• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025
në BOLD BLOG

Në debatin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 25 Korrik 2025, mbi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vitin 2025, Sekretari i Parë i Misionit të Shqipërisë në OKB, z. Erlis Hereni, theksoi përkushtimin e Shqipërisë për parandalimin e gjenocidit, krimeve të luftës dhe spastrimeve etnike, duke kërkuar veprime të menjëhershme për forcimin e mekanizmave ndërkombëtarë të llogaridhënies dhe përfshirjen e grave dhe vajzave në proceset e paqes dhe drejtësisë. Në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u diskutuan një mori temash, zuri vend edhe një nga çështjet më të nxehta sot në botë, për shkak të zgjerimit të gjeografisë së tensioneve, dhe luftrave të cilat përveç humbjes së jetës së njerëzve, kanë prodhuar genocid dhe spastrime etnike,

Duke diskutuar “Përgjegjësinë për të Mbrojtur” (R2P) dhe parandalimin e gjenocidit, krimeve të luftës, spastrimeve etnike dhe krimeve kundër njerëzimit, Sekretari i Parë i Misionit të Shqipërisë në OKB, z. Erlis Hereni, përcolli një mesazh të qartë për domosdoshmërinë e veprimit kolektiv për të mbrojtur popullsitë nga mizoritë më të rënda.

Pasi përshëndeti raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vitin 2025 mbi R2P, Hereni në emër të Shqipërisë nënvizoi nevojën për zbatim më efektiv dhe të qëndrueshëm të parimeve të mbrojtjes kolektive në mbarë botën. Më tej ai theksoi se, ndonëse janë bërë përparime përmes krijimit të mekanizmave hetues dhe gjyqësorë ndërkombëtarë, bota përballet ende me sfida të mëdha për sigurinë dhe zhvillimin global. Ai paralajmëroi për rreziqet që paraqet përdorimi i gabuar apo dashakeq i teknologjisë digjitale, përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimi, të cilët në mos ndihmojnë, krijojnë terren të favorshëm për shkaktimen krime të rënda kundër njerëzimit.

Shqipëria bëri thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse, që angazhon jo vetëm shtetet, por edhe shoqërinë civile, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aktorët humanitarë, liderët fetarë dhe median, për të ndërtuar sisteme të hershme paralajmërimi dhe kundër – përgjigjeje. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i ndërhyrjes ishte edhe shqetësimi për glorifikimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit, si dhe për shtrembërimin e historisë nga disa qeveri apo aktorë të tjerë. Shqipëria kërkoi forcimin e mbështetjes për viktimat, veçanërisht për gratë dhe vajzat, përmes programeve të fuqishme të mbrojtjes dhe rehabilitimit. Z. Hereni theksoi gjithashtu se përfshirja domethënëse e grave dhe vajzave në hartimin dhe zbatimin e strategjive të mbrojtjes së civilëve dhe parandalimit të mizorive është thelbësor për paqe dhe drejtësi afatgjatë.

“Bashkë mund të përkthejmë angazhimet tona në veprime konkrete për një botë më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe paqësore,” përfundoi Sekretari i Parë Hereni.

Lexo edhe:

Nga kaosi, te plehrat e shtrenjtimi i çmimeve/ Shqipëria turistike në syrin e botës

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

Etiketa: Erlis HereniOKBShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga kaosi, te plehrat e shtrenjtimi i çmimeve/ Shqipëria turistike në syrin e botës

11:16 : 27/07/2025
AKTUALITET

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025
AKTUALITET

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025
BOTA

OKB: Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, furnizimet ajrore janë të pamjaftueshme

13:06 : 26/07/2025
AKTUALITET

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

22:08 : 25/07/2025
BOTA

OKB: Një e treta e banorëve të Gazës nuk hanë për ditë të tëra

18:57 : 25/07/2025
Para

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

TË GJITHA

“Nxënës me 10-ta, punon për shpenzimet e maturës”/ Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

18:32 : 27/07/2025

Efektivi rrahu kamarierin në Vlorë/ “Shqipëria Bëhet”: Nevojitet një reformim i thellë në Polici!

18:17 : 27/07/2025

Skënderbeu “fërkon duart”, sulmuesi kërkohet nga klubi legjendar që surprizoi në Botërorin e Klubeve

18:03 : 27/07/2025

Trump-Erdogan/ Miqësia që po testohet nga Izraeli dhe marrëveshja e F-35

17:54 : 27/07/2025

VIDEO/ Volumin e muzikës popullore në maksimum, gjobitet me 2 mln lekë një lokal në Dhërmi

17:43 : 27/07/2025

Mbytet një 42-vjeçare në plazhin e Qerretit në Kavajë

17:31 : 27/07/2025

Delvinë/ Zjarri përparon drejt fshatit Kalasë, rrezikohen banesat

17:21 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com