 : 01/08/2025
RAJONI

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Të dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahu, lirohen nga paraburgimi 5 policët

17:29 : 31/07/2025
RAJONI

Kriza politike në Kosovë: Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

14:50 : 31/07/2025
Para

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë, dy të plagosur

TË GJITHA

Zyrtare/ Roma firmos me mbrojtësin e Veronës, Kumbulla jashtë planeve

10:04 : 02/08/2025

Bien lehtë temperaturat, si parashikohet moti për këtë të shtunë

09:49 : 02/08/2025

Xabi Alonso nuk e konsideron titullar, tre ekipe në garë për lojtarin e Real-it

09:43 : 02/08/2025

EMRI/ Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

09:37 : 02/08/2025

“Nuk duam më turistë Instagrami”/ Fermerët në Alpet italiane vendosin hyrje me pagesë për në mal

09:28 : 02/08/2025

Zyrtare/ Iliria forcon mbrojtjen, Peposhi firmos me klubin nga Fushë-Kruja

09:13 : 02/08/2025

Sherr mes policëve brenda komisariatit në Prishtinë, një i arrestuar

09:08 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com