• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

17:22 : 29/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në mediat pranë qeverisë “rrodhi” sot një foto e kryeministrit Rama i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, dukej qartë se ishte duke udhëtuar në një avion të zakonshëm linje. Imazhi, i cili pretendohej se ishte kapur nga një bashkëudhëtare e atij fluturimi u shoqërua me tituj komentues: ‘Opozita insiston se kryeministri fluturon me charter, Rama fotografohet me familjen në ‘economy class’”.

Në fakt, fotoja në vetëvete ngjall disa dyshime. Duket sikur kryeministri që gjendet në ulëset e para të avionit është fiksuar në celularin e një pasagjereje që ndodhet tek dera e hyrjes. Mundësinë që fotografja anonime ta ketë fiksuar shefin e qeverisë janë dy. Ose kur ka qenë duke hyrë, pa nisur flutirimi, ose kur është çuar nga vendi, gjatë udhëtimit. Por nëse do ti besojmë variantit të parë, i bie që Rama dhe bashkëshortja të kenë vdekur për gjumë (sepse ne foto duken qartazi duke pushuar) dhe mezi të kenë pritur të mbyllin sytë sapo ka nisur fluturimi.

Në versionin e dytë i bie që fotografja amatore të jetë ngritur enkas, të jetë zhvendosur skiç për nga dera për të shkrepur celularin e pa vënë re dhe e lënë e pa shqetësuar nga badigardët që shoqërojnë çiftin kryeministror dhe gjenden gjithmonë pranë.

Pra, më shumë mundësi ka që fotoja të jetë ndonjë “mis en scene” e parapërgatitur, dërguar për “Jeta osh qef” nga ndonjë qytetar gjoja anonim.

Por problemi nuk qëndron këtu. Te ta marrim të mirqenë se Edi Ramës i paska rastisur një ditë që mos i hypë, ‘Airbus A319-100’, me emrin “Ismail”, dhuratë nga Erdogani, por të ketë marrë avion linje.

Lexo edhe:

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

A e mbyll ajo polemikën e hapur që prej fundit të vitit 2022? A i fashit ajo akuzat e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj që thoshte se një orë fluturim e shefit të qeverisë i kushton taksapaguesve jo më pak se 15 mijë euro? A e bën ajo të harrohet shifrën e mbi 22 milionë eurove të shpenzuara në ajër midis viteve 2013-2022?

Kur plasi polemika e udhtimeve të luksit, pasi dolën hakerimet e të dhënave të TIMS nga iranianët, të cilat tregonin edhe llojin e mjetit me të cilin kishte udhëtuar kryeministri, u faktua se ai kishte përdorur plot 137 herë avionin privat. Në vend që të jepte llogari dhe të bënte transparencë, Rama u fut në një spirale alibish që ranë njëra pas tjetrës. Fillimisht ai mohoi shifrat, pastaj tha se kishte një kontatë promoicionale, vijoji më tej duke thënë se ai shërbente si mascot për promovimin e Air Albanias. Fillimisht nga një sallë në Bulqizë, ku dhjetra militantë duartrokisnin çdo gjë që ai nxirrte nga goja, Rama nga i akuzuar e ktheu në sulm kundër Berishës: “Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare, apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”, tha atëhere ai.

Ai e vazhdoi për disa ditë këtë taktikë mbrojtëse duke shkruar edhe në rrjetet e veta sociale: “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!”.

Ai fillimisht tha se marrëveshja shërbente si model i promovimit dhe reklamimit të linjës ajrore me flamur shqiptar. Pastaj nxorri shifra qesharake për kostot e këtyre udhëtimeve (faksimilja poshte).

Natyrisht, kush ka dy pare mend nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra, askush nuk e besonte se ne paskemi një kryeministër super star që shërbeka si maskot i kompanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për t’i bërë promocion asaj.

Dhe që të gjitha këto rezultuan fake kur mediat arritën të sigurojnë kontratën e Drejtorisë së Shërbimeve qeveritare me Air Albanian. Aty nuk kishte asnjë nen reklamimi në këmbim të uljes së kostove.

Për të gjitha këto arsye 35 deputetë të opozitës kërkuan ne fillim te 2023-shit, ashtu sikurse ia kërkonte ligji, ngritjen e një komisioni hetmimor për shpenzimet e avionëve privatë të Edi Ramës. Por mazhoranca e rrefuzoi më kokfortësi atë duke provokuar edhe sherr e flakë në kuvend në mënyrë që mos bëhej për asnjë cast transparencë. Më në fund, ajo ndryshoi edhe ligjin për komisionet hetimore duke e varrosur të vërtetën e udhëtimeve të luksit të kryeministrit.

Prandaj fotoja e sotme, e cila sipas mediave pro qeveritare hedh poshtë propagandën e opozitës është një vrimë në ujë. Edhe nëse nuk është e inskenuar, ajo prap nuk ka asnjë vlerë pasi s’tregon asgjë më shumë se ndonjëherë edhe Ramës mund ti rastisë të udhëtojë si gjithë shqiptarët./ Lapsi.al

Etiketa: avionebotëchartermediaRamaudhetim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

18:48 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

18:34 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

Toni Gogu: I nderuar të ulem përkrah kolegëve që akuzohen nga SPAK për korrupsion madhor

14:43 : 29/09/2025
AKTUALITET

Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’

08:42 : 29/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Raporti i DASH ekspozoi pasojat ekonomike të korrupsionit në qeverisjen Rama

12:37 : 28/09/2025
Para

Komeditë e Rilindjes/ Policia thotë se kapi në flagrancë një TEC, i cili ka 3 vjet që del në çdo media

TË GJITHA

“Plumbi i Artë”/ Erjon Alibej rrëfen detajet e vrasjeve të Ramazanit dhe Runajt: U konsultova me Nuredinin

11:42 : 30/09/2025

Shqiptari gjendet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor në Bruksel

11:36 : 30/09/2025

Këta të Prindit 1 dhe Prindit 2 janë veç të tjerash qesharakë!

11:34 : 30/09/2025

Balla zbulon pse mazhoranca nuk pranoi kërkesën e PD për mocionin me debat

11:27 : 30/09/2025

Vidhte automjete për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari me precedent penal/ EMRI

11:17 : 30/09/2025

E rëndë në Kamëz, 38-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

11:11 : 30/09/2025

“Betimi i Nesti Angonit”, Berisha: Lubia pranoi de facto takimin e Arubas/ VIDEO

11:07 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com